Drejtor i “Rilindjes” në garë për kryebashkiak/ Kush është kandidati i Ramës, pjesë e “dosjes 184”

Nga Basir Çollaku

Dionis Imeraj, është pjesë e dosjes 184 të zgjedhjeve të 11 shtatorit 2016, masakrës elektorale në Peshkopi, ku u shpall fitues Muharrem Rama, tashmë kandidat për t’i zënë vendin. Kursin elektoral e kanë bërë. Janë afro 20 CD të kësaj dosje me plot orë përgjime të aktorëve politikë, për skemën se si i kanë blerë votat në Dibër.

Ka mjaftuar shkujdesja dhe urdhëri politik ndaj prokurorisë, dhe ajo do të bënte të pamundurën, indiferenten, linte tërësisht në harresë zbardhjen e materialeve, transkriptimin, e më pas kryerjen e veprimeve të tjera hetimore. Një nga personat që del në fashikujt e kësaj dosje, është dhe Dionis Imeraj, aso kohe, drejtor i Zyrës Rajonale të Tatimeve. Dhe sigurisht pesha elektorale e tatimeve, ka qenë prezent te sipërmarrja dhe bizneset, të cilët gjithnjë ndjejnë dorën zgjedhore të qeverisë, për ta konvertuar në qëndrim pro pushtetit në kutitë e votimit.

Tre ditët para të dielës së votimit , 9, 10, 11, shtator, kanë qenë një sulm financiar, presioni, spiunazh parcelash me hashash, betime fetare, pagesa pa mbarim, duke kapërcyer numrin e votave të grumbulluara në këtë formë, tej çdo lloj parashikimi. Realizmi i “planit” dhe “objektivave” ashtu siç e kishte emërtuar kryeminsitri Edi Rama aksionin, u mundësua. Sigurisht pjesë në këtë skemë kanë qenë të gjithë drejtorët e administratës, bisedat e të cilëve janë nëpër faqet e dosjes. Ata kujdesen të plotësojnë porositë, të mos lënë njeri pa paguar, kur është rasti për t’i marrë votën. Tatimet, doganat, arsimi, policia, shëndetësia, rrugët, sigurimeve shoqërore, Hipotekës, Aluizni, çdo drejtori pushteti në varësi vendore dhe qëndrore, është në këtë aksion manipulimi, tashmë objekt hetimi.

Nuk kanë munguar ministra e deputetë nga Tiranë, kujdestarë të këtij spastrimi elektoral në Peshkopi më 11 shtator 2016. Po bëhen gati tre vite që mbi 20 CD me biseda dallaveresh zgjedhore ku janë pushtetarë politikanë, drejtorë, qëndron diku në një sirtar të pluhurosur, duke pritur zgjedhjet e rradhës, e zbatuar ndoshta sërish të njëjtën skemë kriminale. Ka shërbyer ndoshta ky rezultat zgjedhor që Dionis Imeraj, aso kohe Drejtor i Tatim- Taksave në qytetitn e Peshkopisë, të gradohet më vonë në Drejtorinë e Tatimeve Tiranë.
Në mesazhin e tij pas zyrtraizimit të emrit si kandidat për Dibrën, Imeraj u përcjell mesazh bashkëqytetarëve të tij duke thënë ndër të tjera se “Me ju në krah, bashkëqytetarët e mi të dashur, hap pas hapi do të bëjmë realitet ëndrrat e dibranëve, pa dallim… Bashkë do ja dalim!..” Duke harruar ndoshta se në 2016 në shtator përkrah kishte të tjerë aktorë të cilët janë objekt hetimi ende të padërguar në gjykatë. Ndoshta Prokuroria do të ketë mjaftueshëm kohë të zbardhë materialet dhe ashtu si të gjithë personat e përmendur nëpër përgjime të thërrasë për të dëshmuar drejtorët e djeshëm dhe kandidatin e sotëm socialist. Në këtë dosje është edhe kryetelefonata e kryeministrit Edi Rama, më 11 shtator 2016 në orët e darkës kur sapo kishte mbaruar votimi, ende pa u numëruar asnjë votë. Ai i ka telefonuar shefit të shtabit socialist të fushatës në Peshkopi. Pas përshëndetjeve biseda është thuajse njëkalimshe…

LEXO EDHE  Berisha më kompesoi financiarisht, Edi më grabiti pronën/ Rrëfehet kushëriri i Ramës

Rama ka thënë: Alo… a u realizuan të gjitha objektivat ashtu siç e kishim lënë, siç kishim rënë dakord?

Vartësi politik administrativ dhe elektoral i është përgjigjur Kryeministrit:
Po, po shef, gjithçka është ok, ashtu siç kishim rënë dakord, janë realizuar të gjitha…

Ka shumë copëza përgjimesh ku thuhet:
… Dëgjo kemi edhe kaq votues të tjerë këtu që mund t’i kemi… si t’ia bëjmë…
jepi (paguaj)… vinte përgjigja nga qendra elektorale e blerjes…

Dosja 184 është dosja etalon e krimit elektoral në të cilën është e përfshirë mazhoranca. Ky ishte eksperimenti në zgjedhjet lokale në Dibër, i transferuar në ato parlamentare në vitin 2017.

/Shijak TV/

Lexo edhe:

*Kandidati i PS në Berat, “hajduti” i doktoraturave që u gradua nga Rama

*“Kllouni” që doli pro shembjes së Teatrit, kandidat i PS në Bashkinë Kolonjë

*FOTO/ Nga Inspektor në KQZ te prefekt, kush është kandidati i Rilindjes për Elbasanin…

*Prapaskenat/ Kandidatura e Dakos, si sfidoi emrat e mbështetur nga Rama e Koka…

*Ish-drejtor në qeverisjen e PD/ I përzgjedhuri i Ulsiut, kandidati i Rilindjes për Shkodrën…

*Nga akuzat e ministrave të PS te heqja nga grupi i miqësisë me SHBA/ Ja kandidati i Rilindjes për Lezhën