• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Grabitja në Rinas/ “Shpërthen” gazetari i njohur: Nuk mban më ujë pilafi, duhen pastruar …

08:09 : 10/04/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gazetari i njohur Denis Dyrnjaja ka reaguar ashpër pas grabitjes së ndodhur dje në pistën e aeroportit të Rinasit. Ai shkruan se grabitja e Aeroportit për të disatën herë është faliment i plotë i shtetit, strukturave të sigurisë, atyre të transportit dhe shumë hallkave të varësisë e ndërvepruese mes tyre.

“Në çdo vend me përgjegjshmëri minimale Ministri i Brendshëm ose jep dorëheqjen, ose kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Drejtorit të Policisë.

Nuk mban më ujë pilafi i propagandës. Është thyer rëndë siguria publike, madje dhe kombëtare dhe jo një, por shumë herë. Të mendosh se ata që sot janë grabitës, nesër mund të jenë terroristë që rrëmbejnë avionin”, shkruan ai në rrjet.

Nga Denis Dyrnjaja

Në Somali, Ruanda ose Nigeri mund të dëgjosh histori ku bëhen grabitje në aeroport, grabitje bankash, vendosje eksplozivi, të digjen makina, të vriten njerëzit dhe të flitet për larje hesapesh.

Lexo edhe:

Grabit shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, në pranga shqiptari në Greqi

Grabiti shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, arrestohet shqiptari në Greqi

Ndërsa në Europë kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Grabitja e Aeroportit për të disatën herë është faliment i plotë i shtetit, strukturave të sigurisë, atyre të transportit dhe shumë hallkave të varësisë e ndërvepruese mes tyre.

Dhe më dëshpëruese është situata, kur të thonë se ky është një perceptim sepse statistikat tregojnë se krimi është nën kontroll.

Në çdo vend me përgjegjshmëri minimale Ministri i Brendshëm ose jep dorëheqjen, ose kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Drejtorit të Policisë.

Nuk mban më ujë pilafi i propagandës. Është thyer rëndë siguria publike, madje dhe kombëtare dhe jo një, por shumë herë. Të mendosh se ata që sot janë grabitës, nesër mund të jenë terroristë që rrëmbejnë avionin.

Kush i ndalon? Askush! Dikush duhet të përgjigjet dhe mbajë përgjegjësi për këtë papërgjegjshmëri. Kujt i duhen përgëzimet për menaxhimin e protestës së opozitës, kur të plas ky skandal e të bën lajm botëror si shtet ku bandat bëjnë ligjin jo vetëm në provinca e qyteza por edhe në kryeqytet, madje në aeroportin e vetëm ndërkombëtar?!

Këtë herë Ramës nuk ja ka fajin opozita. Dikush duhet të paguaj kundërfaturën e kësaj grabitjeje të turpshme dhe kësaj situate të rëndë kriminale në vend. Duhet reagim, energjik, efikas, i shpejtë dhe konkret. Dhe këtu nuk është fjala të ngrihen ca postblloqe e të dalë policia për ca ditë me rradhë nëpër rrugë sa ngjarja të harrohet.

Duhet vizion koncept dhe njerëz me nivel profesional dhe me integritet, “shërbëtorë” të detyrës jo arrogantë dhe burokratë që kanë marrë çelsa zyrash që iu duken si çifligje. i është veshur kostumi ministror njeriut të gabuar.

Ministria e Brendshme është shndërruar në vatër shurdhërie, prepotence dhe paaftësie. Duhet spastruar e gjithë struktura e apratçinjve që kanë shndërruar në realitet shprehjen duket më i rëndë bishti se sqepari!

Etiketa: dyrnjajaGrabitjereagimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Grabit shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, në pranga shqiptari në Greqi

14:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

Grabiti shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, arrestohet shqiptari në Greqi

13:04 : 10/10/2025
AKTUALITET

Grabiti një dyqan duke kërcënuar me thikë shitësen, arrestohet i riu në Tiranë

15:18 : 30/09/2025
AKTUALITET

E moshuara grabitet në mes të rrugës në Korçë, arrestohet agresori 41-vjeçar

14:49 : 19/09/2025
AKTUALITET

Grabitja e karburantit në Librazhd/ Kush janë autorët, maskat dhe armën i hodhën në shkurre (EMRAT)

16:09 : 16/09/2025
AKTUALITET

Librazhd – Dy persona të armatosur grabisin karburantin dhe terrorizojnë punonjësit

10:37 : 16/09/2025
Para

FOTO/Malta bllokon 2.7 milionë euro kokainë që do vinte në Shqipëri…

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Dielë 12 tetor 2025

22:58 : 11/10/2025

Rey Manaj ndez zemrat kuqezi! Shqipëria mposht Serbinë dhe prek ëndrrën e Botërorit

22:47 : 11/10/2025

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

22:33 : 11/10/2025

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025

Ndërron jetë aktorja Diane Keaton, fituese e çmimit Oscar

22:02 : 11/10/2025

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com