• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandaloze/ Ja shkeljet penale të Prokurorisë në njoftimin partiak për “lobimin” e PD

23:43 : 26/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prokuroria e Përgjithshme ka shpërndarë mesditën e së Hënës një njoftim zyrtar të Prokurorisë së Tiranës, në të cilin janë publikuar disa akte hetimore të konsideruara “sekret”, në bazë të të cilave pretendohet se Partia Demokratike ka fshehur të ardhurat për një pagesë lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, në një reagim pas këtij qëndrimi zyrtar të Prokurorisë e konsideroi të “njëanshme” institucioni e drejtuar nga Arta Marku, si edhe “të rreshtuar në krah të Partisë Socialiste në pushtet”.

Basha u shpreh pas daljes nga Prokuroria e Tiranës, ku u pyet për çështjen e “lobimit” se iu vunë në dispozicion përgjigjet e disa letër-porosive, të mbërritura rreth 6 muaj më parë nga SHBA dhe Skoci.

Basha u shpreh se “letër-porositë nuk kanë asnjë të dhënë për përfshirjen e zyrtarëve të Partisë Demokratike. Prokuroria u kujtua tani për të aktivizuar rastin, pasi është përfshirë në axhendën politike të Partisë Socialiste, në këtë moment krize që ka përfshirë vendin”.

Lexo edhe:

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

Përtej aspektit politik, njoftimi zyrtar i Prokurorisë së Tiranës, por sidomos të dhënat e përfshira në të, përbëjnë vepër penale.

Në aspektin procedurial, përgjigjet e letër-porosive shoqërohen me logon “sekret” dhe qëndrojnë të tilla, të paktën deri në përfundim të hetimeve. Sipas njoftimit të Prokurorisë, kuptohet lehtësisht që hetimet nuk kanë përfunduar, gjë që do të thotë se përgjigjet e letër-porosive konsiderohen ende “sekret” hetimor.

Por, prokuroria, nëpërmjet njoftimit zyrtar, ka vendosur t’i “deklasifikojë” një pjesë të të dhënave të letër-porosive, në mënyrë anti-ligjore.

Prokuroria u shpreh se: “Nga hetimi kanë rezultuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka një diferencë thelbësore mes deklarimeve të bëra zyrtare për shpenzimet e bëra nga subjekti PD, dhe shpenzimeve reale që ky subjekt ka bërë. Ky subjekt ka deklaruar vetëm shumën prej 25 000 dollarësh, dhe nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650 000 dollarësh”.

Po cilat janë shkeljet penale të kryera nga institucioni i Prokurorisë, në atë që opozita e konsideron si “njoftim partiak”?

Në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, parashikohet ndalimi që institucionet e drejtësisë të bëjnë publike aktet e konsideruara sekret. Më konkretisht, “ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve sekrete që lidhen me çështjen ose dhe vetëm i përmbajtjes së tyre nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv”.

Madje, në të njëjtin nen parashikohet që, gjatë fazës hetimore, nuk mund të publikohen edhe ato akte që konsiderohen “jo-sekret”.

Ndërkohë, Kodi Penal parashikon dënime me gjobë ose me burgim për personat që zbulojnë akte sekrete. Në nenin 295/a të këtim Kodit, parashikohet se: “Zbulimi ndaj të tretëve i të dhënave ose ndihma për të zbuluar të dhënat, të cilat ligji i përcakton si sekret, nga ana e një funksionari publik ose e një personi të ngarkuar me një shërbim publik, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës ose duke abuzuar me cilësitë e veta, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet”.

Etiketa: BashamarkuprokuroriRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

21:59 : 23/10/2025
AKTUALITET

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

19:25 : 23/10/2025
Para

Shoferë, kujdes! Lali Eri po ju “vjedh xhepat”, dyfishon gjobat

TË GJITHA

Trump hakmerret ndaj Kanadasë, rrit me 10% tarifat

19:57 : 26/10/2025

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

19:49 : 26/10/2025

The Telegraph: Putini ka frikë nga një grusht shteti ndërsa regjimi i tij dobësohet

19:33 : 26/10/2025

Sherr pas El Clasicos mes Realit dhe Barcelonës, ndërhyn edhe policia (VIDEO)

19:21 : 26/10/2025

Foto-mesazhet/ Denoncimi: Drejtori i martuar i Rilindjes më dërgoi “follow” dhe më ftoi ta takoj!

19:11 : 26/10/2025

Arrestohen tre shqiptarë të shpallur në kërkim nga Zvicra dhe Greqia

18:57 : 26/10/2025

Tërmeti i fuqishëm 6,2 ballë godet Indonezinë

18:50 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com