• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Avokati Braho: Arrestimet e protestuesve, për t’i bllokuar pjesëmarrjen në tubimet e opozitës

11:01 : 09/04/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Avokati Ledio Braho vlerëson se Policia dhe Prokuroria po veprojnë me arrestime kundër protestuesve, për të penguar ata t’i bashkohen tubimeve periodike që po zhvillohen së fundmi nga opozita shqiptare.

Në një intervistë në studion e “Fax News” paraditen e së Martës, avokati Braho komentoi rastin fatkeq të Gjergj Elezit, nga fshati Rrëmenj i Pogradecit.

Elezi është aktualisht nën masë sigurimi “arrest në shtëpi” për shkak se dyshohet për “prishje të qetësisë publike” dhe “kundërshtim të forcave të rendit” në protestën e 16 Shkurtit në Tiranë.

Protestuesi Elezi është përgjegjës për dy fëmijë të mitur dhe babain e tij të sëmurë. Në shtëpinë e tij mund të punojë vetëm ai. Por, pas arrestimit prej Policisë dhe kërkesës së Prokurorisë së Pogradecit, gjykata vendosi ndaj tij “arrest në shtëpi”. Në këtë mënyrë, institucionet ligjzbatuese e pengojnë atë që të dalë nga shtëpia, të punojë e të sigurojë të ardhura për fëmijët e tij të mitur.

Duke komentuar këtë rast, avokati Ledio Braho u shpreh se masa është ekstreme dhe nuk përligj kushtet e aplikimit të saj. Sipas avokatit, masat e sigurimit vendosen kur personi i dyshuar për kryerjen e një vepre penale mund të arratiset, mund të prishë provat apo mund të kryejë një vepër më të rëndë penale.

Lexo edhe:

Akuza për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, Prokuroria Vlorë kërkon masë arresti për avokatin

“Të q* r*bt qelbësirë”, avokati i zhvat paratë qytetarit, fyen dhe gazetaren

Për juristin, rasti i Gjergj Elezit nuk përligj asnjë prej këtyre kritereve për aplikimin e masës së sigurimit. Por, siç u shpreh ai, “masa të tilla po aplikohen nga Policia e Prokuroria për të penguar pjesëmarrjen e protestuesve në tubimet e opozitës, e cila është një e drejtë themelore e njeriut, e njohur nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut”.

Avokati Braho komentoi, në aspektin ligjor, edhe përplasjet e orëve të fundit të banorëve të Bregut të Lumit në Tiranë me punonjësit e policisë, të cilët janë në mbështetje të fadromave të Inspektoratit Ndërtimor.

Rreth 38 banesa, në proces legalizimi, po shkatërrohen për “interes publik”, pasi, në bazë të planit rregullues të Bashkisë së Tiranës, në atë zonë do të kalojë zgjatimi i Bulevardit të Ri.

Autoritetet publikë nuk kanë pranuar shpronësimin e këtyre banesave, duke argumentuar se ndërtimet janë pa leje. Për avokatin Braho, sjellja e autoriteteve shtetërore është e paligjshme. Sipas tij, administrata duhet të shpronësojë banorët, të cilëve po u prishen shtëpitë.

Godinat e protestuesve të Bregut të Lumit janë në proces legalizimi. Por, Bashkia ka vendosur t’i shkatërrojë pa asnjë mundësi dëmshpërblimi, për shkak se ALUIZNI nuk ka përfunduar procedurat.

Avokati Braho thotë që kjo është e patolerueshme. Sipas tij, banorët nuk mund të humbasin të drejtën e dëmshpërblimit, për shkak të vonesave të ALUIZNI-t në procedurat e legalizimit.

Sipas avokatit, autoritetet shtetërore po cënojnë parimin e sigurisë juridike, e cila është një e drejtën kushtetuese. Për Ledio Brahon, Qeveria dhe Bashkia nuk mund të ndërhyjnë, përsa kohë banesat e banorëve janë në proces legalizimi, nëpërmjet një ligji të miratuar dhe zbatuar po nga vetë institucionet shtetërore.

Ose, nëse ndërhyjnë, duhet t’u njohin këtyre banorëve të drejtën e shpronësimit të banesave për interes publik, përfundoi avokati Ledio Braho./BN/

Etiketa: avokatbrahoprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuza për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, Prokuroria Vlorë kërkon masë arresti për avokatin

09:55 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Të q* r*bt qelbësirë”, avokati i zhvat paratë qytetarit, fyen dhe gazetaren

21:42 : 03/11/2025
RAJONI

Tensione në Beograd, protestuesit rrethojnë Parlamentin dhe kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç

19:23 : 03/11/2025
RAJONI

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

09:21 : 31/10/2025
AKTUALITET

Naftëtarët protestojnë para ambjenteve të ‘Bankers Petrolium’, kreu i sindikatës: Kompania po na zhvat

10:45 : 30/10/2025
AKTUALITET

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

10:47 : 29/10/2025
Para

Ish ministri i Ramës “shuplakë” policisë/ “Atë që duhet ta bëjë Gjykata e bënë qeveria”

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Të rinjtë indiferentë, vendosin të moshuarit mbi 65 vjeç

10:01 : 10/11/2025

Sa do të zgjasin ditët me shi? Meteorologia: Do ketë reshje ekstreme, ja zonat më të rrezikuara

09:59 : 10/11/2025

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

09:52 : 10/11/2025

Përplasen dy trena me 800 pasagjerë në Sllovaki, dhjetëra të plagosur

09:44 : 10/11/2025

Sokol Sadushi fshehu informacione të rëndësishme për Asim Vokshin? Reagon KED: Akuza të pabazuara

09:42 : 10/11/2025

‘I kontribuat demokracisë në Kosovë’/ Kurti reagon për rezultatin e balotazhit zgjedhor

09:40 : 10/11/2025

Shqipëria ëndërron Botërorin/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

09:31 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com