Kreu i opozitës Lulzim Basha, ndërsa po fliste me emra dhe mbiemra për kriminelët që Rilindasit po fusin në listat e kandidatëve për kryetar bashkie, tha se nuk pret që këtë gjë ta bëjnë mediat e paguara nga qeveria.
Basha theksoi se nuk pret që media si Report tv, ku pronari i saj dihet që është një njeri i lidhur ngushtë me Ramën, të hetoj për kandidatë që do të garojë Rilindja në zgjedhje.
Ndërkohë theksoi se media grykëmbyllura duhet të shikojnë mirë arkivat, dhe mos i këkrojnë atij të tregojë kush janë kriminelët, ë cilët ai prej 5 vitesh i denoncon çdo ditë.
‘Pse duhet të bëj komente unë për atë?! Nuk kam asnjë koment, shkoni pyesni atë. Çfarë është tek kriminelet, përdhunuesit, vrasësit dhe trafikantet që ka kandiduar Edi Rama dhe bashkimet e tij profesionale (i referohet Bindjes Demokratike). Kështu thuaji atij që ta jep pyetjen në kufje *iu drejtua gazetares së Report Tv, e cila e pyeti për Bedri hoxhën). Ymer Lala është kriminel, Bedri Hoxha është ish deputetet I PD dhe në mënyrë absolute I bëj thirrje çdo demokrati të Matit të braktisë çdo përpjekje të tyre, sepse, çdo motiv që mund të ketë ai, që nuk ëhstë konsultuar me Partinë Demokratike, kthehet në një fasadë të Juntës së krimit. Kaq ë thjeshtë është. Nuk ka e nuk do të ketë asnjë mbështetje. Por nuk është problemi Bedri Hoxha. Problemi është media grykëmbyllur që më kërkojnë mua prova për kriminelët që kam 5 vjet që i denoncoj. Unë nuk pres nga report tv ta bëjë një gjë të tillë. Prandaj këtyre mediave u bej thirrje të shikojnë arkivat. Dhe nëse ju pengojnë të shikoni arkivat, na informoni që të denoncojmë me emër dhe mbiemër ata që ju pengojnë të shikoni arkivat. Unë e di se edhe ju nuk e keni të lehtë’, deklaroi Basah.