• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpërthen brenda Rilindjes, Xhafaj kundër Lleshajt për “kokën” e Ramës

15:02 : 28/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, që nga largimi nga posti i lartë vetëm dy herë është shfaqur në fjalime në Parlament, por ditën e sotme e shkundi mirë sallën, duke krijuar përshpërima mes deputetëve të mazhorancën me pyetjen: ku do të dalë ky?
Xhafaj kritikoi ndryshimet ligjore për vettingun në Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës, një iniciativë e marrë pak ditë më parë nga ministri aktual Sandër Lleshaj. Gjenerali bëri lëvizjen e beftë, duke ia dhënë kompetencat SHÇBA-së për të kryer spastrimin në radhët e policisë.

“Dikush mund të thotë se vettingu në polici është paranojë e ish-ministrit të brendshëm. Jam i keqardhur që ligji nuk u bë i zbatueshëm për dy vjet. Nuk është herezi ndryshimi i një ligji. Nuk besoj se ndryshimet janë të duhura. Vetingu nuk mund të bëhet nga SHÇBA. Cënohet cilësia dhe shpejtësia e vetë procesit, por SHÇBA nuk ka kapacitetet e duhura për ta bërë vettingun”, deklaroi Xhafaj.

Sipas tij, kjo do ngadalesojë procesin e nisur, të ngjashëm me atë të reformës në drejtësi. Ngecja e vettingut në radhët e strukturave të rendit, më shumë se për mungesë kapacitetesh verifikuese është një taktikë politike, për ta kontrolluar nëpërmjet një dore të gjithë procesin, siç është struktura e SHÇBA-së (Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave).

Lexo edhe:

Mocion me debat për protestën/ Tabaku: Parlamenti jashtë realitetit! Dëgjoni thirrjet e qytetarëve

Helmimi te Akademia e Sigurisë, policia: 60 studentë përfunduan në spital, nis hetimi

“Argumenti financiar nuk është i justifikuar. Për më tepër që ka shumë pasuri të sekuestruara nga policia, – u shpreh Xhafaj, ndërsa mbylli falën e tij në parlament duke theksuar se: “Jam njeri i ligjit dhe do pres me durim veprimet dhe vendimet e institucioneve të vendit tim”.

Po çfarë e bëri Xhafajn të dalë nga “vetja” dhe me argumente ligjore të sulmonte direkt ministrin aktual, pasardhësin e tij Sandër Lleshaj? Ish-ministri Xhafaj erdhi në këtë detyrë për të përmirësuar imazhin e lënë nga Saimir Tahiri, sot i pandehur për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. E megjithatë, edhe Xhafaj iku po aq i njollosur, pasi vëllai Agron (Geron) u dënua me vendim të formës së prerë nga gjykatat italiane për trafik ndërkombëtar të drogës. Njëkohësisht u publikua edhe një audiopërgjim ky flitej për trafik kanabisi nga Vlora drejt Italisë.
Padyshim që Xhafaj do të donte të vijonte detyrën, por Rama ia shkurtoi ditët, për të shpëtuar veten. Përplasja mes Xhafajt dhe Lleshajt, edhe pse po shitet si “debat ligjor”, po kthehet në rivalitet, mes Rilindjes dhe PS-së.

Xhafaj po tenton të mbajë linjën e fortë të PS-së të gërshetuar me mbështetje mëse hibride si Lali Eri i Bashkisë Tiranë, ndërsa pala tjetër, përfshi edhe ministrin Sandër Lleshaj tashmë janë idhtarë të Rilindjes dhe kryeministrit Edi Rama. Lufta brenda llojit është e ndarë më dysh, njëra që kërkon të hajë “kokën e Ramës” me Xhafajn dhe shokë dhe tjetra që mbron Ramën, ministrat dhe aureola tjetër që përfaqësohet me konceptin Rilindje.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mocion me debat për protestën/ Tabaku: Parlamenti jashtë realitetit! Dëgjoni thirrjet e qytetarëve

11:02 : 25/06/2026
AKTUALITET

Helmimi te Akademia e Sigurisë, policia: 60 studentë përfunduan në spital, nis hetimi

10:59 : 25/06/2026
AKTUALITET

“Kishim konflikt të vjetër”/ Vrau vëllain për tokën, dëshmia e 76-vjeçarit: I dha gaz zetorit dhe desh më përplasi

10:48 : 25/06/2026
AKTUALITET

PDE ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

10:44 : 25/06/2026
BOTA

Analiza/ Pse Kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?

10:37 : 25/06/2026
AKTUALITET

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, zbulohet menuja e servirur nga Sori-al

10:26 : 25/06/2026
Para

Kollarja e Ramës me dizenjo kamuflazhi/ Kujt i ka hapur luftë Kryeministri…

TË GJITHA

Mocion me debat për protestën/ Tabaku: Parlamenti jashtë realitetit! Dëgjoni thirrjet e qytetarëve

11:02 : 25/06/2026

Helmimi te Akademia e Sigurisë, policia: 60 studentë përfunduan në spital, nis hetimi

10:59 : 25/06/2026

“Kishim konflikt të vjetër”/ Vrau vëllain për tokën, dëshmia e 76-vjeçarit: I dha gaz zetorit dhe desh më përplasi

10:48 : 25/06/2026

PDE ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

10:44 : 25/06/2026

Analiza/ Pse Kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?

10:37 : 25/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, zbulohet menuja e servirur nga Sori-al

10:26 : 25/06/2026

Media e re ‘Abeg TV’ në hetim nga SPAK, dyshime për financime kriminale dhe roli i Besnik Myftarit

10:11 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet