Lamtumirë Europa League! Laçi bie në Izrael (VIDEO)

Laçi eliminohet nga Europa League.

Skuadra shqiptare u mund 0-1 përballë izraelitëve të Hapoel Ber Sheva, në sfidën e kthimit në turin e parë të Europa League.

Në minutën e 69-të, mesfushori Naor Sabag kaloi në avantazh vendasit. Në një depërtim nga e djathta, topi shkon në mesin e zonës tek Sabag, i cili teksa i shpëton mbulimit të mbrojtjes kurbinase, godet dhe mposht me lehtësi portierin Selmani.

LEXO EDHE  Alarmohet PSG, Neymar dëmtohet përsëri

Ishin vendasit ata që kontrolluan lojën me Laçin që nuk krijoi asnjë rast të mirëfilltë për gol.

Takimi i parë përfundoi në barazim 1-1.