• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vjedhja e 713 mld lekëve, zyrtarja e Bankës humbet gjyqin në Apel/ Litari i fajësisë iu var një femre…

15:54 : 03/04/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Ish-inspektorja e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, është shpallur fajtore për përfshirjen në vjedhjen e 713 milion lekëve nga arka e BSH-së, ngjarje për të cilën asokohe çoi në arrestimin dhe të ish-Guvernatorit Fullani.

Në një letër publike, Elivar Golemi shprehet se ka humbur betejën në Gjykatën e Apelit, ndërkohë që shton se ka humbur besimin tek drejtësia.

“Unë besova se Gjykata e Apelit do të kishte ndonjë burrë apo grua me karakter të fortë e dinjitet profesional, që para një situate absurde pa prova e fakte do të vinin drejtësi në kauzën time.

Në më shumë se 40 seanca në gjykim në shkallë të parë, në një kalvar të gjatë hallakatjesh e mundimesh, kam paraqitur përpara Gjykatës të gjitha argumentet dhe provat, të cilat hedhin poshtë tërësisht akuzat e pretenduara nga prokurori Ramadan Troci (i cili e mori “vlerësimin” nga vetingu, por dënimin e vërtetë për paudhësitë e tija ende shpresoj nuk e ka marrë).

Me praninë e 10 dëshmitarëve u provuan të gjitha çfarë unë kam deklaruar ne Gjykatë. Në asnjë rast të vetëm prokuroria nuk arriti të provonte, dhe as tentoi të provonte, akuzat që unë kam shpërdoruar detyrën si Inspektore e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë.
Për ironi të fatit, pa asnjë provë Gjykata arriti në konkluzion se unë isha fajtore, në gjyqin më absurd që mendja e njeriut mund të imagjinojë. Gjyqtarja u shpreh se ndjehej e keq ardhur, por se dikush duhet ta mbante fajin dhe fati i keq, bingo më paska rënë mua kësaj here”, thekson ajo.

Lexo edhe:

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

Nga 40 euro në 2 euro/ Si i nxorri jashtë loje SEPA “shushunjat” e dërgesave të parave

Postimi i Elivar Golemit

E dashur Eni Vasili, kur ju realizuat këtë intervistë, në kushte tmerrësisht të vështira për mua, unë nuk e pata mundësinë t’ju shpreh publikisht mirënjohjen dhe falenderimet e mia për kurajon dhe mbështetjen pa rezerva në ato momente kur bota mu kthye përmbys. E mbaj mend mirë, si sot dy vjet më parë, kur ju më telefonuat me shqetësim pasi kishit dëgjuar nga media që Gjykata e rrethit Tiranë u shpreh për fajësinë time, me një masë qesharake “dënim me kusht për dy vjet”.

Me shumë trishtim e keqardhje sot po ju njoftoj që e kam humbur edhe betejën e dytë me drejtësinë. Gjykata e Apelit u shpreh me “bindje” se me mosveprimet e mia kam lejuar që një person të vjedh arkat e Bankës së Shqipërisë.

Dhe jo pak o Eni, por plot 7 miliardë lekë. Dhe për gjithë këtë dëm të shkaktuar bankës unë kam marr nje dënim modest prej dy vite me kusht, a thua se po më dënojnë për ngarje makine në gjendje të dehur. Pasi për drejtêsinë nuk ka rëndësi binomi shkak-pasojë, por mjafton të “varin” diku litarin e fajësisë … dhe po i duket se po rrin fort mirë mbi qafën e një femre të pambrojtur. Nuk e di a duhet të qaj a të qesh …

Duke qenë shumë e sigurt në veprimet e mia dhe në pafajësinë time, une nuk zgjodha rrugën e shkurtër të gjykimit. Kërkova që të sqaroj situatën dhe të mbroj veten me çdo kusht, me shpresën që do të kisha mundësi të sqaroja Gjykatën për situatën absurde në të cilën ndodhem. Në më shumë se 40 sanca në gjykim në shkallë të parë, në një kalvar të gjatë hallakatjesh e mundimesh, kam paraqitur përpara Gjykatës të gjitha argumentet dhe provat, të cilat hedhin poshtë tërësisht akuzat e pretenduara nga prokurori Ramadan Troci (i cili e mori “vlerësimin” nga vetingu, por dënimin e vërtetë për paudhësitë e tija ende shpresoj nuk e ka marrë).

Me praninë e 10 dëshmitarëve u provuan të gjitha çfarë unë kam deklaruar ne Gjykatë. Në asnjë rast të vetëm prokuroria nuk arriti të provonte, dhe as tentoi të provonte, akuzat që unë kam shpërdoruar detyrën si Inspektore e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë. Për ironi të fatit, pa asnjë provë Gjykata arriti në konkluzion se unë isha fajtore, në gjyqin më absurd që mendja e njeriut mund të imagjinojë. Gjyqtarja u shpreh se ndjehej e keqardhur, por se dikush duhet ta mbante fajin dhe fati i keq, bingo më paska rënë mua kësaj here.

Eni, në takimin e fundit më thatë që duhej ta kisha bërë çështjen më shumë mediatike gjatë gjithë kësaj kohe. Kishit shumë të drejtë! Por unë besova se Gjykata e Apelit do të kishte ndonjë burrë apo grua me karakter të fortë e dinjitet profesional, që para një situate absurde pa prova e fakte do të vinin drejtësi në kauzën time.

Me naivitet vazhdova të besoj, se në gjithë këtë çorbën e prishur, ku pagesat për një vendim penal janë mijra – qindramijra euro, unë do të gjeja drejtësinë time “falas”. Sot nuk kam më aspak besim në drejtësi dhe prandaj kam vendosur që mbrojtjen time ta bëj publike. Pasi kauza ime nuk mbaron këtu …
Faleminderit Eni!

Etiketa: bankaerlivariskandali

Lajme të lidhura

BOTA

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

15:37 : 25/10/2025
AKTUALITET

Nga 40 euro në 2 euro/ Si i nxorri jashtë loje SEPA “shushunjat” e dërgesave të parave

21:31 : 20/10/2025
AKTUALITET

Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Të paguhet nga buxheti

15:29 : 18/10/2025
AKTUALITET

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

20:23 : 13/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025
AKTUALITET

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025
Para

Mbyti gruan me litar, Gjykata e dënon me 35 vjet burg/ Dënohet edhe mjeku që…

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com