• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Video/ Donika Prela “rrëfehet” për dosjen e Agron (Geron) Xhafaj

02:00 : 19/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Donika Prela ka përmendur si një ndër rastet më pikante të punës së saj në drejtimin e Krimeve të Rënda rastin e Agron (Geron) Xhafaj, duke u kujtuar, në këtë mënyrë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) me shumicën e anëtarëve të lidhur thellësisht me të majtën, “shërbimet” që i ka bërë ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar së fundmi intervistat (video + audio) me 22 aplikantët për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK, nga të cilët u përzgjodhën 15 prej tyre.

Në listën e KLP-së mungonte emri i Donika Prelës, pavarësisht përpjekjeve të saj për të mos prekur interesat të zyrtarëve të Partisë Socialiste në pushtet, sidomos me bllokimin e dosjeve “339” dhe “184”.

Në intervistën e saj si kandidate për SPAK, Donika Prela u pyet nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla se, në rast se do të ishte pjesë e SPAK, si do të reagonte ndërhyrjeve të mundshme politike.

Donika Prela, për të treguar vendosmërinë e saj dhe vullnetin për zbatimin korrekt të ligjit, përmendi faktin se ajo ishte përballu me “akuza” publike që ditën e parë që ishte emëruar (në mënyrë të paligjshme) në krye të Krimeve të Rënda.

Ajo solli në vëmendje se, nën drejtimin e saj, dosja e Agron (Geron) Xhafaj “mori drejtimin e duhur ligjor”.

Në fakt, hetimi që duhet të niste ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, mori drejtimin që të mos cënonte interesat e zyrtarit të lartë socialist, si edhe të të gjithë maxhorancës socialiste.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2019/07/WhatsApp-Video-2019-07-18-at-13.48.13.mp4

Prokuroria për Krime të Rënda nisi, në Maj 2018, hetimin kryesisht, pas publikimit të audio-regjistrimit, në të cilën shtetasi Albert Veliu (Babale) deklaron se ka komunikuar me Agron (Geron) Xhafaj për realizimin e transportit të një sasie narkotikësh nga Shqipëria drejt Italisë.

Por, shumë shpejt, ky hetim devijoi dhe grupi hetimor i Prokurorisë për Krime të Rënda, i drejtuar nga Gentian Osmani, nuk kreu asnjë hetim për Agron (Geron)Xhafaj, por hetoi dhe mori nën akuzë Albert Veliun dhe personat që i dhanë zë denoncimit publik të tij, gazetarin Jetmir Olldashi dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Pikërisht, këtë rast solli në vëmendje Donika Prela para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku një prej anëtarëve të tij është pikërisht prokurori i dosjes ‘Geron Xhafaj”, Gentian Osmani.

Ndoshta, për shkak të pranisë së Osmanit, Donika Prela u kujdes të theksonte se “hetimi ishte kryer nga prokurorët e çështjes dhe mori zgjidhjen e duhur ligjore”.

Një qëndrim që duket se më shumë se sa sqarim për pozicionin e saj në këtë çështje, ishte një “kujtesë” për prokurorin Gentian Osmani, sot anëtar i KLP-së që “përgjegjësitë për hetimin” i takonin më së pari atij.

Lexo edhe:

Raporti vjetor i KLP/ “Gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Çfarë janë raketat balistike që Irani lëshon ndaj Izraelit dhe si funksionojnë ato?

Një ditë më parë, “Boldnews.al” raporti për dëshmitë e dy drejtuesve të lartë policorë, të përfshirë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në atë që nisi si hetim për Agron (Geron) Xhafaj dhe përfundoi me marrjen nën akuzë të personit që akuzoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm dhe të atyre që i dhanë zë publik denoncimit të Albert Veliut.

Në dëshmitë e dhëna para gjykatës nga ish-drejtori i Policisë së Fierit, Alfred Nushi dhe ish-vartësi i tij, Andon Marko, dy zyrtarë që sot vijojnë të kenë poste drejtuese në uniformat blu, u forcuan dyshimet se hetimi i nisur për Agron (Geron) Xhafaj u devijua me qëllim, për të mbrojtur vëllain e Fatmir Xhafaj.

Nushi dhe Marko deklaruan se kishin kryer veprime hetimore dhe kishin “mbajtur me të mirë” dëshmitarin Fredi Alizoti, i cili ka deklaruar se ka “luajtur” rolin e Agron (Geron) Xhafaj, pa një urdhër zyrtar delegimi, por pas komunikimeve të vazhdueshme verbale me prokurorin Gentian Osmani.

Në dëshmitë e tyre, Albert Nushi pranoi se Fredi Alizoti ka qenë “bashkëpunëtor” i hershëm i Policisë. Gjithashtu, Nushi e Marko pranuan se kishin komunikuar shpesh me “dëshmitarin” Alizoti dhe dhe e kishin shoqëruar me makinën personale të drejtorit të Policisë së Fierit drejt Tiranës, apo që i kishin dhënë para se “nuk kishte ku të flinte”.

Në bazë të dëshmive të Nushit dhe Markos kuptohet qartësisht se cili ishte “drejtimi i duhur” i hetimit të çështjes së Agron (Geron) Xhafajt, që përmendi Donika Prela para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Megjithatë, KLP vendosi që emri i Prelës të mos ishte në listën e 15 kandidatëve për të qenë pjesë e Prokurorisë Speciale-SPAK.

“Geron Xhafaj”/ Shefat e Policisë tregojnë skenarin me “dëshmitarin e rremë”, Alizoti dhe rolin e prokurorit Gentian Osmani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti vjetor i KLP/ “Gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

19:21 : 15/06/2025
BOTA

Çfarë janë raketat balistike që Irani lëshon ndaj Izraelit dhe si funksionojnë ato?

19:09 : 15/06/2025
AKTUALITET

“Biznes” mbi jetë të humbura! 15 viktima në 4 muaj në kantieret e kullave dhe miniera

18:59 : 15/06/2025
AKTUALITET

Tragjike!/ Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit Mat

18:48 : 15/06/2025
SPORT

VIDEO/ I “harruar” nga Sylvinho, Gripshi realizon sërish super gol me Astanën dhe kryeson kampionatin

18:35 : 15/06/2025
AKTUALITET

Vrau recepsionistin/ Merret i pandehur pronari i hotel “Grecia”, Greqia mban “peng” ekstradimin

18:17 : 15/06/2025
Para

Lali Eri ndez fadromën, gati për të prishur teatrin

TË GJITHA

Raporti vjetor i KLP/ “Gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

19:21 : 15/06/2025

Çfarë janë raketat balistike që Irani lëshon ndaj Izraelit dhe si funksionojnë ato?

19:09 : 15/06/2025

“Biznes” mbi jetë të humbura! 15 viktima në 4 muaj në kantieret e kullave dhe miniera

18:59 : 15/06/2025

Tragjike!/ Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit Mat

18:48 : 15/06/2025

VIDEO/ I “harruar” nga Sylvinho, Gripshi realizon sërish super gol me Astanën dhe kryeson kampionatin

18:35 : 15/06/2025

Vrau recepsionistin/ Merret i pandehur pronari i hotel “Grecia”, Greqia mban “peng” ekstradimin

18:17 : 15/06/2025

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

18:03 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com