• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Apeli i SHBA: Mbështesni gazetarët, janë shënjestra të kërcënimeve dhe dhunës…

16:58 : 03/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada Amerikane në Tiranë përcolli një mesazh për klasën politike në vend, duke kujtuar se ata duhet të punojnë për të forcuar lirinë e fjalës.

Ambasada Amerikane në vendin tonë shprehet se kjo është një ditë reflektimi për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit.

Njoftimi i Ambadadës Amerikane:

| Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shërben si një kujtesë për qeveritë dhe politikanët që të bëjnë punën e tyre për të forcuar lirinë e fjalës. Është gjithashtu edhe një ditë reflektimi për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit.

Në të njëjtën kohë, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një ditë për të mbështetur mediat dhe gazetarët që janë shënjestra të censurës, kërcënimeve dhe dhunës. Ky Studim mbi Profesionistët e Medias, i kryer nga IDRA, nënvizon këto çështje të rëndësishme.

Lexo edhe:

Nga pronësia e TV te “drejtuesit politik” të AMA dhe RTSH/ Raporti i KE “nxin” Shqipërinë për lirinë e medias

Udhëtim në SHBA me qëllim për të lindur fëmijë? Ambasada amerikane del me një paralajmërim

Studimi i plotë

Panorama e Medias në Shqipëri- studim mbi profesionistët e medias

U prezantuan sot në ambientet e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, gjetjet e studimit “Panoramën e Medias në Shqipëri”. Studimi me profesionistët e medias u realizua nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Të pranishëm në eventin e prezantimit ishin: Z. Brian Beckman, Shef i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Z. Auron Pashaj, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) Z. Mark Marku, Shef i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Z. Lutfi Dervishi, Ekspert i Medias si dhe Znj. Lorena Zajmi, Menaxhere Projektesh & Hulumtuese pranë Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA).

Rekomandimet për adresimin e çështjeve problematike të evidentuara

Në fjalën e tij,  z. Brian Beckman, Shef i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, nënvizoi se “Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë lirinë e shtypit si përbërës kyç të qeverisjes Demokratike. Shoqëritë demokratike nuk janë të pagabueshme, por ato japin llogari dhe shkëmbimi i ideve qëndron në themel të qeverisjes që jep llogari. Media promovon debat aktiv, ofron raportim investigative, si dhe shërben si forum për të shprehur pikëpamje të ndryshme, sidomos në emër të atyre që janë të margjinalizuar në shoqëri.” Me tej, z. Beckman u shprreh “Sot, në Ditën e Lirisë së Shtypit, ju sfidoj të kërkoni dhe tregoni të vërtetën. Mund t’i jepni formë të ardhmes së Shqipërisë. Nëse zgjidhni të flisni të vërtetën, ne të na keni në krah.”

Raporti “Panorama e Medias në Shqipëri” ofron një kuptim më të mirë të panoramës së medias në Shqipëri, politikave kombëtare të mediave, kuadrit ligjor dhe autoritetit rregullator. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar eksplorimit të mjedisit mediatik në përgjithësi, si dhe sfidat me të cilat përballen profesionistët e medias sot, përfshirë: pavarësinë editoriale; ndikimin e politikës dhe biznesit në linjën editoriale të gazetarëve; sigurinë e vendit të punës për punonjësit e medias; trajtimin dhe vërtetësinë e lajmeve; dhe profesionalizmin e gazetarëve dhe lirisë së mediave në Shqipëri në veçanti.

Si më poshtë renditen 3 prej gjetjeve më kryesore të hulumtimit:

Rreth 17% e profesionistëve të medias deklarojnë se nuk kanë një kontratë pune ose marrëveshje punësimi me median ku punojnë. Kjo shifër shkon deri në 31% (pa një kontratë) kur fokusohesh te të anketuarit e punësuar në mediat jashtë Tiranës. Edhe mes atyre që deklarojnë se kanë një kontratë, rreth 30% e tyre thonë se nuk ndihen “të mbrojtur” nga kontrata e tyre.

Vetë-censura është shumë e zakonshme në mesin e profesionistëve të mediave shqiptare. Të anketuarit mendojnë se ose “pothuajse të gjithë mediat censurojnë vetveten” (41%) ose se “disa media vetë-censurohen” (36%). Lajmet “pezullohen” ose “shtyhen” për shkak të: i) presionit të qeverisë, ii) presionit të partive politike dhe iii) presionit të biznesit.

Rezultate alarmuese vërehen kur të anketuarit pyeten nëse ata mendojnë se “gazetarët abuzohen verbalisht ose psikologjikisht kur kryejnë detyrën e tyre”. Kombinuar, shumica dërrmuese mendon se gazetarët abuzohen verbalisht apo psikologjikisht ‘deri diku” (66%), apo ‘plotësisht’ (19%). Për më tepër, rreth 1 në 3 të anketuar deklaron se ai / ajo vetë është kërcënuar verbalisht apo fizikisht gjatë kryerjes së punës së tyre.

Ky është studim i parë i realizuar në Shqipëri i cili krijon një diagnozë të detajuar të klimës mediatike në vend.  Pjesë e këtij studimi kanë qënë mbi 800 profesionistë të medias nga të gjitha tipologjitë e gazetarise.

Etiketa: ambasadambeshtetjemedia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga pronësia e TV te “drejtuesit politik” të AMA dhe RTSH/ Raporti i KE “nxin” Shqipërinë për lirinë e medias

08:27 : 09/07/2025
AKTUALITET

Udhëtim në SHBA me qëllim për të lindur fëmijë? Ambasada amerikane del me një paralajmërim

17:43 : 02/07/2025
BOTA

Britania e Madhe tërheq stafin e ambasadës nga Irani

17:38 : 20/06/2025
BOTA

Konflikti me Iranin, SHBA nis evakuimin e amerikanëve nga Izraeli

18:34 : 18/06/2025
AKTUALITET

BE kërkon “reforma tërësore” për median në Shqipëri

17:40 : 18/06/2025
Lajmet e Dites

Sulmi ndaj Iranit, Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën

14:55 : 13/06/2025
Para

“Nuk jemi komod ndaj Tiranës”, Shehi: Jemi të fokusuar vetëm te skuadra jonë

TË GJITHA

Daja i Shabanit nuk heq dorë nga mandati, letër Celibashit: Dua të ushtroj funksionin e deputetit

16:19 : 16/07/2025

Futbolli bën tifoz Trump-in/ Presidenti hap debat në SHBA: Nuk duhet ta quajmë më “Soccer”!

16:19 : 16/07/2025

Përplasen dy mjete në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 2 persona

16:18 : 16/07/2025

“Vetëm një vëlla kisha”/ Motra e Renis Dobrës bën postimin prekës: Plagë që s’mbyllet kurrë (VIDEO)

16:14 : 16/07/2025

U “shpartallua” në turin e parë të Champions, Egnatia sonte mëson rivalin e Ligës së Konferencës

16:06 : 16/07/2025

E mbajti të fshehtë/ Zyrtares së KPP i vjedhin 200 mijë euro në banesë dhe i marrin peng vëllain (EMRI)

16:06 : 16/07/2025

10 vite te Real Madrid dhe 23 trofe të fituar, Lucas Vasquez largohet nga “Los Blancos”

15:51 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com