GJYQI – “I kam bërë video, ai heq pantallonat dhe…”/ Ervisi: Masturbohesha para vajzave, por me raste

Foto ilustruese

Masturbimi para derës së banesës ku jetonin disa vajza, i ka kushtuar lirinë një 36-vjeçari në Tiranë. Ervisi, me një vendim të dhënë nga gjykata e Tiranës muajin e kaluar, është dënuar me dy vite burgim.

Çështja ndaj tij, nisi pas kallëzimit të dy vajzave, që e akuzonin 36-vjeçarin se i ndiqte dhe kryente veprime të turpshme.

Ngjarja

Në vendimin e zbardhur të gjykatës sqarohet se: Në datën 21 shkurt, rreth orës 20:20, Ela dhe Sara janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë për të depozituar kallëzim penal ndaj Ervist. Në këtë kallëzim ato shprehen se: Është bërë një problem për mua dhe shoqet e mia që jetojmë në një shtëpi po ashtu dhe për banorët e pallatit. Ky person ka kohë që na ndjek dhe po ashtu dhe na vjen dhe te pallati ku sa hyn lart te shkallët e shesh-pushimit të katit të shtatë aty ku kemi hyrjen, ai heq pantallonat dhe fillon të masturbohet. Për këtë i kemi bërë dhe video ku e kam filmuar nga syri i derës së apartamentit. Dua të them se sa herë që ne dalim nga shtëpia apo kthehemi për në shtëpi ai vjen dhe na ndjek nga pas. Nuk na thotë ndonjë gjë, por bën veprime të turpshme. Më herët nuk kemi bërë kallëzim pasi kemi menduar se do të marr vesh. Ditën e sotme ai na është vënë nga pas dhe më ka ndjekur deri në afërsi të hyrjes së pallatit, por nuk u ngjit lart pasi nuk ishim vetëm, por edhe me gocat e tjera. Kur jemi dy ose tre shoqe nuk ngjitet lart, por kur jemi vetëm ai ngjitet deri lart.

I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet, i pandehuri Ervis e pranon akuzën, por ai shprehet se nuk është e vërtetë që këto veprime i ka bërë në mënyrë të vazhdueshme, por me raste.

LEXO EDHE  Koha nuk pret, gati për betejën e re/ Mesazhi i fortë i Metës: Do përmbysim regjimin e oligarkëve

“Akuzat në ngarkim të pandehurit Ervis janë provuar si gjate hetimeve paraprake ashtu edhe në seancë gjyqësore”, thuhet në vendimin e gjykatës së Tiranës, të disponuar nga Boldnews.al.

Dënimi

Prokuroria kërkoi dënimin e të pandehurit me 4.5 vite burgim, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi lirimin e tij dhe vënien në shërbim prove.

Me vendim të datës 18 Korrik, Ervisi, i cili ishte pas hekurave që pas arrestimit më 21 shkurt të këtij viti, u dënua me 3 vite burg për veprën penale të “Ngacmimit seksual.” Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u reduktua në 2 vite burgim.

/Boldnews.al/

*Ela dhe Sara janë emra fiktivë të përdorur për të ruajtur anonimitetin e vajzave