Nuk e kishin paguar/ Ish-punonjësi shqiptar kërcënon me hedhjen nga 30 m lartësi

Rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm, një shqiptar në Giulianova Lido në Itali ka hipur sipër një vinçi dhe ka kërcënuar se do të hidhet nga 30 m.

Sipas mediave italiane, shqiptari ishte ish-punonjës i kompanisë që do të ndërtonte një godinë në zonën përreth dhe nuk ishte paguar nga ajo  kompania për të cilën kishte punuar.

LEXO EDHE  Katër vendimet e 2019 për pronat/ Nga privatizimi i aseteve të dhëna për 1 euro, te tjetërsimi i pronave...

Në vendngjarje erdhën menjëherë zjarrëfikësit, një patrullë karabinierësh, se dhe kryebashkiaku Costantini.

Shqiptari zbriti nga vinçi vetëm në momentin që u sigurua se firma do t’i paguante 3400 eurot që i detyrohej.