• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Radikalizim të protestave, bllokim aksesh dhe… / Ja çfarë strategjie iu propozua Bashës nga kryetarët

13:00 : 22/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kreu demokrat Lulzim Basha ka mbledhur sot Këshillin e Kryetarëve ku është diskutuar mbi aksionin opozitar dhe protestën e rradhës kombëtare të opozitës. Në mbledhje është vendosur që protesta e rradhës të mbahet në orën 18:30 të 11 majit, ndërkohë që Boldneës.al ka mësuar mbi debatet që kanë shoqëruar takimin.

Mësohet nga burime të PD-së se gjatë mbledhjes drejtues të degëve kanë kërkuar një radikalizim të lëvizjes opozitare, ndërsa kanë propozuar bllokim të akseve rrugore kryesore në Tiranë.

Kështu është propozuar që protestuesit të bllokojnë kalimet te Rruga e Elbasanit, Pallati me Shigjeta, sheshi Shqiponja dhe Zogu i Zi, që përbëjnë edhe akset kryesore rrugore në kryeqytet.

Po kështu është hedhur idea që protestuesit të reagojnë më ashpër në rastet kur sulmohen nga policia me gaz, sikundër ka ndodhur në shumicën e protestave opozitare. Në këtë kuadër është propozuar që asaj që konsiderohet si dhunë e policisë ndaj protestuesve, të ketë kundërpërgjigje në mënyrë proporcionale.

Lexo edhe:

Protestë pro-Palestinës, mbi 425 të arrestuar në Londër

“Diktator në tentativë”, Washingtoni në protestë kundër Trump

Boldneës.al ka mësuar se gjithashtu është artikuluar idea për djegien e mandateve të këshilltarëve të opozitës në Këshillat Bashkiake dhe kryetarët e bashkive që përfaqësojnë opozitën. Në total, PD dhe LSI, drejtojnë 21 bashki të vendit, dhe ndoshta djegia e mandateve të tyre mund të çojë në një tjetër kolaps situatën politike në vend.

Mësohet se vendimi për djegien e mandateve të kryebashkiakëve dhe këshilltarëve lokalë do të meret në konsultim me partitë aleate, kjo për faktin se mund të ketë probleme, që kryebashkiakë të caktuar të mos pranojnë një vendim të tillë.

Burimet bëjnë të ditur ky hap mund të ndërmerret në ditët në vazhdim, pasi do të ishte një tjetër akt final, që përfundimisht do të nxirrte opozitën nga institucionet.

Boldneës.al ka mësuar se në takimin me dyer të mbyllura ka pasur debate veçanërisht mbi radikalizimin e lëvizje opozitare. Mësohet se kreut demokrat Basha i është kërkuar që të mos tërheqë protestuesit apo të bëjë zhvendosjen e tyre, duke kërkuar një qëndresë më të madhe.

Duket se strategjia e ndjekur deri më tani nga opozita me protesta që nisin para godinës së Kryeministrisë apo Parlamentit dhe më pas ka një tërheqje të protestuesve, të cilët zhvendosen në vende të tjera, nuk ka gjetur mbështetjen e plotë nga drejtuesit e degëve që përbëjnë edhe atë që quhet Këshilli i Kryetarëve.

Burimet shprehen se në këtë kuadër, është kërkuar që protestat përveç se të jenë më të përqëndruara, të jenë më të ashpra dhe njëherazi të ketë bllokime aksesh rrugore, që do të kishin më shumë efekt në atë që opozita e cilëson si kauzën e saj, largimin e Edi Ramës nga posti kryeministror.

Etiketa: PDprotestastrategjia

Lajme të lidhura

BOTA

Protestë pro-Palestinës, mbi 425 të arrestuar në Londër

10:48 : 07/09/2025
BOTA

“Diktator në tentativë”, Washingtoni në protestë kundër Trump

09:26 : 07/09/2025
AKTUALITET

Boçi: Ka dy qëndrime brenda PD-së, nëse do futemi apo jo në Kuvend do e vendosin forumet

18:15 : 06/09/2025
AKTUALITET

PD: Rama e ka kthyer Shqipërinë në “zonë të sigurtë” për Alex Soros

11:04 : 06/09/2025
RAJONI

Persona me dosje kriminale në mbrojtje të zyrave të partisë së Vuçiçit

22:04 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Menaxhim katastrofë i zjarreve”, Salianji: Rama flet me përçmim për shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë

21:57 : 04/09/2025
Para

‘Serbët me detyruan të zgjedh njërin prej fëmijëve…'/Historia e dhimbshme e babait nga Kosova

TË GJITHA

Trajtohej me kemp/ Dumani me dy operacioni në zemër, kreu ndërhyrje në Tiranë e Bordo të Francës

13:43 : 07/09/2025

Shkollat e Tiranës e nisin mësimin me turne, godinat ende jo gati për të pritur nxënësit

13:31 : 07/09/2025

Vendi më i shenjtë në botë po kthehet në resort, zhvarrosen eshtrat e vendasve për një parking

13:15 : 07/09/2025

Fermeri italian në Vlorë kërkon subvencione: Absurde të paguash taksa dhe mos marrësh asnjë ndihmë

13:06 : 07/09/2025

Shqipëria me sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë

12:53 : 07/09/2025
Foto ilustruese

EMRI/ Digjen një “Benz” dhe një “Range Rover” në përdorim të një 35-vjeçari në Shkodër

12:43 : 07/09/2025

Lëvizja Vetëvendosje propozon sërish Albin Kurtin për kryeministër

12:31 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com