Një shtetas shqiptar me iniciale O.R. 25-vjeç është arrestuar në Riçione, Itali, pasi dyshohej se merrej me trafik të lëndëve narkotike.
Siç shkruajnë mediat italiane, i riu shqiptar ishte i njohur për policinë dhe gjatë ndalimit atij i janë gjetur 52 gramë kokainë.
Në kontrollin e ushtruar në banesë, i janë gjetur edhe 20 mijë euro, që janë sekuestruar. Sipas policisë, këto janë të ardhura nga shitja e drogës.