30 Qershori/ PS bën lëvizjen e radhës. Dorëzon në gjykatë kërkesën për kandidatin e Vorës

PS dorëzon në Gjykatën e Tiranës kërkesën për njohjen e mandatit për Agim Kajmakun.

Mësohet se në Gjykatë kërkesa ka mbërritur me firmë të kryeministrit Edi Rama.

Agim Kajmaku ishte kandidati i PS-së, në votimet e 30 qeshorit për Bashkinë e Vorës.

LEXO EDHE  Ju ka humbur apo është dëmtuar patenta? Ja si do veproni pas 16 shtatorit

Gjykata e Tiranës vendosi që cështjen për njohjen e madnatit të tij, t’ia kalojë për kompetencë Gjykatës Administrative.

Ashtu si me rastin e Valbona Sakos, PS kërkon njohjen e mandatit të Kajmakut, nga Gjykata e Tiranës.