Edi Paloka, nënkryetar i PD-së, ka paralajmëruar ato që i quan si banda e Edi Ramës se shumë shpejt do të përballen me ligjin nga i pari te i fundit.
Referuar marrjes së detyrave nga kryebashkiakët e Rilindjes, Paloka shkruan se me fytyra sado që i ngërdheshin me sforcim për të nxjerrë ndonjë buzëqeshje, nuk e fshehin dot as sikletin e as frikën.
“Janë të menderosur e në siklet jo se kanë sedër e personalitet, jo se morali i tyre nuk ju a lejon të grabisin çfarë nuk është e tyrja por sepse këtë po e bëjnë publikisht, në sy të të gjithëve”, shkruan Paloka.
Postimi i Edi Paloka
Te mjere dhe te neveritshem. Ne kaos total , me fytyra qe sado i ngerdheshnin me sforcim per te nxjerre ndonje buzeqeshje, nuk e fshihnin dot as sikletin e as friken per ate qe po benin.
Nje bande qe po betohej ne emer te Rames se do te grabisi dhe bashkine e Kamzes edhe pse jane koshiente se po shkelin dhe ligjet dhe Kushtetuten.
Jane te menderosur e ne siklet jo se kane seder e personalitet, jo se morali i tyre nuk ju a lejon te grabisin cfare nuk eshte e tyrja por sepse kete po e bejne publikisht, ne sy te te gjitheve.
Prandaj jane dhe te trembur se e dijne po kaq mire qe jo vetem nuk do te munden ti mbajne por dhe do te pergjigjen ligjerisht dhe pertej ligjit, shume shpejt, nga i pari deri tek i fundit; nga biba ne KQZ tek biba ne prefekture per keto qe po bejne. Ashtu sic po hyni, si grabites , ashtu dhe do dilni shume shpejte.
“Hapuni” sa te mundni tani, po mbi zjarr po “hapeni”