• Kontakt
Saturday, August 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deklaratat seksiste të Gjinushit/ Ja çfarë i kërkohet Asamblesë së ASH dhe Kuvendit nga…

19:18 : 28/05/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Deklarata seksiste e Skënder Gjinushit, pas zgjedhjes së tij në krye të Akademisë së Shkencave, ndaj një gazetareje që i drejtoi një pyetje, ka sjellë reagimin e AWEN-Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri që e ka cilësuar si një gjuhë diskriminuese përdorur nga Gjinushi.

Rrjeti i Fuqizimit të Gruas i ka dërguar një letër të hapur Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë si edhe Kuvendit të Shqipërisë ku i kërkohet të mbahet qëndrim kundër gjuhës diskriminuese ndaj gazetareve gra.

AWEN reagon kundër gjuhës diskriminuese përdorur nga Z. Gjinushi!

LETËR E HAPUR drejtuar: Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Për dijeni:

Lexo edhe:

KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare, kur pritet të nis Kuvendi

Kosovë/ Zyra e BE-së inkurajon partitë politike ta konstituojnë shpejt Kuvendin

Kuvendi i Shqipërisë

Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Nënkomisionit për Çështjet e të Miturve, Barazisë Gjinore, Dhunës në Familje,

Z.Ilir Meta, Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë

Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Avokates së Popullit

Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

Lënda: Organizatat që punojnë për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe barazinë gjinore, kërkojmë të reflektohet dhe të mbahet qëndrim kundër gjuhës diskriminuese ndaj gazetareve gra.

I / E nderuar znj. / Z.,

Si grupim i organizatave të shoqërisë civile që mbrojnë të drejtat e gave dhe në emër të aktivistëve të të drejtave të njeriut kërkojmë të reflektohet dhe të mbahet qëndrim kundër gjuhës diskriminuese ndaj punonjësve të shtypit dhe në mënyrë të veçantë ndaj gazetareve gra.

Duke marrë shkas nga gjuha dhe qëndrimi fyes i përdorur nga Z.Skënder Gjinushi, i sapozgjedhur në detyrën e nderuar të Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ndaj gazetares Enkeleda Mema gjatë një interviste në datën 24 Maj 2019, sjellim në vëmendjen tuaj shqetësimin e thellë që kemi për faktin se qëndrime të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe janë pjesë e gjithë aktualitetit social, politik e kulturor të vendit.

Ajo që na shqetëson më tepër në këtë rast është se kjo gjuhë po përvetësohet edhe nga përfaqësuesit më të lartë të shkencës.

Për këtë arsye ne:

  • I bëjmë thirrje Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të reagojë menjëherë dhe të bëjë përgjegjës Z.Gjinushi për gjuhën e përdorur, me qëllim që kjo gjuhë të mos zërë vend në qarqet e urta të shkencës shqiptare;
  • I bëjmë thirrje Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe organizmave të tjerë që sipas detyrave të tyre të mbajnë qëndrim në bazë të ligjit dhe të veprojnë kundër gjuhës së papranueshme, diskriminuese dhe seksiste të përdorur;

Qëndrime të tilla jo vetëm që janë hapa pas për një vend dhe një shoqëri demokratike, por janë qëndrime diskriminuese dhe në kundërshtim të plotë me Konventat ndërkombëtare dhe legjislacionin kundër diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore.

Sinqerisht,

AWEN – Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri

Gruaja tek Gruaja, Shkodër

Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, Tiranë

Qendra psiko-sociale “Vatra”, Vlorë

Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Tiranë

Forumi i Gruas Elbasan

Shoqata “Agritra-Vizion”, Peshkopi

Shoqata e Grave me Probleme Sociale, Durrës

Shoqata ”Jona”, Sarandë

Shoqata ”Unë Gruaja”, Pogradec

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, Tiranë

Etiketa: akademiagjinushiKuvendi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare, kur pritet të nis Kuvendi

17:15 : 26/08/2025
BOTA

Kosovë/ Zyra e BE-së inkurajon partitë politike ta konstituojnë shpejt Kuvendin

19:14 : 20/08/2025
RAJONI

Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

11:40 : 20/08/2025
RAJONI

Kushtetuesja urdhëron Kuvendin e Kosovës të zgjedhë kryetarin brenda 30 ditësh

16:18 : 18/08/2025
RAJONI

RTK në krizë të thellë financiare: 700 punëtorë mbi dy javë pa paga, paralajmërohen protesta

15:25 : 15/08/2025
RAJONI

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

21:21 : 08/08/2025
Para

Takimi i Ramës me drejtuesit e qarqeve dhe deputetët, zbardhen detajet/ Data e zgjedhjeve…

TË GJITHA

Ishte dëbuar në 2022, shqiptari rikthehet në Itali dhe kapet duke vjedhur

18:10 : 30/08/2025

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, këmbësori në gjendje kritike

17:50 : 30/08/2025

Tragjedi në Prishtinë/ 24-vjeçarja humb jetën pas plagosjes me a*më në poligon

17:34 : 30/08/2025

Moti i keq largon pushuesit, trafik i rënduar në akset Shkodër-Lezhë dhe Lezhë-Milot

17:19 : 30/08/2025

Kuçovë/ Stuhia e fortë shkëput kabujt elektrikë, zjarr përreth Bazës Ajrore të NATO-s

16:57 : 30/08/2025

Trageti turistik maqedonas përfundon pranë brigjeve shqiptare për shkak të stuhisë

16:40 : 30/08/2025

Përmbytje masive në Vlorë pas reshjeve të dendura të shiut, bashkia në gjumë, qyetarët në ujë…

16:39 : 30/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com