E mbuluar në djersë dhe në tension/ Valbona Sako vihet në siklet gjatë raportimit para Ramës (Foto)

Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako, është mbuluar në djersë dhe ka qenë shumë në siklet ndërsa po raportonte dëmet e shkaktuar nga tërmeti në qytetin bregdetar.

Mesa duket prania e Ramës në mbledhje ka bërë që kryetarja e emëruar e Durrësit, të kishte shumë emocione përpara shefit të saj.

Ky moment i sikletshëm nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga Rama i cili ka ndërhyrë duke shtuar: Ta bëjmë më të thjeshtë e të mos humbasim kohë.

LEXO EDHE  Listat e mbyllura janë mungesë demokracie/ Kryemadhi flet për sistemin zgjedhor

Kujtojmë që Durrësi ishte dhe qyteti që pati më shumë dëme materiale dhe persona të lënduar ditën e djeshme, si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme.

Foto: