• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta të mëdha dhe krizë politike/ Guardian: Stuhia përfundon me dorëheqjen e Ramës…

18:30 : 29/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gadishulli i Ballkanit njihet si “fuçia e barutit” të kontinentit evropian. Në Shqipëri, kjo “fuçi baruti” duket se shpërthen shumë shpesh për shkak të konflikteve të shpeshta politike.

Për çdo vëzhgues të huaj, kriza e vazhdueshme politike në këtë vend duket absurde, por për popullin shqiptar është një realitet i ashpër që i prek ato nga pikëpamja shoqërore, ekonomikisht, si dhe rrezikon integrimin evropian të vendit në BE.

Çka po ndodh në Shqipëri? Pse ‘fuçia e barutit’ ka shpërthyer sërisht, dhe pse, shqiptarët janë të frikësuar se ky konflikt politik mund të përshkallëzohet në një konflikt civil?

Gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, të tre partitë kryesore arritën këto rezultate:

Partia Socialiste e Shqipërisë – 764,791 vota – 48,34% – 74 vende

Lexo edhe:

Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

Murtaja e bagëtive/ Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga e gjithë Shqipëria

Partia Demokratike e Shqipërisë – 456,481 vota – 28,85% – 43 vende

Lëvizja Socialiste për Integrim – 225,975 vota – 14,28% – 19 vende

Partia Socialiste siguroi vende të mjaftueshme për të sunduar si shumicë në qeveri. Por procesi zgjedhor u kundërshtua kohët e fundit nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrimin për shkak të ekspozimit të dosjeve hetimore 339 dhe 184 në të cilat ministrat, kryetarët dhe figurat e tjera kryesore të Partisë Socialiste u përfshinë në bashkëpunimin me krimin e organizuar për të frikësuar votuesit dhe për të manipuluar rezultatet.

Ndërsa po afroheshin zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, partitë e opozitës i tërhoqën mandatet e tyre nga parlamenti, pra 60 nga 140 vende, duke e lënë shumicën (PS) të ulet dhe të sundojë vetëm në parlament. Dy partitë opozitare, që përfaqësojnë 43% të votuesve janë tashmë jashtë parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama, reagimi i shpejtë i të cilit nuk ka të bëjë me dorëheqjen, as bisedimet, por zëvendësimin e vendeve parlamentare me kandidatë të pavarur të cilët nxituan të shfrytëzojnë një mundësi e tillë, duke krijuar opozitën e re të projektuar nga vetë kryeministri.

Përkundër shtimit të deputetëve të rinj, Parlamenti shqiptar ende nuk është në kapacitetin e tij të plotë, sepse ka shumë vende të lira, një fakt që ngre ligjërisht shumë çështje kushtetuese.

Përveç kësaj, për të shmangur dështimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale, Rama po inkurajon dhe mbështet, madje edhe ngritjen e partive të vogla, për t’u regjistruar në Kolegjin Zgjedhor. Me një manovër të tillë, pa opozitën, PS do të sigurojë fitimin e çdo bashkie në vend.

Me qeverinë qendrore dhe lokale nën kontroll të plotë, dhe një parlament nën sundimin e tij, kryeministri Rama mund të gëzonte gjithashtu atributet e një monarkie të lashtë.

Prandaj, gjatë javëve të fundit, mijëra njerëz u tubuan në rrugët e Tiranës, veçanërisht para kryeministrisë dhe parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës si zgjidhja e vetme e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Gjatë mandatit të parë të kryeministrit Edi Rama, Shqipëria ka marrë raporte të shpeshta negative nga Departamenti i Shtetit dhe disa institucione të huaja në lidhje me nivelin e lartë të korrupsionit, krimit të organizuar, kultivimit të kanabisit dhe kontrabandimit të barnave të rënda. Mediat botërore kanë ngritur shumë paralajmërime rreth kultivimit të kanabisit. Policia e Shtetit thuhet se është përfshirë në aktivitete të tilla dhe deri në këtë moment disa drejtues lokalë të policisë janë arratisur, ndërsa janë shpallur në kërkim nga autoritetet.

Në vitin 2016 një raport italian dhe gjerman tregoi se në të gjithë vendin kishte 363 fusha të kanabisit. Ky raport u mbajt sekret nga qeveria dhe kur u ekspozua nga disa media të pavarura u mohua.

Megjithatë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri u nis nën hetim, i akuzuar për trafik droge dhe bashkëpunim me krimin e organizuar. Të ardhurat financiare nga aktiviteti i kanabisit u vlerësuan në 5 miliard euro, gjysma e PBB-së së vendit. Partitë e opozitës pohuan se këto para u përdorën për të siguruar fitore në zgjedhjet parlamentare, si dhe pastrim parash. Ishte kjo përvojë e hidhur e kaluar që detyroi partitë opozitare të ndërmarrin vendimin radikal të bojkotimit të parlamentit dhe sabotimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Shqipëria duket se po shkon drejt një konflikti civil. Në qershor, Komisioni Europian pritet të refuzojë edhe një herë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kjo do të jetë një lëndë djegëse shtesë për situatën aktuale.

Institucionet ndërkombëtare po vëzhgojnë me durim, duke pritur që stuhia politike shqiptare të pushojë.

Një stuhi që duket se përfundon vetëm me dorëheqjen e një njeriu: Kryeministrit shqiptar, Edi Rama. /Boldnews.al/

Etiketa: guardiankrizaShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

15:20 : 13/06/2025
AKTUALITET

Murtaja e bagëtive/ Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga e gjithë Shqipëria

20:36 : 11/06/2025
AKTUALITET

“Blindohet” Rinasi/ Momenti kur mbërrin nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit, publikohet VIDEO-ja

17:55 : 11/06/2025
AKTUALITET

Rasti i parë në Shqipëri! Një 30-vjeçar rezulton i infektuar me lijën e majmunit

15:28 : 11/06/2025
AKTUALITET

Emigrantët nuk po sjellin më para, kanë krijuar një jetë të re në shtetin ku banojnë

08:03 : 11/06/2025
SPORT

Transferta ndaj Letonisë, zbulohet sa tifozë kuqezi do të jenë në stadium

16:04 : 10/06/2025
Para

FOTO/ Kimi publikohen foto nga plazhi, na "çmend" të gjithëve me format bombastike

TË GJITHA

Shtohen fëmijët alergjik në Shqipëri, mjekja: Mos u vetëmjekoni

18:22 : 13/06/2025

Bledi Shkëmbi: Nuk është çudi që të largohem nga Tirana

18:05 : 13/06/2025

Komandanti i ushtrisë iraniane kërcënon Izraelin: Do hapim portat e ferrit për regjimin fëmijë-vrasës

18:04 : 13/06/2025

Oferta zyrtare ka mbërritur, Real Madrid tenton sulmuesin që shënoi 21 gola sezonalë

18:01 : 13/06/2025

Shqiptari godet me thikë maqedonasin në Itali, i plagosuri në gjendje të rëndë – DETAJE

17:59 : 13/06/2025

Bulqizë/ Makina merr flakë gjatë ecjes, shpëton shoferi dhe pasagjerët

17:47 : 13/06/2025

Bayern Munich ka një premtim për tifozët: Po vjen një lojtar i jashtëzakonshëm!

17:43 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com