• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DW: Trupa e automjete të Ushtrisë janë dislokuar rreth aeroportit…

09:32 : 11/04/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Trupa e automjete të Ushtrisë janë dislokuar ndërkohë në territorin rreth aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” pas grabitjes një ditë më parë të 10 milionë eurove. Kompania kineze nuk pranon akuzat e qeverisë shqiptare.

Nga Deutsche Welle

Që të mërkurën, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e bëri të ditur në një deklaratë për mediat se kishte urdhëruar që “në perimetrin e sigurisë së aeroportit të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe të Batalionit Special të Forcave të Armatosura”.

Marrjen nga shteti të kontrollit të perimetrit të jashtëm të aeroportit dhe arësyet e këtij hapi nga shteti i bëri me dije të mërkurën vetë kryeministri Rama, me një postim në median sociale. “Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi njësoj në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm dhe të sigurisë së brendshme,” shkruajti Rama në Twitter.

Kryeministrit Rama, në akuzat ndaj kompanisë kineze China Everbright Limited, (CEL) që ka marrë me kon?esion administrimin e aeroportit, iu bashkuan edhe ministrat e qeverisë së tij që fajësuan kompaninë për neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie në garantimin e sigurisë së aeroportit.

Lexo edhe:

SHBA tërheq trupat nga Lituania

“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur

Lleshaj: Mekanizmat e sigurisë nuk kanë funksionuar

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj,deklaroi të mërkurën se “mekanizmat e sigurisë, nën përgjegjësinë e kompanisë kon?esionare nuk kanë funksionuar aspak. Ajo nuk ka zbatuar standartet e detyrueshme të sigurisë, të përcaktuara nga legjislacioni vendas dhe Organizata Botërore e Aviacionit Civil”.

Ministrja e Mbrojtjes Xha?ka e akuzoi kompaninë kineze CEL “për papërgjegjshmëri të përsëritur në respektimin e detyrimeve ligjore për garantimin e sigurisë së aeroportit”. Ndërsa Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, la të kuptohet prishjen e marrveshjes kon?esionare me kompaninë CEL, kur i quajti pronarët dhe menaxherët e saj “Pehlivanë” dhe bëri me dije se “kompania do të përballet me ligjin, ajo ka bërë ndonjë gjë pjesërisht dhe ka vazhduar të mbledhë fitimet pa u shqetësuar për detyrimet. Tani boll”.

CEL – Aeroporti nuk është i kinezëve

Por kompania kineze CEL i ka hedhur poshtë akuzat e autoriteteve shtetërore shqiptare. Në një deklarateë për mediat ajo i quan ato “të pasakta dhe pa bazë” dhe pretendon që “në bashkëpunim me Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, në tre vitet e fundit, pas ngjarjes së ngjashme në aeroport në vitin 2016, ka marrë masa shtesë, ka ngritur në një nivel më të lartë sistemin e kamerave dhe gardhin rrethues të aeroportit”.

Por mbrojtjen e tij, thekson CEL, duhet ta bëjë Policia e Shtetit. “Aeroporti nuk është i kinezëve, është i gjithë shqiptarëve. Është pjesë e territorit të Shqipërisë dhe mbrohet me ligj nga Policia e Shtetit si çdo metër i këtij vendi,” tha CEL në reagimin e saj ndaj akuzave të autoritetevre shtetërore. Pas ngjarjes së rëndë të një dite më pare, Policia e Shtetit, do te marrë përgjegjësi edhe në garatimin e sigurisë në aeroport.

Presidenti Meta – drejton gishtin tek institucionet

Arsyet e sigurisë së ulët në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë u trajtuan të mërkurën edhe nga Presidenti Meta, njëherazi Kryetar i Këshillit të Sigurisë. Meta e ka cilësuar grabitjen me armë të 10 milionë eurove në pistën e aeroportit një “cënim serioz të sigurisë kombëtare” dhe ka bërë përgjegjëse institucionet e sigurisë. “Përsëritja e kësaj ngjarjeje brenda një objekti të sigurisë kaq të veçantë është e papranueshme dhe tregues i një mungese të theksuar të funksionimit dhe përgjegjshmërisë së institucioneve të sigurisë” tha Presidenti Meta, në një deklaratë publike.

Ai i kërkoi Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që krahas zbardhjes së ngjarjes të hetojë edhe “për mosmarrjen e masave në përmbushjen e detyrimit ligjor dhe rekomandimeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të nxjerë përpara përgjegjësisë çdo institucion dhe individ që nuk ka kryer detyrën”.

Opozita – dislokimi i ushtrisë antikushtetues

Opozita e quan antikushtetues dislokimin e Forcave Ushtarake për të mbrojtur aeroportin. Kryetari i PD, Luzim Basha, bëri përgjegjës për grabitjen kryeministrin Rama.

”Ai është përgjegjësi kryesor për ngjarjen më të rëndë të sigurisë kombëtare, që në mënyrë të përsëritur ndodhi në Rinas. Ndaj, ndonëse dislokimi i Forcave Ushtarake është antikushtetues dhe i jashtëligjshëm, është një provë e rënies së shtetit dhe e kapitullimit të Policisë së Shtetit” tha Basha.

Deri tani ende nuk ka asnjë njoftim për kapjen e anëtarëve të grupit që grabiti me armë, në pistën e avionit, për 5 minuta, 10 milionë euro. Njëri prej tyre, që dyshohet se ka qenë organizatori, Admir Murataj, u vra ditën e grabitjes, nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, gjatë largimit nga aeroporti, një tjetër i plagosur është arrestuar. Ende nuk ka shifra nga policia, nëse grupi i grabitësve përbëhej nga 4 apo 5 vetë.

Etiketa: aeroporttrupaushtria

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur

14:59 : 02/06/2026
BOTA

Moska mbyll të gjitha aeroportet për shkak të kërcënimit me dronë nga Ukraina

15:43 : 05/05/2026
AKTUALITET

I akuzuar si anëtar i një organizate terroriste, arrestohet në Rinas shtetasi turk

11:46 : 04/05/2026
RAJONI

Monopol në pistë/ Kush përfiton nga furnizimi me karburant në Aeroportin e Prishtinës?

18:39 : 20/04/2026
AKTUALITET

Kontrollet e reja kufitare në aeroportet e BE shkaktojnë radhë, vonesa e anulime fluturimesh

18:32 : 13/04/2026
Para

Çfarë e lidh Klodiana Shalën me Lulzim Bashën? Rrëfehet sportistja e njohur…

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom