Aksident/ Përplasen dy makina, humb jetën i mituri

FOTO ILUSTRUESE

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Bajram Curr- Sopot,  në vendin e quajtur Cerrnicë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën një 9- vjeçar me iniciale E.Ç.

Njoftimi i policisë:

Tropojë/ informacion paraprak.

Më datë 21.07.2019, në aksin rrugor Bajram- Curri – Sopot, në vendin e quajtur Cerrnicë, janë përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.Ç., banues në Tropojë, me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin Z.M.

LEXO EDHE  Dosja Babale/ Salianji: U manipuluan provat, Fredi Alizoti i dënuar 5 herë

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M., pasagjerët shtetasit A.Ç, A.Ç, H.L., si dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital i mituri E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.