“Dosja e Thesarit”/ Ja emrat e zyrtarëve të lartë të implikuar në transaksione të paligjshme

Korrupsion dhe një seri aktesh te paligjshme zbulohen në degën e thesarit Tiranë. Në të janë implikuar zyrtarë deri në nivelet më të larta në hiearkinë e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Agjencinë Kombëtare tëShoqërisë së Informacionit. E përfshirë në transfertat miliona dollarëshe është dhe kompania Intech +,e ish ministrit  Ilir Beqja. Specialisti i Degës së Thesarit Tiranë, Elkjer Qema tregon se Drejtori i IT përmed urdhëra nga persona të tretë që mund të realizojë pagesën e transaksioneve financiare, duke shmangur cdo procedurë të ekzekutimit të pagesave në thesar. Ngjarja e rëndë për financat dhe buxhetin e shtetit, është zbuluar nga gazetari Basir Çollaku.  Ne metarialet që do të shfaqen ditë pas dite në shijak televizion eëhtë e dokumentuar e gjithë batërdia, me shkresa zyrtare e emaile konfidenciale mes drejtuesve dhe punonjesve të degës së thesarit.

Specialisti i Degës së Thesarit Tiranë, Elkjer Qema, është gjendur në një situatë delikate, të rëndë, sa profesionale aq edhe ligjore, në një ditë e konsideruar toerikisht si ditë e zakonshme e punës së tij.

Në vititn 2018, ai nisi  punën në degën e Thesarit në Has në pozicionin e specialistit të të ardhurave. Ristrukturimi e sjell në Tiranë, pas një konkurimi ku Departamenti Administratës Publike, me shkresë nr 7904/178 me datë 06 nëntor 2018, vendos transferimin dhe e angazhojnë në Degën e Thesarit në pozicionin e specialistit tek Sektori i Shpenzimeve Vendore, duke e asistuar në një periudhë të përkohshme deri në përshtatjen e duhur profesionale.  Qema kishte në tagrin e veprimeve të tij të punës në 27 institucione, të miratuara nga eprori në detyrë.  Duket se data 6 do të ishte një telash këtë herë. Me datë 6 shkurt 2019, përgjegjësja Entela Milo, konstaton një veprim dhe kërkon nga Elkjer Qema të mësojë nëse ai kishtë kaluar në Sistemin Informatik Financiar Qeveritar SIFQ, një faturë pagesë për AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit).

 Këtu mbase nis dhe novela Piratët e Thesarit?!

Këtu nis kallzimi i një akti korruptiv dhe të paligjshëm konstatuar në degën e thesarit Tiranë me impilikime të gjera deri nënivelet me të larta në hiearkinë e Ministrise se Financave dhe Ekonomise AKSHI si dhe kompania Intech +, një ngjarje të rëndë për financave dhe buxhetit te shtetit.

Pas dy javësh punë nën kqyrjen dhe konsulencën e personave të ngarkuar nga PDTH Tiranë znj.Entela Milo, në përfundim të fazës së konsulencës  i  komunikon  institucionet për të cilat Qema autorizohej të ekzekutonte transaksione financiare. Ishte një listë me 27 institucione publike.Në  këte listë spikasnin institucione si ARRSH (Autoriteti Rrugor Shqipëtar),MIE (Ministria Infrastrutrures dhe Energjise) apo DPUKT (Drejtoria e Përgjithshme Ujsjellës Kanalizime Tirane),institucione për nga kompleksiteti i natyrës së transaksioneve  ,shkaktonin telashe profesionale edhe për punonjësin më me eksperiencë në Thesar. Nëse jemi mësuar të dëgjojmë se çudia më e madhe tre ditë zgjat, këtu ndodh pas tre muajsh. Me datë 06.02.2019 Entela Milo përgjegjësja e degës së thesarit Tiranë, kerkon të informohej nëse Qema kishte regjistruar në sistemin informatik financiar qveritar, SIFQ ndonjë faturë për pagesë të AKSHI (Agjensia Kombëtare e Shoqerisë së Informacionit). Specialisti i bën të ditur se ai nuk kishte kryer asnjë veprim, duke marrë në konsideratë edhe faktin, se institucioni i përmendur, gëzonte statusin pilot dhe nuk ishte në listën e institucioneve në ngarkim.

LEXO EDHE  ‘Pse b*thgrisur jemi ne, mirë bëri që shpenzoi shumë’/ PS Official merr në mbrojtje ministren e Ramës

Duhet theksuar se : Specialisti i Sektorit të Shpenzimeve për institucionet Pilot vetëm verifikon saktësinë e  dokumentave kur  procedura sillet fizikisht në Degën e Thesarit dhe mbasi konfirmon saktësinë e praktikës nga pikpamja e ngarkimit në sistem dhe dokumentave justifikues bashkëlidhur ,e dërgon faturën fizikisht tek Përgjegjësi i Degës së Thesarit per ta miratuar përfundimisht në sistem.

Specialisti i Sektorit të Shpenzimeve nuk mund të regjistrojë në sistem fatura për institucionet pilot sepse sistemi nuk të lejon .Ky është fakt qe e pranojnë të gjithë ekspertet .

Çfarë ndodh?.

Pretendohet se AKSHI përmes drejtorit të IT, në drejtorinë e përgjithshme të Thesarit, ka keqpërdorur kredencialet e logimit në sistemin e Thesarit të shtetit të specialistit të ri Elkjer Qema, duke siguruar fonde në mënyrë të paligjshme. Eshtë tentuar të bëhet pagesa në shumën e përafërt një milionë dollarë me përfitues Infosoft system. Ky precedent është përsëritur disa ditë më vonë për një shumë simbolike 4 mijë lekë të reja për rastine Minsitrisë së Energjisë dhe Infrastruklturës. Aksesimi ndaj kredencialeve në logimin e sistemit të thesarit ka alarmuar një institucion të tërë duke përfshirë edhe Minisitrinë e Financave. Drejtori i IT përmed urdhëra nga persona të tretë qe mund të realizojë pagesën e transaksioneve financiare, duke shmangur cdo procedurë të ekzekutimit të pagesave në thesar.

Specialisti Qema pohon se eprorja e tij Milo, i bën të ditur që të tregohet i kujdesshëm sidomos kur kemi të bëjmë me atë person, duke pasur parasysh Ervin Muçon, drejtor i IT, në Drejtorinë e Përgjthshme të Thesarit, njëherësh punonjës i AKSHI.

E.Milo përmes një e-maili, drejtuar, specialistit Qema, Aurela Velo personi me përgjegjësinë më të lartë në sistemin e thesarit, top user, Elmira Feto drejtoresha e degës së thesarit Tiranë dhe Lavdërim Sahitaj, drejtor i përgjithshëm i thesarit në të cilin ajo thekson me përgjegjësi të plotë, se specialist Qema nuk e ka kryer këtë regjistrim në sistemin e thesarit (poshtë emaili)

/Shijaktv.al

Video/ “Dosja e Thesarit”, emrat e zyrtarëve të implikuar në transaksione të paligjshmeVideo/ “Dosja e Thesarit”, emrat e zyrtarëve të implikuar në transaksione të paligjshmeVideo/ “Dosja e Thesarit”, emrat e zyrtarëve të implikuar në transaksione të paligjshmeVideo/ “Dosja e Thesarit”, emrat e zyrtarëve të implikuar në transaksione të paligjshme

Video Player