• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dikur ishin certifikatat, sot janë kartat e identitetit/ Ja pse mund të shtyhen zgjedhjet e 30 qershorit…

08:35 : 23/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Opozita e bashkuar dhe qeveria ndodhen në pozicione krejt të kundërta lidhur me 30 qershorin, datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Opozita shprehet e vendosur se zgjedhje nuk do të ketë, ndërsa partitë opozitare nuk janë regjistruar si subjekte zgjedhore.

Në anën tjetër, qeveria shprehet e vendosur për të shkuar drejt skenarit të mbajtjes së zgjedhjeve pa pasur kandidatë altarnativë, me përjashtim të disa të pavarurve apo disa të regjistruarve në emër të Bindjes Demokratike.

Në 28 vitet e tranzicionit shqiptar janë disa raste kur palët pas marrëveshjeve të arritura kanë gjetur mënyrat për të shtyrë zgjedhjet.

Lexo edhe:

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

Kjo ka ndodhur që me zgjedhjet e 31 marsit 1991, të parat pluraliste në Shqipëri, që u dekretuan pas lëvizjes studentore në Dhjetor ’90 dhe krijimit të partive opozitare, PD-së, PR-së, PSD-së.

Në 2007-ën, kohë kur ishin dekretuar zgjedhjet lokale, PS e drejtuar nga Edi Rama nuk pranonte të hynte në proces, madje nuk u regjistrua, duke nxjerrë si preteks certifikatat si element shtesë sigurie për zgjedhësit.

Marrëveshja u arrit brenda 24 orësh, pas takimeve të zhvilluara në Presidencë, ku ishin mbledhur drejtues të grupimeve parlamentare me Kreun e Shtetit, si dhe në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ku kryeministri i kohës, Sali Berisha, do të realizonte takimin me liderin historik të socialistëve, Fatos Nano.

Certifikatat në atë kohë, pavarësisht se zinin kryefjalën e kërkesës së opozitës në fakt ishin një shkak për të shtyrë zgjedhjet, për të angazhuar komunitetin ndërkombëtar në një proces negociatash, dhe për të bindur LSI-në e drejtuar nga Meta, që për kohën ishte me një këmbë në opozitë dhe tjetrën në pushtet, që të mbështeste Edi Ramën. Në fakt kjo ndodhi, Rama fitoi kohë, Meta deklaroi mbështetjen ndaj Ramës, dhe u përmbush kushti i certifikatave. Praktikisht ajo që ndodhi në atë kohë ishte një marrje e pushtetit lokal në tavolinë nga opozita e kohës që drejtohej nga kryeministri i sotëm, Edi Rama.

Nëse do të kthehemi 12 vite pas, Rama do të vlerësonte shtyrjen e datës së zgjedhjeve si një hap të rëndësishëm në garantimin e standardeve.

Sot jemi në një situatë të ngjashme, po me ndryshimin që Rama është kryeministër dhe deklaron se nuk ka mundësi të shtyhen zgjedhjet.

Nëse do të linim mënjanë kushtet politike të vendosura nga opozita, dhe nëse do të ndaleshim vetëm në kushtet teknike, edhe sot mund të ngrihet pretendimi i skandencës së 1.4 milionë kartave të identitetit.

Pak më shumë se 1 muaj më parë, qeveria vendosi me një ligj të shtynte afatin e skadimit të kartave të identitetit. Kështu kartat që skandonin në këto muaj, do të kenë afat deri në 31 dhjetor 2019, duke zgjatur në këtë mënyrë formalisht përdorimin e tyre 10 vjeçar. Në fakt kjo shtyrje e afatit të kartave të identitetit nuk bazohet në ndonjë ligj, gjithsesi qeveria arriti të gjente një hapësirë duke e lidhur këtë me procesin e zgjedhjeve.

Pra për të mos penguar qytetarët që të votojnë, qeveria miratoi një ligj, pa referenca ligjore, që të shtyjë afatin e kartave të identitetit.

Nëse sot do të ngrihej dyshimi mbi kartat e identitetit, kjo do të ishte arsye mëse e mjaftueshme që zgjedhjet të shtyheshin, qoftë edhe për çështje teknike.

Sot janë plot 1.4 milionë qytetarë me karta identiteti të skaduara, praktikisht të pavlefshme, shifër kjo pothuajse e njëjtë ose pak më e vogël se numri i votuesve që marrin pjesë në një proces.

Dhe nëse dje Rama ngrinte cështjen e certifikatave, sot fare thjeshtë mund të ngrihet cështja e kartave të skaduara, si preteks për të shtyrë zgjedhjet, njëlloj sikundër në 2007-ën, kur kryeministri i sotëm e gjeti si argument për të fituar 3 muaj kohë.

Etiketa: kartaRamazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
Para

Kapet kokainë dhe heroinë, kush janë të arrestuarit (VIDEO)

TË GJITHA

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në aksin Korçë-Bilisht, arrestohet 38-vjeçari

13:18 : 31/10/2025

Vodhi 1 mln lekë dhe sende me vlerë 20 mijë euro në një banesë, arrestohet autori/ EMRI

13:13 : 31/10/2025

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

13:13 : 31/10/2025

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

12:43 : 31/10/2025

Ndërpritet seanca në Kushtetuese për Erion Veliaj, ja kur do të rinisë

12:41 : 31/10/2025

Bashkia Kamëz merr vendimin! Rritet çmimi i transportit publik për linjën Kamëz–Tiranë

12:28 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com