• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Nga Inspektor në KQZ te prefekt, kush është kandidati i Rilindjes për Elbasanin…

09:45 : 13/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gledian Llatja, një emër anonim deri para pak muajsh, kur iu besua detyra e Prefektit të Elbasanit, është i përzgjedhuri i socialistëve për kandidat si kryebashkiak.

Llatja, pa një eksperiencë të spikatur politike, me një profil të ulët, u shpall si kandidatura në mesin e muajit Janar, atëherë kur Edi Rama vendosi ta emërojë Prefekt të Elbasanit.

Emri i tij, sipas burimeve nga PS, është përzgjedhur nga kryebashkiaku aktual, Qazim Sejdini dhe deputetja Evis Kushi, që duket se kanë dhënë suportin maksimal për 38-vjeçarin. Por një suport të lartë, ai ka pasur edhe nga ish-ministri Damian Gjiknuri.

Madje aq i fortë ka qenë suporti për të, sa përballë kandidaturës së tij nuk ka garuar asnjë kandidat tjetër.

Lexo edhe:

Shisnin drogë në qytet, arrestohen katër persona në Elbasan, dy në kërkim

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga autori

Ajo që bie në sy në CV e Llatjas është fakti se përgjatë kohës së qeverisjes së PD-së, nga 2005 në 2013, ai ka mbajtur pozicionin e inspektorit në KQZ, ndërsa posti më i lartë që ka pasur në administratën e Rilindjes, ishte ai drejtorit të kabinetit të ministrit të Infrastrukturës, në tetor 2017.

Më parë ai ka mbajtur pozicionin e drejtuesit në Drejtorinë Juridike pranë AKBN.

Duket se një nga shkaqet që socialistët kanë përzgjedhur një kandidat me profil të ulët politik është fakti se mund të komandohet më lehtë, por edhe nuk do të mund të ndikojë në balancat mes vetë mazhorancës në këtë qark.

Në kushtet kur në zgjedhjet e 30 qershorit, mungon një kandidat nga opozitare zyrtare dhe reale, PD, LSI dhe aleatët e tyre, duket se Rilindja ka pasur komoditetin për të përzgjedhur emrin e Llatjas, pavarësisht se në rradhët e socialistëve të Elbasanit është krejtësisht i panjohur.

Kush është Gledian Llatja

Gledian Llatja, ka lindur në qytetin e Elbasanit në 31.03.1981. Ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme Dhaskal Todri, po në Elbasan, në vitin 1999.

Në vitin 2003 diplomohet për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2004 merr titullin Avokat.

Në vitin 2009 diplomohet në Master për Administrim Publik në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës, me programin e Universitetit të Nebraskës, Sh.B.A. Po këtë vit diplomohet në degën Financë pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Elbasanit.

Nga viti 2015 është doktorant pranë Institutit të Studimeve Evropiane.

Karrierën si Jurist e ka filluar në vitin 2003 si ndihmës inspektor (me kohë të pjesshme) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në tetor 2003 deri në vitin 2005 punësohet si jurist pranë Drejtorisë Juridike në Ministrisë e Mbrojtjes.

Nga viti 2005 deri në vitin 2013 punësohet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në detyrën e Inspektorit.

Në janar të vitit 2014 punon në pozicion e Përgjegjësit të Sektorit të Kontratave pranë Drejtorisë Juridike në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Nga marsi 2014 deri në shtator të 2017 kryen detyrën e drejtuesit në Drejtorinë Juridike pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Gjatë kësaj kohe, për një periudhë disa mujore, ka mbajtur edhe pozicion e Zëvendës Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë.

Nga tetori 2017 është emëruar Drejtor Kabineti pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Nga mesi i janarit 2019-të iu besua detyra e prefektit të qarkut Elbasan, duke zëvëndësuar në këtë detyre gjeneralin Maksim Malaj.

 

 

Etiketa: elbasankandidatllatja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shisnin drogë në qytet, arrestohen katër persona në Elbasan, dy në kërkim

16:09 : 04/11/2025
AKTUALITET

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga autori

14:03 : 28/10/2025
AKTUALITET

U përfshi në aksident rrugor 3 ditë më parë, humb jetën 22-vjeçari në Elbasan

10:59 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ndalohen tre policë në Elbasan, kishin kthyer lokalin në qendër bastesh

16:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
Para

Kokainë, pasuri dhe pushtet/ Kush është boss-i shqiptar që u kap në Madrid

TË GJITHA

Zjarr në një fabrikë parfumesh në Turqi, shënohen 6 viktima

18:01 : 08/11/2025

Një kontrabandist në krye të Antikontrabandës së Gazhelit

17:50 : 08/11/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Shiten të gjitha biletat e sfidës Andorrë-Shqipëri

17:38 : 08/11/2025

Makina përplaset me motorin në Shkodër, plagoset një 19-vjeçar

17:33 : 08/11/2025

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës, 6 të vdekur. Zelensky: SHBA të reagojë

17:19 : 08/11/2025

VIDEO/ Moti i keq në vend, stuhi breshëri në Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas

17:03 : 08/11/2025

Ndërron jetë dirigjenti i njohur italian Giuseppe Vessicchio! Maestroja i Sanremos

16:55 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com