• Kontakt
Sunday, June 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga kush trembet Rama? Po bëhet gati për zgjedhje të parakohëshme

12:26 : 04/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ndonëse iku si shkarazi një deklaratë nga salla e Parlamentit, kryeministri, dukshëm nën trysni, për herë të parë foli për çështjen e zgjedhjeve të parakohshme. “Ka apo s’ka zgjedhje të parakohshme, këtë s’mund ta përcaktojë kurrë shantazhi dhe kërcënimi dhe asnjë lloj negocimi. Zero”-deklaroi Rama.

Po sipas tij, nëse kjo do ndodhë: “është vetëm vullnet i njëanshëm i PS, vetëm në rast se gjykojmë ne dhe jo për shkak të tyre. Ju kemi mundur. Do t’ju mundim prapë, do t’ju mundim më thellë. Jepni Shqipërisë një mundësi që të ketë një imazh tjetër, sepse ato dy sigla ne do t’i çojmë për skrap”- u shpreh kryeministri.

Ndryshimet e qëndrimeve, me orë dhe jo më me ditë, e kanë vënë kreun e qeverisë në një situatë të vështirë. Më shumë se nga protestat e opozitës, nën siglat PD dhe LSI, Ramën e tremb pakënaqësia e madhe popullore.

Ndërsa të gjithë merreshin me protestën e opozitës jashtë sallës së Parlamentit, në të njëjtën kohë fermerët e Lushnjës hidhnin prodhimet bujqëosre dhe derdhnin qumështin në mes të rrugës në shënjë revolte për ndryshimin e skemës së rimbursimit të TVSH-së. Në Shkodër studentët edhe pse në numër të vogël nisën protestën dhe thyen disa xhama të godinës.

Lexo edhe:

Rama fyen dhe sulmon protestuesit: Hajvanë! Po dëmtojnë turizmin

Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore

Mjafton një shkëndijë që të tjera protesta në grupime të vogla të ndizen kudo në vend. Arsyet janë me qindra për të protestuar. Me dhunë policore, Rama mund ta mbajë pushtetin edhe pak muaj, por terrori i tij më tepër se të vendosë rregull, sjell reagime masive, tashmë nga pjesa më e varfër e shoqërisë.

Të papunët, fermerët e braktisur, studentët e pashpresë, pensionistët e vuajtuar dhe punëtorët e keqpaguar, janë shumë herë më të fuqishëm se një grup politikanësh të pasur në pushtet, disa zyrtarëve policie të lidhur me krimin, oligarkë të ngjitur pas qeverisë, apo propagandistët e Rilindjes.

Në duar kanë paranë, dhunën, pushtetin, elementët e krimit, por nuk kanë mundur të fusin në duar lirinë e qytetarëve. Rama e di se mund të burgosë shumë protestues, (qoftë edhe duke shpërsuar ligjin), por nuk fut dot në “qeli” frymën e protestës. Mund të blejë votat, por zemërimin e qytetarit që nuk ka çfarë humbet nuk e ndal dot as “Skënderbesha” e tij Elisë.

Edhe vetë e kupton se ajo luguni njerëzish që i dalin në antimitingje në turin “bashkia që duam”, i detyron buka e përditshme për ta duartrokitur, ndonëse thellë në shpirt nuk e duan dhe janë të zhgënjyer. Ramën nuk e shpëton dot as drejtësia e kapur prej tij. Ata janë në gjendje që të mbyllin disa dosje korrupsioni dhe aferash, por nuk do mundin të “errësojnë” sytë qytetarë që shohin çdo ditë si prona e tyre dhe publike zaptohet e tjetërsohet nga disa biznesmenë oligarkë, apo njerëz të ardhur nga bota e krimit, por sot kanë veshur kostumin politik.

Pas gjithë këtyre motivesh brenda Shqipërisë, ka edhe presion ndërkombëtar. Është konsumuar ajo luguni zyrtarucësh të vegjël të Parlamentit Europian që i thurin lavde Ramës, por kur të mbërrijnë të huaj me potencial përfaqësimi, raportet do të ndryshojnë, aq sa zëri i ambasadorëve të huaj do jetë aq i vobëktë sa të vetmin rol do kenë “mbajtjen e valixheve” të eprorëve të tyre…

Për të mos shkuar në buzë të greminës, Rama mund të bëhet gati për zgjedhje të parakohshme, me shpresën se me këtë Kod Zgjedhor dhe propagandën e tij, do të mundë të mbajë sërish pushtetin, edhe me ndihmën e vyer të grupeve kriminale që do të detyrohen të punojnë të kamufluar, pa dalë haptas në publik. Megjithatë ky është një bast që mund të djegë përfudimisht Ramën! Kundërshtari më i fortë mbetet qeverisja e tij e keqe. Rama nuk mund ta mposhtë Ramën…!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama fyen dhe sulmon protestuesit: Hajvanë! Po dëmtojnë turizmin

09:59 : 14/06/2026
BOTA

Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore

09:40 : 14/06/2026
RAJONI

Zgjedhjet në Kosovë/ Vota e Diasporës i shton edhe një mandat Vetëvendosjes

09:27 : 14/06/2026
AKTUALITET

Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në Tiranë

09:12 : 14/06/2026
AKTUALITET

Nga SHBA në Hollandë/ Protestat kundër Ramës pushtojnë botën, LISTA me kryeqytetet kryesore

09:09 : 14/06/2026
BOTA

BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

08:50 : 14/06/2026
Para

Thonjtë tuaj janë të dëmtuar?/ Mos u shqetësoni më e gjetëm zgjidhjen

TË GJITHA

Rama fyen dhe sulmon protestuesit: Hajvanë! Po dëmtojnë turizmin

09:59 : 14/06/2026

Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore

09:40 : 14/06/2026

Zgjedhjet në Kosovë/ Vota e Diasporës i shton edhe një mandat Vetëvendosjes

09:27 : 14/06/2026

Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në Tiranë

09:12 : 14/06/2026

Nga SHBA në Hollandë/ Protestat kundër Ramës pushtojnë botën, LISTA me kryeqytetet kryesore

09:09 : 14/06/2026

BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

08:50 : 14/06/2026

Baret dhe bastet, fituesit e heshtur të Botërorit

08:34 : 14/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetholiganbetcratosroyalbet girişdeneme bonusugrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetcasibomgrandpashabetmarsbahis girişholiganbetholiganbetgrandpashabet