• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjidhet kriza politike

19:57 : 01/04/2019
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Lutfi Dervishi

Kryeministri Rama ka rënë dakord me opozitën për t’i dhënë zgjidhje krizës politike, duke marrë si premtim mbështetjen e saj për hapjen e negociatave në qershor në këmbim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pranverën e vitit tjetër.

Me ndërmjetësinë e ndërkombëtarëve, palët janë marrë vesh që të nisin një dialog kombëtar, në përfundim të të cilit opozita (cilado qoftë ajo) të jetë pjesë thelbësore e sistemit. Angazhimi është që për një periudhë 10-vjeçare, PD, PS dhe LSI angazhohen që mos të ketë bojkot as të plotë dhe as të pjesshëm të Parlamentit.

Palët kanë rënë dakord që me ekspertë të përbashkët kushtetues të rishohin sistemin zgjedhor, zgjedhjen e presidentit nga populli dhe përshpejtimin e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë.

Zgjedhjet lokale nuk janë pjesë e negociatave, por vetë koha dhe rrethanat po ofrojnë një shans për opozitën.

Lexo edhe:

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

Vakanca për Bashkinë e Tiranës/ Rama ia ngec Presidentit, a do të shkelë Begaj Kushtetutën?

E entuziazmuar nga suksesi i opozitës në Turqi, opozita këtu po konsideron mundësinë e hyrjes në zgjedhje lokale dhe mendon se do të ketë sukses në qytetet e mëdha, si: Shkodër, Durrës, Elbasan dhe po përgatitet për një befasi në kryeqytet.

Në diplomat perëndimor shumë i afërt me opozitën i ka thënë kryetarit Basha se ka më shumë të ngjarë që mbështetësit e opozitës dhe të pakënaqurit me 6 vjet qeverisje të Edi Ramës të revoltohen në kutitë e votimit! Mos e humbin këtë shans- ka thënë diplomati i një vendi avokat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Kërkesa kryesore e opozitës për të mos hyrë në zgjedhje dhe frika e qeverisë për të mos krijuar precedentin e rrëzimit të qeverisë nga rruga duket se do të pajtohen me “formulën greke”. Në Greqi, gjatë fushatës së zgjedhjeve, kryetari i Gjykatës së Lartë merr drejtimin e qeverisë dhe disa ministra të rëndësishëm i kalojnë opozitës. Për të krijuar më shumë besueshmëri, kjo periudhë në Shqipëri do të jetë automatikisht 100 ditë.

Opozita ka pranuar që nuk mund të ketë rikthim pas në Parlament, ndërsa qeveria ka premtuar se nuk do të përdorë shumicën e re në Parlament për të ndërhyrë në ligjet që kërkojnë ⅗ (ditët e fundit u fol për ndryshime në kodin penal për të mbrojtur figurat e shtetit).

Reforma zgjedhore do të finalizohet (një kërkesë kyçe e BE-së dhe një nga kushtet e vendosura nga Këshilli Europian vjet në qershor) me rekomandimet e komisionit të përbashkët bipartizan.
Për t’i dhënë garanci shtesë opozitës për zgjedhjet, shitblerja e votës do të konsiderohet krim i rëndë dhe subjekt i strukturave të reja të drejtësisë – SPAK dhe BKH.

Po punohet për modalitetet e fundit të marrëveshjes dhe garant për këtë janë ambasadorët e vendeve të Perëndimit në Tiranë.

Nuk parashikohen dalje mediatike dhe palët kanë rënë dakord që marrëveshja mos të komentohet si fitore as nga qeveria dhe as nga opozita.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet në zyrën e Presidentit. I zgjedhur me vota të majta, Presidenti është i vetmi institucion që ka shprehur mirëkuptim të plotë për kërkesat e opozitës.
Fushata e ardhshme elektorale është rënë dakord që t’i ngjajë fushatës së vitit 2017 për nga shpenzimet minimale dhe mungesës së retorikës së ashpër.

Zgjidhja e krizës politike pritet të përshëndetet menjëherë nga Komisioni Europian, OSBE dhe Ambasada Amerikane, të cilët do të dalin me një deklaratë të përbashkët dhe marrëveshjen do ta cilësojnë si një fitore historike për popullin shqiptar!

Lajmi i mësipërm, që pritet të komentohet gjerësisht, është shkruar sot më datë 1 prill 2019.

Etiketa: Bashalutfi dervishiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

17:13 : 30/09/2025
AKTUALITET

Vakanca për Bashkinë e Tiranës/ Rama ia ngec Presidentit, a do të shkelë Begaj Kushtetutën?

16:49 : 30/09/2025
AKTUALITET

Rama dërgoi vakancën në Bashkinë e Tiranës në Presidencë, Bardhi: Shkelje e rëndë

12:37 : 30/09/2025
AKTUALITET

Kur do të mbahen zgjedhjet? Presidenca: Nuk kemi njoftim për vakancën në Bashkinë e Tiranës

18:48 : 29/09/2025
AKTUALITET

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese, rebelim me shije pazari

18:34 : 29/09/2025
AKTUALITET

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

15:47 : 29/09/2025
Para

Nga sot hyri në fuqi rritja e pensioneve, ja si tallet Rama me pensionistët

TË GJITHA

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarëve Taulant Tafa dhe Izabela Radovani

20:27 : 30/09/2025

“Shumë shpejt pritet masë ndaj një deputeti”/ Karamuço: Një grua çoi bllokun me shënime në SPAK

20:17 : 30/09/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, zbardhet dëshmia e pronarit të lokalit! Voltan Xhani organizator i atentatit

20:16 : 30/09/2025

Sulm me dron rus në Dnipro të Ukrainës, një i vdekur dhe 20 të plagosur

20:11 : 30/09/2025

Rezultojnë mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

20:08 : 30/09/2025

Rrëfimi i nënës së Elis Rroshkodolit: Humbja e burrit, dy djemve dhe hakmarrja që i mori jetën 36-vjeçarit

19:54 : 30/09/2025

Obeziteti në Shqipëri mbi mesataren europiane/ Mjekët: Faktor për rritjen e sëmundjeve kronike

19:53 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com