• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bashkia e Shkodrës, konstituimi i Këshillit Bashkiak dhe thirrja e PD drejtuar Ramës/ Çfarë pritet

14:05 : 18/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Prefekti i Shkodrës pritet të konstituojë të hënën Këshillin e ri Bashkiak të Shkodrës të dalë nga votimet e 30 qershorit. Në këtë mbledhje, sipas rendit të ditës, pritet që këshilltarët të bëjnë betimin dhe të marrin zyrtarisht detyrat.

Por jo vetëm kaq. Në mbledhjen e parë, pritet që një nga nënkryetarët të mandatohet si Kryebashkiak në detyrë, duke zëvendësuar Voltana Ademin, mandati i së cilës sipas socialistëve përfundon me 20 gusht.

Por ky skenar i socialistëve konsiderohet si anti-kushtetues nga opozita.

Situata në Shkodër është ndërlikuar edhe për vetë PS-në, pasi Valdrin Pjetri, kryebashkiaku i shpallur fitues nga votimet e 30 qershorit, deklaroi tërheqjen nga marrja e detyrës, pas publikimit të dokumenteve që provonin dënimin e tij nga drejtësia italiane. Pjetri po hetohet nga prokuroria, pasi në formularin e vetëdekriminalizimit nuk kishte deklaruar dënimin, që e ndalonte të kandidonte.

Ndërkohë, PD e Shkodrës i ka drejtuar një thirrje Rektorit të Universitetit“Luigj Gurakuqi”, “të ruajë strikt asnjanësinë institucionale dhe të mos e përziejë auditorin e dijes universitare në lojën e pisët të partisë socialiste”.

Lexo edhe:

Bushati: SPAK ka dalë jashtë kontrollit, është shkallmuar çdo gjë!

Ministrja franceze e Arsimit: “Adolescence” do të shfaqet në shkolla

“Përpjekja e 30 qershorit për të instaluar një pushtet monist është refuzuar në mënyrë plebishitare nga elektorati i Shkodrës. Çdo përpjekje për të injoruar me arrogancë mesazhin e shumicës së qytetarëve të Bashkisë Shkodër, përmes thirrjeve të paligjshme për mbledhjen e institucion- eve moniste të demaskuara tanimë botërisht, i konsiderojmë një provokim ndaj rendit normal të punëve në komunitetin tonë dhe përsëritje e veprimeve dhunuese, që kasta puniste e ushtarakëve të përdorur të Tiranës kërkon t’i rinovojë 30 vite pas përmbysjes së regjimit të etërve. I bëjmë thirrje Rektorit të Universitetit të Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, të ruajë strikt asnjanësinë institucionale dhe të mos e përziejë auditorin e dijes universitare në lojën e pisët të partisë socialiste“, thuhet në deklaratën e degës së PD-së.

Në vijim, demokratët theksojnë se “e njëjta thirrje i adresohet çdo drejtuesi tjetër rajonal ku shpura e të bojkotuarve do të kërkojë të fshihet për të kryer një akt të paaprovuar!”.

“Thirrja dhe akuza kryesore i drejtohet Edi Ramës: Larg duart nga Shkodra dhe mos e shndërro kryeqendrën e Gegnisë në një fushëbetejë të parë të përplasjes së reparteve tuaja paramilitare me qytetarët e lirë! Ju duhet t’i kërkoni falje dhe të tërhiqeni nga Shkodra në pritje të garës së ndershme dhe jo të vijoni aksionin uzurpues ndaj saj! Qytetarëve të Shkodrës i bëjmë thirrje që ditën e hënë të bashkohen me anëtarët e Këshillit Legjitim Bashkiak, deputetë dhe kryesinë për të protestuar paqësisht në mbrojtje të autonomisë vendore, të drejtave pluraliste dhe demokratike që shoqëria sh- kodrane ka promovuar në histori”, thuhet në deklaratën e degës së Partisë Demokratike të Shkodrës.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: SPAK ka dalë jashtë kontrollit, është shkallmuar çdo gjë!

21:15 : 09/06/2025
BOTA

Ministrja franceze e Arsimit: “Adolescence” do të shfaqet në shkolla

21:14 : 09/06/2025
SPORT

Kosova fiton miqësoren e radhës, shënohen 6 gola në ndeshjen me rivalët e panjohur

21:05 : 09/06/2025
RAJONI

Kosova përuron stacionin e ri policore në kufirin me Serbinë

21:00 : 09/06/2025
AKTUALITET

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para! Policia hesht

20:58 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Nuk e kam fëmijën me burrin tim”/ Historia e pazakontë, nëna e djalit 6-vjeç: Dua t’ia heq mbiemrin…

20:57 : 09/06/2025
Para

Adidas zbulon numrin e Coutinhos te Bayerni

TË GJITHA

Bushati: SPAK ka dalë jashtë kontrollit, është shkallmuar çdo gjë!

21:15 : 09/06/2025

Ministrja franceze e Arsimit: “Adolescence” do të shfaqet në shkolla

21:14 : 09/06/2025

Kosova fiton miqësoren e radhës, shënohen 6 gola në ndeshjen me rivalët e panjohur

21:05 : 09/06/2025

Kosova përuron stacionin e ri policore në kufirin me Serbinë

21:00 : 09/06/2025

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para! Policia hesht

20:58 : 09/06/2025

“Nuk e kam fëmijën me burrin tim”/ Historia e pazakontë, nëna e djalit 6-vjeç: Dua t’ia heq mbiemrin…

20:57 : 09/06/2025

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart! Më të bekuarit…

20:45 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com