Tragjedia në Tiranë/ Arrestohen drejtuesit teknik, në kërkim biznesmeni. Nën hetim Inspektoriati i Punës

Dy drejtuesit teknik të punimeve në firmat që kryenin punimet në pallatin në kryeqytet ku një ditë më parë u shemb skela duke sjellë vdekjen e 2 punëtorëve dhe plagosjen e 3 të tjerë, janë arrestuar. Në kërkim është shpallur pronari i firmës që kishte ngritur skelën. Ndërsa ka nisur procedimi penal edhe për punonjësit e Inspektoriatit të Punës Tiranë.

2 të arrestuar e 1 në kërkim – “Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën ‘Faik Konica’, në përfundim të veprimeve hetimore, të kryera nga ana e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë’, dhe konkretisht:

• Xhimi Tarushi 41 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve në firmën ‘Xhimi’, njëkohësisht dhe administrator i firmës.

• I.B. 44 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i sigurisë së punimeve në firmën ‘Skela ‘Syla’.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Petrit Syla, me detyrë administrator i firmës ‘Skela Syla’, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë'”, njoftoi Policia.

Ngjarja – “Në rrugën ‘Faik Konica’ në pallatin Nr. 2, firma ‘Xhimi’ me administrator e Drejtues Teknik punimesh, shtetasin Xhimi Tarushi, ka kryer punime në fasadën e jashtme të pallatit për veshjen me sistemin termoizolues (kapot). Po në këtë pallat, firma skela “Syla” me administrator shtetasin Petrit Syla dhe Drejtues Teknik të punimeve e montimit të skeles Inxhinierin I.B., ka montuar skelën metalike për punimet në fasadë. Si pasojë e punimeve në këtë pallat, rreth ores 15.00 është rrëzuar skela metalike, e për pasojë kanë humbur jetën shtetasit Ergys Brahimaj, 31 vjeç, punëtor ndërtimi në firmën ‘Xhim, si dhe shtetasi Orjan Kodra, 36 vjeç, punëtor i firmes ‘skela Syla’. Po nga rrëzimi i skelës janë plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën, shtetasit G.B punëtor ndërtimi i firmës ‘Xhimi’, E.L dhe A.M, punëtor i firmës ‘skela Syla'”, shtuan të njëjtat burime.

LEXO EDHE  Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme/ Analisti zbulon skenarin

Procedim penal për punonjësit e Inspektoriatit të Punës – Gjithashtu për këtë ngjarje filloi procedimi penal për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrsë’, për punonjësit e Inspektoriatit të Punës Tiranë, pasi punonjesit nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e masave të sigurisë në punë në pallatin ku ndodhi aksidenti dhe po vazhdon puna për dokumentimin ligjor për këta punonjës.

Si ndodhi tragjedia në Tiranë, kush janë kompanitë përgjegjëse dhe roli i bashkisë

Dy të vdekur dhe 3 të plagosur në Tiranë/ Pamjet dramatike nga shembja e skelës (VIDEO-FOTO)