• Kontakt
Monday, September 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një ditë para protestës, ish-deputeti del me një apel të fortë/ Rruga e vetme është…

12:22 : 27/03/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka dalë me një apel të fortë, një ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës para Kuvendit të Shqipërisë.

Vasili u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kenë frikë, port ë bashkohen kundër një qeverie të lidhur me krimin.

Ish-deputeti ka theksuar se protestat mbarëpopullore janë rruga e vetme për të shpëtuar nga kjo qeveri.

“Ajo vendos një standard të ri shumë të lartë qeverisës, të qeverisjes së pa kapur dhe drejtësisë së pa kapur, të asaj drejtësie që nuk fle para dosjeve, të asaj drejtësie që mbyll çeshtjet e tmerrshme që janë në ngarkim të kryeministrit shqiptar.

I gjithë opinioni publik është sot shumë më i tronditur se dje, është sot shumë më i shqetësuar se dje, është sot shumë më i revoltuar se dje pasi është njohur me audio-përgjimet tronditëse, të cilat dëshmojnë qartë që Policia e Shtetit, shteti i ndërtuar dhe qeverisja e ndërtuar nga Edi Rama me shokë është e gjitha në dorë të kriminelëve, funksionon për ta, u bindet atyre dhe i paguan ata”, theksoi Vasili

Lexo edhe:

Protestë pro-Palestinës, mbi 425 të arrestuar në Londër

“Diktator në tentativë”, Washingtoni në protestë kundër Trump

Deklarata e Petrit Vasilit

Të nderuar qytetarë dhe qytetare të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. i gjithë opinioni publik është sot shumë më i tronditur se dje, është sot shumë më i shqetësuar se dje, është sot shumë më i revoltuar se dje pasi është njohur me audio-përgjimet tronditëse, të cilat dëshmojnë qartë që Policia e Shtetit, shteti i ndërtuar dhe qeverisja e ndërtuar nga Edi Rama me shokë është e gjitha në dorë të kriminelëve, funksionon për ta, u bindet atyre dhe i paguan ata.

Të tërë qytetarët nuk mund të shpresojnë më që ky shtet është në krahun e tyre ndaj dhe janë të gjithë të vendosur njësh dhe në bllok në një protestë mbarë popullore, e cila ndodhet sot anë e mbanë vendit dhe prej javësh të tëra është ajo që ka marr fjalën në emër të të gjithë qytetarëve për të zgjidhur një herë e përgjithmonë dhe për tu çliruar nga një shtet që në vend se t’i mbrojë qytetarët, është armiku i tyre.

Kjo polici, kjo qeverisje, kjo drejtësi dhe kjo Prokurori të zellshme pafund për të arrestuar dhe në mes të natës banorë të thjeshtë deri në 6 apo 7 anëtarë të një familje tek Unaza e Re, të cilët mbrojnë pronat e tyre nga grabitja e paparë në historinë e Shqipërisë, në historitë korruptive dhe të frikshme, të cilat Shqipëria nuk i kishte parë kurrë. Në mënyrë të pamëshirshme rrëmbehen nga Policia, arrestohen dhe trajtohen në mënyrë çnjerëzore, ndërkohë që hajdutët e deklaruar me emër e mbiemër, të cilëve emrat dhe mbiemrat ia njeh e gjithë Shqipëria që nga nivelet më të larta të qeverisë deri në nivelet më të ulëta janë rrugëve të qetë dhe shikojnë në televizor se si arrestohen viktimat e tyre.

Pra qytetarë, viktima të vjedhurit arrestohen, ndërsa kusarët, hajdutët nuk arrestohen. Përfundimisht asnjë shqiptar sot nuk ka as më të voglin dyshim se cila është qeverisja e vendit, se si është kapur prej fyti qeverisja e vendit, se si telekomandohet qeverisja e vendit nga krimi i organizuar dhe nga trafikantët dhe se si nuk ka asnjë mundësi që kjo qeverisje të shpëtojë nga kjo lidhje, nga kjo kapje pa kthim. Ka vetëm një zgjidhje, ka vetëm një shërim shoqëria shqiptare, ka vetëm një dritë shumë të fortë në fund të tunelit dhe kjo është pikërisht protesta mbarë popullore në të cilën ne sërish do të jemi përpara Kuvendit të Shqipërisë, i cili në vend që të jetë Kuvendi i popullit është kthyer në Kuvendin e kuislingëve dhe kusarëve, për të treguar edhe një herë që shqiptarët refuzojnë në mënyrë të prerë dhe nuk do pranojnë kurrë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për familjarët e tyre, pra nuk do të pranojnë kurrë të qeverisen nga një qeverisje e kapur e cila i ka tradhtuar plotësisht dhe tërësisht qytetarët, duke i grabitur, duke i plaçkitur, duke dashur dhe ti dhunojë ata.

Asnjë qytetar nuk trembet nga kjo qeveri dhe pikërisht është dhe do të jetë në sheshe sepse do të çlirohet një herë e përgjithmonë prej tyre. Edhe një herë faktet tronditëse të cilat janë në duart e qytetarëve, audiot e përgjimeve, ku policia tërhiqet për veshi, për gryke nga kriminelët të cilët e keqtrajtojnë, i dhunojnë dhe njëkohësisht paguhen prej saj, janë fakte të cilat do të mbeten të pashlyera në memorien e shqiptarëve, ato do të marrin shpagimin vetëm me protestën e madhe mbarë popullore, e cila çliron njëherë e përgjithmonë Shqipërinë dhe vendos një standard të ri shumë të lartë qeverisës, të qeverisjes së pa kapur dhe drejtësisë së pa kapur, të asaj drejtësie që nuk fle para dosjeve, të asaj drejtësie që mbyll ççështjet e tmerrshme që janë në ngarkim të kryeministrit shqiptar dhe është e gatshme të dënojë qytetarin e thjeshtë, pra drejtësi dyfishe, mbrojtje për kusarët e qeverisë dhe ndëshkim për qytetarët e thjeshtë, pikërisht për të mos lejuar një standard të tillë, të lig, të poshtër, apolitik, antishoqëror.

Shqiptarët vazhdojnë dhe do të jenë pa u lodhur në protestë, deri në çlirimin e vendit nga kapja dhe kriminalizimi, pra të gjithë së bashku ta ndryshojmë Shqipërinë dhe ta shpëtojmë Shqipërinë sot për ta kthyer përfundimisht Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve. Faleminderit

 

Etiketa: protestaRamavasili

Lajme të lidhura

BOTA

Protestë pro-Palestinës, mbi 425 të arrestuar në Londër

10:48 : 07/09/2025
BOTA

“Diktator në tentativë”, Washingtoni në protestë kundër Trump

09:26 : 07/09/2025
AKTUALITET

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

21:22 : 06/09/2025
AKTUALITET

Rama shpall më 11 shtator Qeverinë e re, Noizy i gatshëm për t’u bërë ministër i Kulturës

18:00 : 06/09/2025
AKTUALITET

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025
AKTUALITET

Vazhdon “show”/ Farage: Do takohem për drekë me Ramën, do e mbush avionin me shqiptarë

15:39 : 06/09/2025
Para

“Do të t'a nxij jetën”/ Emina Cunmulaj shpërthen ndaj komentuesit, merr vendimin drastik

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 8 shtator 2025

22:59 : 07/09/2025

Funerali i Giorgio Armanit, ja ku do të jetë banesa e fundit e stilistit legjendar

22:34 : 07/09/2025

Pranga shqiptarit në Greqi, dyshohet se dhu*oi fëmijën e tij 4-vjeçar

22:21 : 07/09/2025

Tirana zyrtarizon pasuesin e Miles, njihuni me trajnerin e ri të bardhebluve

22:07 : 07/09/2025

Metamorfoza e papërfunduar e Melonit

21:57 : 07/09/2025

Radhë e gjatë makinash në Shëngjin, probleme në menaxhimin e trafikut

21:38 : 07/09/2025

Banorët e prekur nga tërmeti, protestë para Bashkisë së Durrësit: Duam strehim në banesat e premtuara!

21:20 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com