Kryeministri Edi Rama prej të premtes ndodhet në zonat në jug të vendit, ku po prezanton kandidatë për kryebashkiakë.
Përveç mesazheve politike dhe batutave, vendosmërisë për të shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit, edhe pse ato janë anulluar nga Presidenti Ilir Meta, duket se kryeministri Rama është entuziasmuar nga pritja që i kanë bërë mbështetësit e tij në Tepelenë.
Nga “Zona e I Operative” sikundër njihej në kohën e diktaturës, Rama është pritur me këngë e valle, edhe pse nuk kishte programuar ndonjë takim.
“O Edi o hero, Tepelena ty të do”, ishin thirrjet që qytetarë, mes të cilëve edhe kryebashkiaku tërmet Peçi, kanë prekur kryeministrin, që ka vendosur të ndryshojë edhe agjendën.
“Këta nuk më kishin vënën takim në Tepelenë, unë nuk iki pa takim në Tepelenë”, tha Rama.
Në fakt takimin në Tepelenë e kishte njoftuar Tërmet Peçi, përmes një postimi në rrjet.