Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Mirald Metollarin, i cili vrau dy prindërit në banesën e tyre në Bathore rreth dy vite më parë.
Apeli ndryshoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Metollarin nga burgim i përjetshëm në 35 vite burg.
Ngjarja ndodhi më 24 korrik 2017 në Bathore pas një konflikti të çastit mes prindërve dhe djalit.
Shkak për konfliktin u bë ndërtimi i një muri rrethues pasi familja Metallari po përgatitej për një gëzim familjar pasi njëra prej vajzave do të martohej pas dy javësh.
22-vjeçari Metallari kishte pak muaj që ishte kthyer nga emigracioni. I riu u kap nga shërbimet e policë gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital, e cila humbi jetën disa ditë më pas.