‘Top Story’ gjatë mbrëmjes së djeshme ka publikuar një tjetër listë emërore me të ‘ashtuquajturit’ të emëeruarit pa kriter në postet diplomatike gjatë drejtimit të Ditmir Bushatit. Një ndër emrat e publikuar ishte edhe ish-sekretarja e ministrit, Orjona Mullisi. Kjo e fundit ka reaguar menjëeherë pas pulbikimit të Top Story-t duke përgënjeshtruar historinë ‘e stisur’ sic e quajti ajo dhe duke publikuar CV e saj përmes një statusi në Facebook.
Reagimi:
Nje sqarim per median Top Channel meqenese me ka cituar emrin.
Orjana Mullisi ka mbaruar studimet bachelor ne Fakultetin e Drejtesise me mesatare mbi 9 e me pas ka fituar nje burse te plote nga Bashkimi Evropian per te ndjekur studimet master ne drejtesi (studime Evropiane dhe Nderkombetare) ne universitetin KU Leuven ne Belgjike i cili renditet ne 50 universitetet me te mire ne bote.
Orjana Mullisi ka rezultuar e para ne provimin e Departamentit te Administrates Publike (per statusin e nepunesit civil) e ka punuar ne drejtorine e BE-se ne MEPJ per gati 2 vjet.
Orjana Mullisi eshte zgjedhur midis 5 nepunesve civile me te mire ne Shqiperi nga programi EU Scheme for Young Professionals, gjenerata e I (program i Komisionit Evropian ne bashkepunim me British Council)
Orjana Mullisi eshte postuar se bashku me koleget e te njejtit brez me te njejten grade sikurse ata pa asnje diferencim ne perputhje me profilin e saj ne Misionin e RSH ne BE (te tjere te rinj te te njejtit brez jane postuar sipas profileve ne ambasada e misione perkatese) pjese kjo e politikes per promovimin e te rinjve ne perputhje me legjislacionin perkates.
Orjana Mullisi ka nje sere trajnimesh te gjitha ne fushen e BE e eshte autore e dy botimeve shkencore madje se fundmi ka fituar nje burse te plote ne Universitetin e Gjeneves per studime te avancuara ne Qeverisjen Evropiane dhe Nderkombetare.
P.S. Vazhdimisht degjojme thirrjen per promovimin e te rinjve ne vendin tone por ne realitet perballemi me perbaltjen e perdhosjen e figures se tyre. E trishtueshme!’,shkruan Mullisi.
Sulmi ndaj ‘kastës’ së diplomatëve dhe posteve të emëruara nga administrata gjatë periudhës së Ditmir Bushatit, është një tjetër sulm mediatik nga bashkëpunimi mes Blushit dhe Vjollca Hoxhës, të cilët njihen tanimë për gjobat nga ekrani i Top Channel.