Një aksident është shënuar ditën e sotme në Bulqizë.
Bëhet me dije se në gjendje të rëndë është drejtuesi i mjetit 35-vjeçari Daniel Dako. Bëhet me dije se i riu është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Në automjetin e aksidentuar ndodhej dhe familja e 35-vjeçarit, e cila sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, ndërkaq policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.













