• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E pate si kapitulloi Presidenti…

21:12 : 30/04/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Spartak Ngjela përmes një komenti në rrjet analizon atë që ndodhi në Samitin e Berlinit, ndërsa shkruan se presidenti serb kishte kapitulluar.

“E patë dje presidentin serb të kapitulluar pas samitit të Berlinit.

Por, ai sërish tha: “ne do të qëndrojmë”

Njëlloj si psikologjia e Milosheviçit.

Kur Ollbruk i tha Milosheviçit në vitin 1999 se “ti do bombardohesh”, ky as që pyeti fare dhe qëndroi si stoik, i bindur që asgjë nuk mund t’i bënin dot. Dhe, a e dini se çfarë i kërkoi presidenti Klinton atëherë: autonomi të gjerë të Kosovës, sipas Kushtetutës së vitit 1974”, shkruan Ngjela.

Lexo edhe:

Vuçiç: Nuk ka vonesa e as falsifikim për projektin e Kushnerit në Beograd

Vuçiç, Osmani, Begaj, Rama e von der Leyen në një foto, simbolika e fortë nga Tirana

Komenti i Spartak Ngjelës

E shihni se si operon politika serbe sot në lidhje me Kosovën?

E patë dje presidentin serb të kapitulluar pas samitit të Berlinit.

Por, ai sërish tha: “ne do të qëndrojmë”

Njëlloj si psikologjia e Milosheviçit.

Kur Ollbruk i tha Milosheviçit në vitin 1999 se “ti do bombardohesh”, ky as që pyeti fare dhe qëndroi si stoik, i bindur që asgjë nuk mund t’i bënin dot. Dhe, a e dini se çfarë i kërkoi presidenti Klinton atëherë: autonomi të gjerë të Kosovës, sipas Kushtetutës së vitit 1974.

Por, nuk u tërhoq Milosheviçi, se e dinte veten shumë të fortë ushtarakisht, madje kishte edhe mendimin se fitonte çdo luftë.

Në fakt nuk ishte vetëm Milosheviçi që nuk besonte te bombardimet, por as kryeministri grek Simitis. Ky iu thosh filogrekëve të Partisë Socialiste: “janë fjalë, kurrë nuk mund të bombardohet Jugosllsvia”. Por, mbasi filluan bombardimet, u tremben të gjithë fqinjët pushtues tokash shqiptare.

l.

Jo! Bërtiti atëherë Milosheviçi.

Dhe sapo filluan bombardimet, deklaroi: “ne kurrë nuk do të thyhemi”. Mendoi të krijonte një Vietnam të ri për Amerikën. Por shpejt kapitulloi me turp, pasi kishte kryer pastrim etnik dhe krime barbare në Kosovë.

Humbi dhe iku me gjithë lavdinë false që kishte krijuar në mendje.

Ky i sotmi, presidenti Vuçiç, është krejt i njëjti. “Nuk mposhtemi”, tha dje, ashtu siç kishte thënë dhe Milosheviçi. Është njëlloj me psikikën e Milosheviçit, me një ndryshim: Milosheviçi kishte delir skizofrenik për forcë ushtarake, kurse ky i riu ka delir për politikë sorrollatëse, sa të lodhe Perëndimin, kur nuk ka asgjë në dorë.

Në fakt kjo është e njëjta psikologji dyqindvjeçare, sepse vetë Serbia është një investim ruso-francez i gjithi në falsitet. Serbia ishte një bërthamë e vogël si principatë e vogël rreth Beogradit, e cila pushtoi gjashtë herë territorin e principatës së vet dhe u zgjerua me territoret shqiptare nga Nishi e deri në Prishtinë. Terror dhe genocid antishqiptar është historia e tyre, e cila, pas 200 vjetësh erdhi e volli dhe e nxori jashtë gjithë vrerin e saj shekullor me Milosheviçin, derisa humbi përfundimisht.

Por presidenti aktual i Serbisë, në fakt, ka qenë ministër i Milosheviçit kur ky kapitulloi në vitin 1999. Prandaj, sigurisht që, edhe Vuçiç nuk del dot nga psikoza reaktive e Milosheviçit, sepse edhe ky është brenda psikozës së tij reaktive, me tezën se “pa Kosovën Serbia humbet historinë e saj; dhe s’ka Serbi”.

ll.

Por dje e panë të gjithë se Vuçiç ishte sikur po shkonte drejt fundit të vet. Njëlloj si Milosheviçi, dhe po kuptohet sak se krejt i njëjtë me të është edhe ky. Kokëngjeshur që nuk kupton historinë, sepse është pjesë nga i njëjti vrer. Duan të rimarrin territoret e dikurshme të Kosovës dhe sillen vërdallë për të fituar kohë me ëndërrimin e tyre pathologjik të racës serbe. Vazhdojnë me propagandë të ethëshme banale kundër shqiptarëve, dhe e heqin veten si mbrojtës të krishtërimit kundër turqve.

 

Ku ka turq në Shqipëri, zotërinj! Feja nuk është kombësi. Kurse për krishtërimin e saj, politika serbe gënjen. E dini se çfarë janë priftërinjtë e kishës serbe? Oficerë dhe ushtarakë të shërbimit. Kjo është historia e saj. Ku ka Krisht që pranon krimet e tyre monstruoze!

Po mirë, këta “kristianë të devotshëm”, që kanë qenë në mesjetë aleatë besnikë me Stambollin osman, e dinë mirë historinë?

E dinë, por bëjnë sikur nuk ka ndodhur. Vetë hiqen sikur po mbrojnë krishtërimin nga islami shqiptar, por këtu brenda, me veglat e tyre duan t’u mbushin mendjen shqiptarëve se Skënderbeu ka luftuar për fe dhe jo për atdhe, për të sjellë rrëzimin e historisë së lavdisë shqiptare të luftrave kastriotiane, kur këta vetë ishin aleatë me Stambollin. E kuptoni vobegtësinë e mendjes barbarë se ku të çon?

Por…

Histori është edhe kjo:

Në vitin 1924 shqiptarët sollën në pushtet si kryeministër një peshkopi kristian ortodoks, Fan Nolin. Me një qeveri më bazë ortodoso-katolike. E dini se çfarë ndodhi?

Kryeministri serb Pashiç, me ushtri, e rrëzoi me dhunë një peshkop të krishterë dhe solli në pushtet një ish pasha turk, Ahmet Zogun. E kuptoni tani që ata nuk kanë fe, por janë historikisht një detashment ushtarak i mbytur deri në grykë me krime? A e dini që ato manastire të Kosovës që po shtiren sikur i mbrojnë, janë manastire të krishtërimit shqiptar kur këta vetë, serbët, kanë qenë stepave si paganë; por që i kanë marrë me dhunë, pas islamizmit të Kosovës dhe me ndihmën e Sulltanit? Do t’i dëgjoni. Mos u mërzisni. Prisni dhe pak.

Por kot e kanë. Askush nuk i beson më në përrallat e tyre anti shqiptare, dhe kot shpenzojnë miliona, asgjë nuk iu bëjnë dot. Por, njëlloj si edhe politika ruse, kanë shumë shpresë te korrupsioni shqiptar. Edhe këtu kot lodhen. Beogradi politik e pa shumë mirë në Berlin dje si u varros përfundimisht çështja e ndërrimit të territoreve, dhe se si u fundos përfundimisht politika Vuçiç, Thaçi, Rama për ndërrimin e territoreve.

Por, edhe pse, aq i vrarë sa u duk kur doli dje nga takimi me kancelaren Merkel, ende ka shpresë ky president se mund të vijojë të ecë në falsitet?

Etiketa: ngjelasamiti i berlinitVucic

Lajme të lidhura

BOTA

Vuçiç: Nuk ka vonesa e as falsifikim për projektin e Kushnerit në Beograd

14:57 : 16/05/2025
AKTUALITET

Vuçiç, Osmani, Begaj, Rama e von der Leyen në një foto, simbolika e fortë nga Tirana

22:17 : 15/05/2025
BOTA

Vizita e Vuçiç në Moskë, Gjuriç: Nuk do të ketë sanksione nga BE

15:56 : 10/05/2025
RAJONI

Vuçiç në Rusi/ Reagon BE: Presidenti serb të përmbahet nga legjitimimi i agresionit të Putinit ndaj Ukrainës

21:27 : 08/05/2025
BOTA

Vizita e Vuçiç në Rusi, BE: Të përmbahet nga legjitimimi i agresionit të Putinit ndaj Ukrainës

20:36 : 08/05/2025
RAJONI

Midis Trumpit dhe Putinit – dështimet e Vuçiçit

08:27 : 07/05/2025
Para

Ironia e fortë e ish-Ministrit: Rama e ndriti me Shqipërinë, i ngeli t’i japë mend Kosovës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Erion Dasho: Qeveria po e përdor integrimin si fasadë për propagandë

17:04 : 16/05/2025

Zelensky bisedë telefonike me Trump nga Tirana, ja çfarë u diskutua

16:57 : 16/05/2025

Futbolli në zi! Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur afrikan, i shënoi golin e famshëm Anglisë

16:57 : 16/05/2025

Gjyshja e autorit të plagosjes në Maliq tregon konfliktin mes adoleshentëve: Shyqyr…

16:51 : 16/05/2025

I biri plagosi me thikë të miturin, flet nëna e 14-vjeçarit: Në shtëpi erdhi me policinë

16:47 : 16/05/2025

Berisha mesazh Ramës para protestës: Në Europë nuk shkon me zgjedhje farsë dhe narko-shtet

16:44 : 16/05/2025

Protesta e PD/ Efektivë policie pranë Ministrisë së Drejtësisë, vendoset gardh metalik

16:32 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com