• Kontakt
Sunday, June 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kujdes, jo vetëm fiskalizim/ Ja si do të gjurmohen pronat dhe pasuritë e biznesit

08:05 : 04/09/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Duke filluar nga viti i ardhshëm, tatimpaguesit që kanë prona të shumta ose i blejnë ato, por nuk i justifikojnë këto prona me të ardhurat zyrtare që kanë nga bizneset, do të jenë në radarin e institucioneve, pasi do të jenë të dyshuara për evazion. Prona të tilla si apartamente, toka, makina lukzoze, jahte, anije, vepra arti, aksione, kriptomonedha, etj do të mund të identifikohen përmes një Regjistri Qendror të Pasurive të Patundshme dhe atyre të Luajtshme, ashtu siç do të jetë lehtësisht i identifikueshëm dhe ndryshimi i pronësisë së tyre.

Nga 1 janari pritet të hyrë në fuqi ligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ashtuquajtur ligji i fiskalizimit. Projekti synon që, duke nisur nga data 1 Janar 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen tek Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa nga 1 Janari 2021, të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri – tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëhen në bazë të faturës elektronike. Sistemi është ndërtuar tashmë nga kompania kroate NEO, që fitoi një vit më parë tenderin prej 15 milionë eurosh i Sistemit të Menaxhimit dhe Kontrollit të Faturave.

Krahas sistemit të ri të faturimit, kushtet e tenderit parashikonin ndër të tjera dhe krijimin e një nën-sistemi, që do të mundësonte gjurmimin e pasurive të tatimpaguesve. “Qëllimi i këtij nënsistemi “Pasuria e tatimpaguesit” është të krijojë një sistem unik për monitorimin e pasurisë së tatimpaguesve, parandalimin e evazionit fiskal, rritjen e efikasitetit të mbledhjes së tatimit dhe automatizimin, përmirësimin dhe shumëllojshmërinë e procesit të mbledhjes së tatimit nga pasuria”, thuhej në dokumentet e tenderit.

Sipas kërkesave, rezulton se tatimorët do të arrijnë të marrin informacion real për pasuritë e tatimpaguesve, pasi ofertuesi duhet të krijojë “Katalogun e pasurisë të tatimpaguesit” si dhe një “Regjistër Qendror gjithëpërfshirës i Pasurive te Patundshme”. Në të do të përfshihet regjistrimi i ndërtesave dhe të tokës dhe pronarëve të tyre në Republikën e Shqipërisë. “Regjistri Qendror i Pasurive te Patundshme duhet të përcaktohet në mënyrë të tillë që një pjesë e të dhënave të pandryshuara të patundshmërive të përcaktohet si një njësi e veçantë që automatikisht do të lidhet me regjistrin e tokave me qëllim të marrjes së të dhënave të pasurive të paluajtshme”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Regjistri Qendror i Pasurive te Patundshme ndër të tjera duhet të sigurojë një model transaksional të shitësve dhe të blerësve të pronave, vlerës së pasurive të paluajtshme dhe burimit të fondeve të blerjes së pronës.

Lexo edhe:

Qytetarët marshojnë në “Myslym Shyri”: Rama, Sala, f*ck you

Ndriçim Kulla: Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet

SI DO TË FUNKSIONOJË REGJISTRI

Kërkesat themelore funksionale që ka siguruar sistemi janë si më poshtë:

o hartimi i Katalogëvë të pasurisë të tatimpaguesit.

o Hartimi dhe zbatimi i një Regjistri Qendror gjithëpërfshirës të Pasurive te Patundshme (RQPP) të Republikës së Shqipërisë.

o Regjistri Qendror i Pasurive të Patundshme duhet të përfshijë regjistrimin e ndërtesave dhe të tokës dhe pronarëve të tyre në Republikën e Shqipërisë.

o Regjistri Qendror i Pasurive te Patundshme duhet të përcaktohet në mënyrë të tillë që një pjesë e të dhënave të pandryshuara të patundshmërive të përcaktohet si një njësi e veçantë që automatikisht do të lidhet me regjistrin e tokave me qëllim të marrjes së të dhënave të pasurive të paluajtshme

o Regjistri Qendror i Pasurive te Patundshme duhet të mbështesë regjistrin e transaksioneve individuale për çdo ndryshim të pronësisë së paluajtshme

o Regjistri Qendror i Pasurive te Patundshme duhet të lejohet të marrë informata përkatëse të ndryshueshme për çdo pronë individuale me qëllim të krijimit të një baze të dhënash të kërkuar për tatim (statusi i pasurive të paluajtshme, përshkrimi i pronës, sa është prona e pajisur, etj.)

o Regjistri Qendror i Pasurive te Patundshme duhet të sigurojë një model transaksional të shitësve dhe të blerësve të pronave, vlerës së pasurive të paluajtshme dhe burimit të fondeve të blerjes së pronës

o Zhvillimi i një regjistri Qendror gjithëpërfshirës të Pasurive të Luajtshme (RQPL) të Republikës së Shqipërisë

o Regjistri Qendror i Pasurive të Luajtshme duhet të përfshijë të dhënat e automjeteve rrugore, avionëve, anijeve, pronave luksoze, veprat e artit dhe pronarëve të tyre në Republikën e Shqipërisë

o duhet të mbështesë regjistrin e transaksioneve individuale për çdo ndryshim të pronësisë së luajtshme

o Regjistri Qendror i Pasurive te Luajtshme duhet të lejohet të marrë informata përkatëse të ndryshueshme për çdo pronë individuale me qëllim të krijimit të një baze të dhënash të kërkuar
për tatim (statusi i pasurive të luajtshme, përshkrimi i pasurisë së luajtshme, etj.)

o Regjistër Qendror i Pasurive të Luajtshme duhet të sigurojë një regjistër transaksional për lëvizjet e shitësit dhe blerësit, vlerën e pasurisë së luajtshme dhe burimet e blerjes së pasurisë së luajtshme

o Do të zhvillohet dhe zbatohet një regjistër Qendror gjithëpërfshirës të pasurive të luajtshmetë Republikës së Shqipërisë

o Regjistër Qendror i Pasurive të Luajtshme duhet të përfshijë të dhënat e pronësisë intelektuale, pronës industriale (patentat, vulat tregtare, dizajnin industrial, origjinën gjeografike etj.). Të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me to dhe pronarët e tyre në Republikën e Shqipërisë

o Regjistër Qendror i Pasurive të Luajtshme duhet të mbështesë evidentimet e transaksioneve individuale për çdo ndryshim individual të pronësisë së luajtshme

o Regjistër Qendror i Pasurive të Luajtshme duhet të sigurojë një model transaksional të shitësit dhe blerësit për pasuritë e luajtshme, vlerën e pasurive të luajtshme dhe burimet e fondeve për
blerjen e pasurive të luajtshme

o Ofertuesi duhet që të zhvillojë dhe zbatojë regjistrin gjithëpërfshirës Qendror të pasurive financiare (RQPF) të Republikës së Shqipërisë

o Regjistri Qendror i Pasurive Financiare duhet të përfshijë të dhënat e aseteve financiare: aksionet e biznesit, letrat me vlerë, aksionet në fondet e investimeve dhe subjektet e tjera të ndërmarrjeve të përbashkëta, derivateve, kriptovalutat, etj.

o Regjistri Qendror i Pasurive Financiare duhet të mbështesë evidentimet e transaksioneve individuale për çdo ndryshim individual të pronësisë së pasurisë financiare

o Regjistri Qendror i Pasurive Financiare duhet të sigurojë një model transaksional të shitësit blerësve të pasurisë financiare, vlerën e aseteve financiare dhe burimet e fondeve për blerjen e pasurisë financiare

o Regjistri Qendror i Pasurive Financiare duhet të ofrojë, nëpërmjet shërbimit WEB, azhurnimin dhe validimin e të dhënave me institucionet përkatëse, përkatësisht regjistrat e tyre, të cilët janë përgjegjës për monitorimin e tregut të kapitalit

o Ofertuesi duhet të zhvillojë dhe zbatojë Regjistrin Qendror të Tatimeve të Vlerësuesve të certifikuar të Pasurisë (RQTVP) me atributet përkatëse me vlerësuesit

o Ofertuesi duhet të zhvillojë dhe zbatojë regjistrin Qendror të vlerësimit të pasurisë (RQTV)

o Ofertuesi duhet të zhvillojë dhe zbatojë algoritme për valorizimin automatik dhe vlerësimin e çmimit të shitjes së një aseti të caktuar bazuar në të dhënat nga RQTV. Algoritmet e vlerësimit automatik duhet të jenë specifike për secilin lloj të aseteve sipas atributeve të aseteve të përshkruara

o Nënsistemet që mbulojnë fushën e pasurisë së tatimpaguesve duhet të përcaktohen në mënyrë të tillë që organet shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe personat me autoritet publik të mund të marrin përsipër mundësinë e futjes së të dhënave kur lidhin kontratë për një pronë të caktuar

o Organet publike të Republikës se Shqipërisë dhe personat me autoritet publik duhet të aksesojne regjistrat bazuar në autentifikimin ne sistem duke perdorur certifikatën e tyre me nenshkrim elektronik.

o Të gjitha pasuritë e tatimpaguesve duhet të jenë në dispozicion për sa i përket qartësisë në kartën e tatimpaguesit (kartela RTP)

o Në rast të shikimit te pasurisë të një tatimpaguesi, është e nevojshme të jetë në gjendje të marrë një pasqyrë historike të aktiveve të tatimpaguesit. /Monitor/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët marshojnë në “Myslym Shyri”: Rama, Sala, f*ck you

22:14 : 28/06/2026
AKTUALITET

Ndriçim Kulla: Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet

22:11 : 28/06/2026
AKTUALITET

Sofistikohet krimi mjedisor në Shqipëri, ekspertët: Dosjet po zvarriten, asnjë i hetuar

22:03 : 28/06/2026
AKTUALITET

Goditi kokën pas rrëshqitjes në hotel, humb jetën një person në Jalë

21:48 : 28/06/2026
AKTUALITET

Përfundojnë fjalimet tek kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit

21:41 : 28/06/2026
AKTUALITET

Dy turistë polakë bien në një greminë në kanionin e Gjipesë

21:34 : 28/06/2026
Para

Nisin hetimet për Niko Peleshin, lejoi shitjen e Silicon Mix

TË GJITHA

Qytetarët marshojnë në “Myslym Shyri”: Rama, Sala, f*ck you

22:14 : 28/06/2026

Ndriçim Kulla: Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet

22:11 : 28/06/2026

Sofistikohet krimi mjedisor në Shqipëri, ekspertët: Dosjet po zvarriten, asnjë i hetuar

22:03 : 28/06/2026

Goditi kokën pas rrëshqitjes në hotel, humb jetën një person në Jalë

21:48 : 28/06/2026

Përfundojnë fjalimet tek kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit

21:41 : 28/06/2026

Dy turistë polakë bien në një greminë në kanionin e Gjipesë

21:34 : 28/06/2026

Kryebashkiakja shqiptare në Itali i bashkohet protestave në Tiranë

21:24 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabet