Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në kryqëzimin e Gjadrit në Lezhë, ku një automjet ka përplasur një motor.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë dy personat që ishin duke udhëtuar me motor. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po hetojnë ngjarjen, ndërsa dy të plagosurit janë nisur menjëherë për në spital.













