Inagurimi i Pallatit të Drejtësisë/ Meta: Nuk më ftuan

Presidenti Ilir Meta tha në “Tempora” se nuk ishte ftuar nga mazhoranca në ceremoninë e tre vjetorit të Reformës në Drejtësi kur edhe u inaugurua Pallati i Drejtësisë.

“Më vjen keq, unë nuk di të kem patur ndonjë ftesë. Dhe çfarë keni dëgjuar ju shqetësimet për reformën në drejtësi publikisht kohët e fundit, të cilat kanë ardhur pas ashpërsimit të krizës politike në vend, këto janë shumë pak nga sa kanë dëgjuar partnerët tanë në këto zyra kur vijnë e takohen me mua prej gati 2 vjetësh apo edhe më përpara që kam qenë në postin e Kryetarit të Kuvendit, në mënyrën më të hapur, më të ndershme, më transparente dhe më të dokumentuar”, tha Meta.

Gazetarja: Megjithatë, ajo që kjo reformë në drejtësi ka prodhuar, të paktën deri tani pa paragjykuar se cilët kanë qenë faktorët që e kanë çuar deri aty, është që ne kemi të krijuar një shtet mono-partiak, një shtet të kapur….

Presidenti Meta: ...Më fal, unë kam një pyetje për ju. Dje ishte 3-vjetori i reformës në drejtësi. Në cilin aktivitet ishte i ftuar Presidenti i Republikës?
Gazetarja: Nuk ishit i ftuar të përurimin e godinës së re të drejtësisë?
Presidenti Meta: Kryetari i Shtetit ku ishte i ftuar? Mirë si Kryetar Shtetit, po si ish-Kryetar Kuvendi?
Gazetarja: Nuk ju kanë ftuar?
Presidenti Meta: Po një meritë nuk e kam unë për këtë Kushtetutë që u bë me 140 vota?
Gazetarja: Nuk keni marrë asnjë ftesë?
Presidenti Meta: Nuk ka rëndësi kjo gjë. Mund të bëja dhe unë një aktivitet tjetër, por ç’të bëja unë, kur të bëja vetëm kritika….
Gazetarja: Pra, Presidenti i Republikës nuk është ftuar?
Presidenti Meta: Më vjen keq, unë nuk di të kem patur ndonjë ftesë. Dhe çfarë keni dëgjuar ju shqetësimet për reformën në drejtësi publikisht kohët e fundit, të cilat kanë ardhur pas ashpërsimit të krizës politike në vend, këto janë shumë pak nga sa kanë dëgjuar partnerët tanë në këto zyra kur vijnë e takohen me mua prej gati 2 vjetësh apo edhe më përpara që kam qenë në postin e Kryetarit të Kuvendit, në mënyrën më të hapur, më të ndershme, më transparente dhe më të dokumentuar.

LEXO EDHE  Çfarë po ndodh? Zjarr pranë karburantit, dëgjohen dy shpërthime të fuqishme

Duke u thënë që shiko se kjo reformë po ecën në drejtimin e gabuar, ia kam thënë që në fillim të tetorit Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerimin të Komisionit Europian, zotit Danielsson, i cili është njeri shumë serioz. Pasi më ka folur për sukseset e reformës, për rezultatet e vetting-ut, i kam thënë dakord, por keni parasysh problemet që kemi. Se problemet më duket se nuk i keni të qarta. Një, dy, tre, katër, pesë. Jemi pa Gjykatë Kushtetuese i kam thënë, krahasuar me këto që po ua them juve, atij i kam dhënë shumë më tepër informacion atij. Dhe unë jam President i Republikës dhe njerëzit më pyesin mua se kur do kemi Gjykatë Kushtetuese. Nuk di çfarë t’u them, nuk di çfarë të bëj dhe kjo do ta përshkallëzojë situatën, por nuk është gjë e mirë.

I kam thënë, të lutem sill një mision nga BE-ja të bëjë një vlerësim të gjithë zbatimit të reformës. Si është reforma dhe si është zbatuar dhe çfarë mund të korrigjojmë në mënyrë që kjo të jetë një gjë e suksesshme për Shqipërinë në radhë të parë, të jetë e suksesshme edhe për ju, sepse ju doni një sukses, të jetë e suksesshme për të gjithë partnerët tanë….
Gazetarja: Dhe cila ka qenë përgjigja e tij?
Presidenti Meta: Unë mund të flas për atë që i kam thënë unë. Nuk kam të drejtë të them se çfarë përgjigje kam marrë apo nuk kam marrë.