• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të gjithë faktet/ “Dekriminalizimi”, amendimi i ligjit nuk i shkëput lidhjet e Edi Ramës me kriminelët

21:20 : 03/09/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama po përgatit që të dorëzojë në Parlament disa amendime të ligjit “Për Dekriminalizimin”, të cilat, sipas kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili i parapriu iniciativës së kreut të Qeverisë, synojnë forcimin e mekanizmave për verifikimin paraprak të integritetit për kandidatët që do të zgjidhen apo emërohen në poste të larta.

Kjo lëvizje e Ramës vjen vetëm pak javë pasi ai u konsiderua përgjegjës për caktimin e Valdrin Pjetrit, një person me të shkuar kriminale në Itali, në detyrën e kryebashkiakut të Shkodrës, post të cilin e fitoi pa zgjedhje.

Valdrin Pjetri, në fakt është i përzgjedhuri i radhës i Kryeministrit Rama që rezulton me probleme penale.

Në vitet e fundit, një numër i konsiderueshëm deputetësh e zyrtarë të tjerë të lartë, pjesëtarë të Partisë Socialiste apo në aleancë me të në pushtet, janë larguar nga detyra për shkak të Dekriminalizimit, duke dëshmuar në këtë mënyrë se problem nuk është ligji.

Lexo edhe:

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

Ligji për Dekriminalizimin u miratua në vitin 2005, sipas një projekti të propozuar nga Partia Demokratike në opozitë dhe të mbështetur nga Ambasada Amerikane.

Partia Socialiste në pushtet u detyrua ta votonte projektin, pas tentativave të dështuara me aplikimin e procedurave të ndërlikuara për t’iu shmangur miratimit të një ligji unik në llojin e tij, por i nxitur nga prurjet e larta kriminale të maxhorancës në qeverisjen qendrore dhe lokale.

Ligji Për Dekriminalizimin ngarkonte Prokurorinë e Përgjithshme me rolin kryesor të zbatimit të tij.

Efektet e këtij ligji ishin të menjëhershme. I pari që u penalizua ishte kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Rroshi, i cili rezultonte i dënuar në Itali për “përdhunim në grup”.

Partia Demokratike në opozitë korri fitoren e parë dhe thelbësore, pasi e kishte ngritur kazusin e Dekriminalizimit pikërisht me Rroshin e disa të tjerë.

Pas Rroshit, për shkak të Dekriminalizimit, ikën me radhë deputetët socialistë Arben Ndoka, Armando Prenga, Vladimir Kosta.

Po ashtu, Edi Rama humbi edhe disa ligjvënësit aleatë, mes tyre Shkëlqim Selami, Dashamir Tahiri, Ylli Shehu.

Ky vrull vijoi deri në fund të vitit 2017, me largimin nga detyra të deputetëve aleatë të Ramës, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica.

Paralelisht me deputetët, në periudhën 2016-2017, u larguan nga detyra për shkak të Dekriminalizimit dhe që janë ndjekur penalisht për veprën penale të “fallsifikimit të formularëve”.

Sipas raporteve vjetore të dorëzuar në Parlament, në vitin 2016, i cili ishte i pari pas hyrjes në fuqi të ligjit, Prokuroria e Përgjithshme referoi në prokuroritë e rretheve mbi 160 zyrtarë për fallsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Një vit më pas, në 2017, rreth 80 zyrtarë të tjerë u ndoqën penalisht për shkak të Dekriminalizimit.

Më tej, gjithçka kaloi në bllokim total, pasi në krye të Prokurorisë së Përgjithshme u caktua, Arta Marku, e emëruar vetëm me votat e maxhorancës socialiste.

Përgjatë vitit 2018, Prokuroria e Përgjithshme nuk ka përcjellë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve asnjë kërkesë për ndërprerje mandati për të zgjedhur në nivel qendror apo vendor.

KQZ konfirmoi në një komunikim të mëhershëm me “Boldnews.al” se, për vitin 2018, nuk kishin marrë asnjë kërkesë nga Prokuroria e Përgjithshme për rezultate të verifikimeve në kuadër të Dekriminalizimit.

Edhe për vitin 2019, Prokuroria e Përgjithshme nuk ka njoftuar nisjen apo perfundimin e verifikimit për ndonjë zyrtar të lartë, në zbatim të atij ligji.

Të vetmet raste verifikimi të nisura nga Prokuroria e Përgjithshme për vitin 2019 janë ato të kryebashkiakëve të emëruar nga Edi Rama në Shkodër dhe Vorë, konkretisht Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku.

Edhe për këto raste, Prokuroria njoftoi nisjen e verifikimeve vetëm pas këmbënguljes së përditshme të Partisë Demokratike, e cila ka publikuar fakte konkrete mbi të shkuarën kriminale të Pjetrit dhe Kajmakut.

Ndaj, duket qartë që problematikat në lidhje me Dekriminalizimin nuk lidhen me ligjin, por me zbatimin e tij.

Edi Rama duket se vijon të ketë të njëjtën qasje refuzuese për ligjin e Dekriminalizimit, siç e kishte që në hartimin e tij.

Rama, në tentativë për të dëshmuar se personat problematikë kanë hyrë në poste të larta për shkak të boshllëqeve ligjore dhe jo për shkak të zgjedhjes së tij për t’u mbështetur tek personat me rekorde kriminale, pritet të sugjerojë që listat e kandidatëve për deputetë e kryebashkiakë të kalojnë fillimisht në filtrin e Dekriminalizimit e më tej të përfshihen në garë elektorale.

Kjo lëvizje, vetëm propagandistike dhe që nuk ka nevojë për amendime ligjore, është zbatuar prej kryesocialistit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Rreth dy muaj para atyre zgjedhjeve, Rama, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, dërgoi në Prokurorinë e Përgjithshme një listë me emra, të cilët ishin kandidatët e mundshëm për të qenë në listat zgjedhore për deputet të krahut të tij.

Prokuroria e Përgjithshme, në vijim të verifikimeve, konstatoi problematika me Dekriminalizimin të disa emrave në listën e dërguar prej Ramës.

Ky fakt, megjithëse pa emra konkretë, u njoftua nga media pranë qeverisë dhe Partisë Socialiste dhe Qeverisë.

Nuk është e qartë se sa prej emrave të dërguar nga Rama kishin probleme me Dekriminalizimin. Por, një pjesë e personave që e mendonin të sigurt kandidimin, e panë veten jashtë listës për deputetë, me argumentin se kishin dalë “negativ” nga verifikimi i Prokurorisë.

Disa prej “të përjashtuarve” nga lista, të cilët ishin të bindur se nuk kishin pasur asnjë problem me ligjin, e kuptuan vonë që lëvizja e Edi Ramës për të verifikuar paraprakisht listën e kandidatëve të mundshëm ishte vetëm një lojë e tij për t’i larguar ata nga gara për deputetë, me justifikimin se kishin rezultuar me probleme nga kontrolli i Prokurorisë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025
BOTA

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025
RAJONI

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025
AKTUALITET

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025
Para

Tayna shfaqet seksi në bikini

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com