Marrëveshje PS-PD? Majko: Mos u shqetësoni, ne i marrim kostot

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko iu përgjigj nga foltorja e Kuvendit deputetët Ralf Gjoni, i cili foli për një marrëveshje të fshehtë Rama-Basha.

Gjoni artikuloi nga foltorja e Kuvendit se Rama-Basha “janë pranë një pazari, me fjalët që po qarkullojnë”.

Në përgjigje, Majko u shpreh: “Mos u shqetësoni nëse ka një marrëveshje jashtë kësaj salle, është një marrëveshje që na takon ne, ne i marrim kostot”.

Më tej, e vuri theksin te rëndësia e deputetëve të opozitës së re, duke theksuar se asnjë ligj nuk mund të kalohet pa votën e tyre.

LEXO EDHE  Ndërprerje të energjisë elektrikë në Tiranë dy ditët në vijim/ Zonat dhe oraret