Parlamenti monstër që duhet dezinfektuar dhe shpërndarë

Nga Boldnews.al

Nëse do të luftosh Ramën, gjeji një rival më klloun se ai. Më qesharakt se ai, më të papërgjegjshëm se ai, më mediatik se ai dhe më rrum-Pallë se ai…

Nuk është e lehtë të gjendëshë të singjashëm të kryeministrit, por çuditërisht disa të tillë i janë vetëofruar Parlamentit dhe janë bërë deputetë. Mjafton tu dëgjosh fjalimet, mënyrën si artikulohen, i pyet për zgjedhjet e të flasim për rrobaqepësinë, pret një mendim për Ramën dhe të hipin majë kalit.

Këto syresh i ka sot “Parlamenti Monstër”, një krijesë hibride që është në duart e kryeministrit Edi Rama. Nuk është më çudi që Shqipërinë ai e konsideron një tablo ku mund t’i hedhësh bojëra për të krijuar një “pikturë të paqtë natyre”, apo një përbindësh që të kall tmerr. Rama ka zgjedhur tablonë e dytë, për të personifikuar sot Parlamentin e Shqipërisë. Pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës, vendet e tyre u plotësuan nga listat fundore, të individëve dukshëm të lëkundur politikisht dhe “servilosës pa takt”, që blihen lirë, për tu shitur shtrenjt në vendimmarrje me votë që peshon, aq sa janë gati të djegin vendin.

Kjo qe edhe shfaqja e së enjtes së kësaj jave kur në Parlamentin e Shqipërisë u votua rezoluta kundër dekretit të Presidentit të Republikës Ilir Meta i cili anulonte datën e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. 100 deputetë votuan kundër Metës, plot 30 deputetë më shumë se Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Denigrim më të madh se kaq nuk mund të kishte, çka vërtetoi katërciprisht se ato deputetë të cilët në fillim pretendonin se do ishin aty për të kundërshtuar nismat e qeverisë, sot janë kthyer në lodra në duart e kryeministrit.

Deputetët e vëtëshpallur “opozitarë” nuk janë kategoria që përsonifikojnë një “grabitqar shteti” si ministrat apo ish-ministrat e Ramës, apo perversë politik me prirje të forta mashtruesish që gjenden brenda Rilindjes, ata janë ndryshe. E paraqesin veten si mashtrues të rëndomtë, qesharakë në maksimum, të shitur lirë për një votë dhe të zhytur nën padije dhe megallomani të theksuar. Fiks kjo kategori rivalizon Ramën. Ata mund tia çjerrin maskën kryeministrit, pikërisht me padijen dhe sjelljen e tyre më ordinere se e vetë kreut të qeverisë.

LEXO EDHE  Pamje të rënda/ I riu masakrohet në mes të Beratit, askush nuk ndërhyn

Me Ramën nuk merret dot një intelektual, një shqiptar që e do vendin e tij, një njeri me norma shoqërore. E ka të pamundur, pasi ai të shtyp, të përbuz, të injoron, të vret gjykimin dhe të përçmon. Ndaj duket e kotë të shpresohet se kryeministri aventurier që ka vënë si bast për të shkatërruar vendin, të mposhtet nga një pjesë e shoqërisë së drejtë shqiptare.

Edhe ata personazhe që sot kanë staturën e lartë që hasën vështirësi deri në plotësimin e formularëve për tu bërë deputetë, sot flasin për parimet Kushtetuese, apo interpretim të ligjeve. Presidenti i Republikës i kërkoi dje KQZ-së që ti vihet në dispozicion lista e deputetëve të Parlamentit, zonat ku janë zgjedhur dhe mënyra si e kanë fituar mandatin e deputetëve.

Në Kushtetutë thuhet se: Parlamenti i Shqipërisë përbëhet nga 140 deputetë, sot jemi me 122 të tillë, duke munguar 18. Kjo anomali e theksuar mund të shtyjë kreun e shtetit që të shpërndajë Parlamentin dhe zyrtarisht vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Nëse i referohemi Kushtetutës, të gjithë bëhen “juristë”, madje edhe ata deputetët e rinj të Parlamentit, që ndoshta libri i fundit që kanë lexuar ka qenë i shkollës 8-vjeçare.

Ramës këto tani i duhen, por ende nuk e kupton se kllounët më të mëdhenj se vetja shpejt po e spostojnë, pasi “shfaqja” është e tyre. Ky është Parlamenti i sotëm, ku para se të shpërndahet duhet larë, dizinfektuar nga padituria, arroganca dhe perversiteti.