Presidenti Ilir Meta i është shmangur një pyetjeje të drejtpërdrejtë në një intervistë të dhënë për mediat kosovare lidhur me vlerësimet që ka për Sali Berishën dhe Edi Ramën. Ndonëse kohë më parë deklaronte se dobësia e tij ishte doktori dhe jo piktori, sot Meta nuk ka preferuar të japë një përgjigje të prerë.
Në këto momente që po flasim cili do të kishte qenë më i mirë për politikën shqiptare doktori apo piktori?
“Nuk do të dëshiroja të bazohesha te individi, te karakteristikat e tyre.
Cili do të ishte më i nevojshëm për Shqipërinë ?
Për Shqipërinë do të ishte e nevojshme që të gjithë politikanët të vënë interesin e vendit mbi interesin e e axhendave të tyre afatshkurtëra dhe t’i shërbejnë stabilitetit të vëndit, dialogut politik, forcimit të institucioneve demokratike sidomos institucioneve të pavarura sepse Shqipëria po vuan një largim serioz të të rinjëve të gjeneratës më krijuese dhe më të domosdoshme për zhvillimin e vendit.Dhe kjo ndodh për shkak të kërij konflikti që ndodh në Shqipëri edhe pas 30 vjetësh, është një konflikt artificial dhe që është një këmbanë alarmi për të reflektuar të gjithë, urgjentisht.” – u shpreh Meta.