Avokati njohur Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli lidhur me deklaratën e fortë që bëri dy ditë më parë se qeveritarët i kishin bërë gati valixhet për të ikur.
Ai e argumentonte këtë temë duke thënë se ishte themeluar një linjë e re ajrore pa ndërprerje Moskë-Tiranë-Moskë, dhe sipas tij jo ka vënë në lëvizje amerikanët të cilët thotë ai, kanë krkuar informacione urgjente dy ditë më parë.
“Sjellja e Edi Ramës është sjellja e një Millosheviçi të ri, ku për herë të parë ka zgjedhur një strategji të re, ku ka vendosur gjoja për një periudhë verore linjën ajrore Moskë-Tiranë-Moskë. Ndërkohë Ambasada Amerikane ka kërkuar informacion lidhur me këtë, dhe ministrja Balluku ka dhënë informacione të mangëta duke përdurur justifikime banale. Unë e konsideroj një problem të madh, dhe fakti se Ambasada Amerikane e ka kërkuar informacionin në mënyrë urgjente dy ditë më parë është shqetësuese”, tha Goxhaj.
Sipas Goxhajt, kjo përbën një rrezikshmëri të madhe kombëtare duke argumentuar se çdo kush mund të lëviz kush të dojë dhe të transportojë çfarë të dojë pa u kontrolluar. “Grabitja e Rinasit ishte vetëm një copëz e hollë e trafikimit të parave në Europë. Për shembull, me Austrinë ende nuk është hequr penalizimi për transportin e parave në këtë shtet sepse Austria kërkon më parë arrestimin e bandës që vodhën paratë në Rinas”, tha Goxhaj.
Avokati sqaroi se kjo kompani ajrore e sapo kontraktuar në Shqipëri, është shumë pranë shërbimit sekret rus dhe qeverisë së Putinit dhe argumentoi gjithashtu se, ky nuk është një plan ekonomik por politik me të cilin Rama po përgatit skenarët për t’i vënë flakën vendit dhe arratisur.
“Kjo kompani është mjaft e njohur në Rusi dhe është shumë pranë Putinit. Atje bizneset kanë një lidhje me shërbimet sekrete e sidomos me qeverinë. Isha në Durrës këto ditë dhe më kanë thënë disa pronarë hotelesh, nuk kanë pasur fare prenotime dhe kjo jo vetëm falë situatës politike. Por pikërisht në një moment të tillë, kur nuk ka fluks lëvizjesh, u vendos të themelohej një linjë e re ajrore, dhe akoma më shumë shqetësuese është reagimi i Ambasadës. Po atë ditë u hoqën vizat me Bjellorusinë, po atë ditë kur Edi Rama kaloi ligjin për penalizimet e shqiptarëve që dëmtojnë procesin zgjedhor”, tha avokati duke theksuar se heqja e vizave me Bjellorusinë, themelimi i linjës së re ajrore dhe informacioni që ka kërkuar me urgjencë amabasada e SHBA-ve në Tiranë janë 3 lëvizjet që faktojnë qëllimet e kryeministrit për të hapur luftë e më pas për t’ia mbathur.
“Të gjithë e kanë kuptuar se e gjithë skema e Sorosit po shkon drejt dështimit. Shumë policë Bashkiak janë veshur si policë të Ministrisë së Brendshme, qartazi shikohet se kemi të bëjmë me një përplasje të mëdhe. Kjo ka të bëjë për rekrutim bandash me datën 30 Qershor pasi po përpiqet të shtojë radhët e Policisë. Kjo ka të bëjë me një konflikt me bazë të re që po krijon Edi Rama. Të gjitha këto tregojnë se përpjekjet e Edi Ramës janë përpjekje për të bërë gati planin e arratisjes”, tha Goxhaj.
“Komandanti po bëhet gati t’ia mbath. Ai mund të largohet me bandën e tij, por të tjerët do të qëndrojnë këtu. Nga ana tjetër, për këtë informacion nuk ka pasur asnjë reagim nga opozita. Ai (Edi Rama), mund t’ia mbathi në çdo çast, të marrë me vetë ç’të dojë, ai und të kthjehet sërish, por që ka parashikuar t’ia mbath me linjën ajrore ruse. Unë e them këtë që të marrin masa të gjithë, sepse Rama mund të hapi luftë dhe t’ia mbathë. Dhe kjo ka shqetësuar edhe Ambasadën Amerikane. Kjo qeveri ka bashkëpunime të fuqishme me qeverinë dhe jemi përballë një situate se ky lajm do të vlejë. Të vendosësh linjë ajrore Tiranë-Moskë ka shumë kosto dhe nuk ka asnjë lloj interesi ekonomik. Ai është një plan politik dhe strategji poitike që cënon interesat kombëtare dhe sigurinë kombëtare”, tha Goxhaj.