Kërcënoi me armë zjarri babë e bir, arrestohet 48 vjeçari

Policia e Dibrës ka vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim A (B) Sh, 48 vjeç, banues në fshatin Hotesh, Njësia Administrative Luzni, Dibër.

48-vjeçari ra në prangat e policisë pasi në vitin 2018, në fshatin Hotesh, për motive pronësie ka kanosur me armë shtetasin B.Sh, dhe A.Sh (babë e bir).

Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër datë 20.03.2018 ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake në ambiente publike” dhe “Kanosja” të parashikuar nga nenet 278/1 dhe 84 të Kodit Penal.

LEXO EDHE  Si nëpër filma! VIDEO e momenteve kur biznesmeni sulmon makinën e turistëve spanjollë

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.