Nuk ishin të regjistruara, bllokohen dy biznese në bregdet

Pas një kontrolli nga Hetimi Tatimor, dy biznese në zonën e Lungomares në Vlorë janë bllokuar pasi nuk ishin të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Lajmin e bën të ditur vet ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj e cila deklaroi se gjithsej janë inspektuar 19 subjekte, ndër të cilat dy u bllokuan dhe një u gjobit me 50,000 lekë për moslëshim kuponi, sipas legjislacionit në fuqi.

“Kemi inspektuar gjithë zonën e bregdetit deri në Orikum dhe do të vazhdojmë me verifikimet. Shpresoj që të kemi rritur ndërgjegjësimin e bizneseve dhe për këtë flasin edhe shifrat. Sikundër e kemi nënvizuar gjithmonë qëllimi ynë nuk është vetëm kryerja e verifikimeve në terren, por edhe ndërgjegjësimi. Përgjegjësia e biznesit është përgjegjësia e kërkuar për të respektuar ligjin dhe për të qenë në mbrojtje të konsumatorit.
Unë mendoj se kemi akoma shumë punë për të bërë, për të inspektuar të gjithë zonën deri në fund. Shpresojmë që të kemi zero gjetje, zero kupona në shkelje të ligjit dhe mbi të gjitha të kemi regjistrime të plota. Kërkoj që të ketë inspektime edhe natën, pasi ka më tepër klientelë dhe ka propabilitet më të lartë për shkelje të ligjit”, -tha ministrja.

LEXO EDHE  VIDEO/ Gazetari dhunohet nga truprojat e kryetarit të Kuvendit