• Kontakt
Monday, June 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plasari i përgjigjet Ramës: Qysh prej vitit 2011 i kam numëruar “indiciet” e paaftësisë tënde për të qeverisur

20:41 : 07/06/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Nga Aurel Plasari

“Kam lëshuar brezin përtokë dhe pres të ma shkelin”: kështu thuhej dikur kur dikush i kërkonte vetë shkaset për polemikë. Po të fus dorën në thesin e mendjeve elektronike do të zgjedh çfarë shkruan njëra prej tyre, në dukje “dashamire”, ndonëse përçart për nga arsyetimi:

“Mirë prof. po pse nuk u more me politikë aktive që në krye të herës. Çdo parti do ta kishte për nder. Kështu do kishe rastin të kontribuoje për të mirën e vendit. Jo vetëm Ju, por dhe mjaft personalitete nga bota akademike do ishin të mirëpritur. Por, siç duket, kini preferuar rehatinë për mos thënë diçka tjetër. Tani çfarë vlere kanë ato që thoni për Ramën, mbasi i kemi dëgjuar tash 20 vjet ashtu si thoni Ju e më keq. Sikundër kemi dëgjuar për krahun tjetër”.

Me sa di të lexoj, m’u kërkuaka llogari mua dhe jo atyre të cilëve mendjet elektronike u kanë dhënë votat. Po llogari për çfarë?

Me politikë, më së pari, jam marrë qysh kur kam ardhur “n’mend e n’shqise”, si i thonë fjalës. Ndërsa publikisht them se kam mundur të kontribuoj për të vërtetat politike të vendit tim – sadokudo modestisht – duke filluar nga korriku 1990: atëherë më qëlloi të hidhja hapin e parë për të denoncuar në shtypin perëndimor çfarë po ndodhte dhe çfarë kishte ndodhur në Shqipërinë diktatoriale nën një parti me histori që mbante era gjak e mish njeriu, siç është përshkruar.

Lexo edhe:

Horoskopi për ditën e hënë, 8 qershor 2026

Abdixhiku pas përfundimit të numërimit: Kemi marrë 20 mandate

Sepse as unë nuk i kam shpëtuar të qenit “kafshë politike”, të këtillë siç na paskan përkufizuar qysh prej lashtësie. Se sa më kanë lexuar dhe, sidomos, se sa ma kanë vënë veshin, ky nuk është problem imi. E kanë pasur alternativën të lexojnë e të dëgjojnë bejtexhinjtë e tyre politikë e pakta qysh më 1904 kur u shpik “tubi elektronik”, paraardhësi i transistorit që është baza e të procesorëve sotëm, central processing unit ose CPU.

Për ç’i takon Kryeshërbëtorit të sotëm të Shqipërisë i kam shprehur opinionet e mia publikisht dhe paraprakisht, si Nastradini. Qysh prej vitit 2011 kam numëruar “indiciet” e paaftësisë për të qeverisur të një individi që qytetarëve u lypte votat. Këtë kam quajtur detyrë ta bëja. Pa u marrë as me huqe të individit në fjalë, as me ekscentrizma vetjake të tij, as me familje a farefis.

Dhe, meqë ra fjala, edhe për “cilësinë” e parlamentit të tij të pritshëm e kam paralajmëruar rrezikun në një shkrim të njohur me titull “Pyka të vjetra, pyka të reja” etj. Rezultoi edhe më keq se paralajmërimet e mia ai parlament i tiji, – mund ta konstatoni për së gjalli, – sepse asohere shumë mendje elektronike të sotme e votuan. Dhe ka gjasë që as sot nuk kanë vullnet t’ia heqin votat.

Nëse me “politikë aktive” nënkuptohet marrja përsipër e qeverisjes së Shqipërisë, këtu mendjet elektronike bëjnë mirë të skajohen. As ka qenë, as është profesioni im dhe, nëse do të ofrohesha për të qeverisur, do të tradhtoja pikërisht atë çfarë kam kritikuar te të tjerët: shpirtin e aventurës të gjithkujt merr përsipër barra që as i takojnë, as i mban dot.

Profesioni im bazë është mësues – më i nderuari profesion në botë mbas prindit – dhe shkrues librash. Sikur në këtë botë gjithkush që qëndronte e të kontribuonte në profesionin e vet, e kam stërpërsëritur, edhe rruzulli tokësor do të rrotullohej më lehtë. Përfshij në këtë mes edhe një mësues të respektuar vizatimi, edhe një pedagog të nderuar pikture etj.

Ndërkaq, ndaj çdo qeverisjeje të keqe – “çqeverisje” e quanin demokratët e viteve ’30 të shekullit të kaluar – jam në të drejtën time si qytetar i lirë të reagoj, përpos se të jap mësim e të shkruaj libra, sepse jam edhe unë individ që më qeverisin keq. Kam reaguar ashtu, për shembull, edhe në dhjetorin e 1996-s ndaj degradimit të qeverisjes së atëhershme duke bërë thirrje që ajo lloj qeverisjeje të merrte fund.

Të reagosh ndaj çdo qeverisjeje të keqe, nga dokushdo që atë ta ushtrojë, jo që nuk është ndonjë “rehati”, por e kundërta: do të thotë t’i nxjerrësh zavalle kresë, të bëhesh rehatsëz. Kushedi çfarë “rehatie” do të kisha shijuar po të isha mbyllur në dhomën e librave e të kisha heshtur! Do të isha dendur në “rehat-llokum”: besoj të kenë mbetur lexues që ta dinë për çfarë është fjala, jo për atë katrorin, por për atë që vjen në trajtë suxhuku.

E kam quajtur fat të madh që jo të gjithë kemi qëlluar “nxënës të Konicës”, i cili pati arritur deri të thotë: “Më mirë të shesë pleh njeriu se sa të nisjë punë për Shqipëtarët”.
Madje edhe më ligsht: “Më mirë të shesë mut njeriu se të shkrojë për Shqipëtarët”.
“Nxënës të Faik beut” mendjet elektronike kanë idhullin e tyre prej balte, që e kanë votuar dhe mund t’ua ketë ënda ta votojnë ende. Atyre po: t’u bëjë mirë “rehat-llokumi”. /Hashtag.al.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e hënë, 8 qershor 2026

23:01 : 07/06/2026
RAJONI

Abdixhiku pas përfundimit të numërimit: Kemi marrë 20 mandate

22:49 : 07/06/2026
AKTUALITET

Skandal në UNUM Festival/ Vajza ma*turb*het në prani të pjesëmarrësve

22:40 : 07/06/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon rezultatet paraprake

22:28 : 07/06/2026
AKTUALITET

“B*thëlëpirës”, Ramës nuk i pëlqejnë komentet, reagon pas takimit në Elbasan

22:11 : 07/06/2026
BOTA

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani lëshon raketat drejt Izraelit

21:54 : 07/06/2026
Para

Skandal/ Edi Rama ndryshon hartën territoriale, u jep më shumë territor bashkive të majta (Foto)

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e hënë, 8 qershor 2026

23:01 : 07/06/2026

Abdixhiku pas përfundimit të numërimit: Kemi marrë 20 mandate

22:49 : 07/06/2026

Skandal në UNUM Festival/ Vajza ma*turb*het në prani të pjesëmarrësve

22:40 : 07/06/2026

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon rezultatet paraprake

22:28 : 07/06/2026

“B*thëlëpirës”, Ramës nuk i pëlqejnë komentet, reagon pas takimit në Elbasan

22:11 : 07/06/2026

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani lëshon raketat drejt Izraelit

21:54 : 07/06/2026

Të shtëna me armë pranë kampit ku është grumbulluar Anglia, 9 të plagosur

21:37 : 07/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusugrandpashabet girişmatbet girişlunabetcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobet girişcasino siteleriCasibom GirişCasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş