• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministri i Ramës emëron të besuarën e Hashim Thaçit si këshilltare

17:53 : 30/05/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Bukurije Gjonbalaj, ish-ambasadore e Kosovës në Itali, është emëruar si këshilltare për integrimin, pranë ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj.

Burime nga Minisria e Jashtme bëjnë të ditur se emërimi i Gjonbalajt është bërë nga ministri Cakaj, ndërsa ky vendim vjen disa javë pasi ai ndërmori një sërë lëvizjesh në rradhët e diplomacisë shqiptare.

Ndërsa deklaroi se do të ndërpriste lidhjet nepotike në diplomacinë shqiptare apo emërimet e kryera pa kriter, Cakaj firmosi lëvizjet e disa ambasadorëve dhe diplomatëve, por edhe stafit në Ministrinë e Jashtme, që e drejton me delegim të kryeministrit Edi Rama, i cili zyrtarisht në bazë të dekretit të Presidentit Ilir Meta është edhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Europës.

Mediat në Kosovë kanë akuzuar kohë më parë këshilltaren e re të Cakajt se nuk pranoi të linte detyrën e diplomates në Itali, ndërsa ishte dekretuar për këtë post Alma Lama.

Gjithashtu mediat në Kosovë kanë shkruar mbi lidhjet e Gjonbalajt me Presidentin Hashim Thaçi.

Lexo edhe:

Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

Ky i fundit në nëntor të 2018, ka nxjerrë dekretin madje për largimin e Ambasadores së Kosovës në Itali, për të rikthyer në detyrë Bukurije Gjonbalajn.

“Urdhërohet tërheqja nga Misioni Diplomatik i znj. Alma Lama, Ambasadore/Shefe e Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Italisë. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Dekreti. Dekreti hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, shkruan në Dekretin e nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, raporton Koha.net.

Ky dekret është marrë në mbështetje të nenit 84 pikat (4, 10 dhe 25) të Kushtetutës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, nenit 23 (I.I) të Ligjit nr 03/L – 122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, nenit 3 (4) të Rregullores (P) nr. 02.2016 për Strukturën Organizative të Presidencës (08.09.2016), si dhe duke marrë parasysh shkresat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të pranuara nga Zyra e Presidentit më 25.07.2018 dhe 08.08.2018.

Lama ishte ngarkuar me punë në postin e Ambasadores së Kosovës në Itali më 2016, pas koalicionit qeverisës të arritur mes LDK-së dhe PDK-së, me ç’rast, deputetja e atëhershme, Alma Lama, e kishte dhënë votën për ta bërë president Hashim Thaçin.

Koha.net, nga burime brenda institucioneve qeveritare, ka mësuar se postin e Lamës do ta pasojë ish-Ambasadorja e Kosovës në Itali, Bukurije Gjonbalaj.

Bukurije Gjonbalaj ka lindur në afërsi të qytetit të Rozhajë (në Malin e Zi) dhe është rritur në Prizren. Bukurija ka filluar që të punojë për UNMIK-un, në vitin 2000 si një asistente legale. Mediat në kosovë kanë raportuar se ajo është bërë dhe anëtare e Bordit të RTK-së për shkak të lidhjeve të saj diplomatike.

Etiketa: cakajRamaThaci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre

10:48 : 08/09/2025
AKTUALITET

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

21:22 : 06/09/2025
AKTUALITET

Rama shpall më 11 shtator Qeverinë e re, Noizy i gatshëm për t’u bërë ministër i Kulturës

18:00 : 06/09/2025
AKTUALITET

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025
AKTUALITET

Vazhdon “show”/ Farage: Do takohem për drekë me Ramën, do e mbush avionin me shqiptarë

15:39 : 06/09/2025
AKTUALITET

Kodi i Ri Penal – Ndryshimet që janë thjesht një mjet kontrolli i Ramës

14:33 : 05/09/2025
Para

Basha zbulon emrin: Ja kush është kandidati për burg që Rama do ta bëjë kryetar bashkie

TË GJITHA

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

09:55 : 09/09/2025

Operacioni në Elbasan, zbardhet emrat e të arrestuarve për trafik d*oge

09:43 : 09/09/2025

Ndeshja Shqipëri-Letoni, “paralizohet” Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

09:25 : 09/09/2025

Aksident në aksin Kakavijë-Gjirokastër, përplaset makina me motorin, plagoset 43-vjeçari

09:10 : 09/09/2025

FOTO/ Ragip Gila largohet me a*më në dorë pas dy v*asjeve dhe dy plagosjeve në Shkodër

09:02 : 09/09/2025

Komunat e Jugut rrezikojnë mbylljen masive të shkollave këtë vit, nuk ka më fëmijë

08:49 : 09/09/2025

Kur toka bujqësore bëhet beton! Rama i hap rrugë ndërtimeve në “pemëtore” dhe “ullishte” pa pemë

08:40 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com