Deklaratat raciste të Trump, Merkel: Distancohem, ato minojnë fuqinë e amerikës

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka konsideruar të rënda deklaratat raciste të Presidentit të SHBA Donald Trump rreth katër kongresmenëve demokratë duke shtuar se ato deklarata “minojnë fuqinë e Amerikës” dhe se ajo qëndron në “solidaritet” me gratë.

Duke folur në konferencën e saj vjetore të lajmeve në Berlin, Merkel tha: “Unë distancohem nga këto deklarata dhe kam vendosur solidaritet me gratë që u sulmuan”.

Ajo shtoi se nga këndvështrimi i saj  është “forca amerikane qëndron pikërisht në faktin se njerëzit me kombësi shumë të ndryshme kontribuojnë në forcën e popullit amerikan”.

Trump u tha katër grave me ngjyrë që ato duhet të “ktheheshin” në “vendet e infektuara me krime” nga të cilat vinin, edhe pse tre nga katër kanë lindur në Amerikë dhe e katërta është shtetase e natyralizuar.

“Ato (deklaratat e Presidentit Trump) janë ndjenja që janë shumë në kundërshtim me përshtypjet e mia (për SHBA-në), të cilat unë besoj fort dhe kjo është diçka që minon fuqinë e Amerikës”, tha Merkel.

“Trump ka refuzuar të kërkojë falje për komentet dhe vazhdon të insistojë me deklarata në tëeeter se fjalët e tij nuk janë raciste. Presidenti njoftoi të martën se nuk kishte një “kockë raciste në trupin tim”. Më parë gjatë javës, një zëdhënës për Kryeministrin e Britanisë së Madhe Theresa May gjithashtu kritikoi komentet, duke i përshkruar ato si “krejtësisht të papranueshme”. Dy kandidatët në vijë për të zëvendësuar May si kryeministri britanik – Boris Johnson dhe Jeremy Hunt – u bashkuan me të në këtë kritikë

LEXO EDHE  Ekzekutohet me injeksion vrasësi i homoseksualëve në SHBA (Foto)

Në javën e ditëlindjes së saj të 65-të, Merkel përsëriti gjithashtu se ajo është e aftë të vazhdojë si Kancelarja e Gjermanisë pas një serie incidentesh ku ajo u pa duke u dridhur në mënyrë të pakontrolluar në publik.

Merkel u tha gazetarëve se ajo e kupton interesin për shëndetin e saj, por përsëriti se ajo “po bëhet mirë”.

Kancelarja gjermane është parë tre herë në publik për më pak se një muaj.

Merkel tha se e di se është e rëndësishme që ajo t’i kushtojë vëmendje shëndetit të saj ndërsa kryen rolin e saj si kancelare.

“Unë e kuptoj se duhet të kryej këto detyra dhe unë mund ta kryej këtë punë”, tha ajo.