• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shoferë, kujdes! Lali Eri po ju “vjedh xhepat”, dyfishon gjobat

23:43 : 26/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Erion Veliaj nuk ndalon së abuzuari me xhepat e qytetarë të Tiranës. Pasi ka shtuar e shumëfishuar taksat për banorët e kryeqytetit, tashmë ka vendosur që të dyfishojë, në mënyrë tërësisht abuzive, gjobat për parkimin e automjeteve.

Në redaksinë e “Boldnews.al” mbërriti foto e një gjobe të vendosur paraditen e së Martës, në zonën e rrugës “Myslym Shyri”. Vartësi i Lali Erit, polici bashkiak Valand Hoxha, ka gjobitur një automjet me 2 mijë lekë të reja, për shkak se ka përfunduar afatin e kohës së qëndrimit tek parkimet me pagesë, të administruara nga Bashkia e Tiranës.

Deri më sot, gjoba për këtë shkelje ka qenë 1 mijë lekë të reja. Por, Lali, pasi arriti të merrte konfirmimin për të kandiduar për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, ka nisur ta konsiderojë veten të paprekshëm, duke shtuar gjobat abuzive për qytetarët.

Lexo edhe:

Arbër Çekaj e Fatmir Pjetri tentuan arratisjen, dërgohen për gjykim 3 punonjësit e burgut ‘313’

Lejuan kultivimin e 550 rrënjëve kanabis, pezullohen nga detyra 4 policë në Kavajë/ EMRAT

Rreth 3 vjet më parë, Erion Veliaj krijoi “Tirana Parking”, një kompani publike që siguron miliona euro të ardhura në vit nga pagesat e qytetarëve. Nëpërmjet këtij projekti, Bashkia e Tiranës tarifoi pjesën më të madhe të rrugëve të qytetit, duke e shndërruar parkimin në një proces thuajse të pamundur për mijëra makina që qarkullojnë në ditë në kryeqytet.

“Tirana Parking” rezulton një prej kompanive më fitimprurëse të Bashkisë së Tiranës, së bashku me Ujësjellës-Kanalizime, të dyja struktura që janë akuzuar shpesh publikisht për abuzimet me çmimet dhe me masat administrative.

Por, pavarësisht shkeljeve ligjore, “Lali Eri” ndihet i plot-fuqishëm, për sa kohë institucionet ligjzbatuese, përfshirë Policinë e Prokurorinë, nuk guxojnë të nisin një hetim penal ndaj tij dhe vartësve të tij, të cilët nuk ndalen së abuzuari me të drejtat e kryeqytetasve.

Thuajse çdo ditë, në media, përfshirë edhe në “Boldneës.al” mbërrijnë denoncime për abuzimet e Policisë Bashkiake. Pamje dhe foto të rasteve të abuzimit janë tashmë “rutinore”, kryesisht në portale informative, pasi mediat tradicionale janë të gjitha nën pushtetin e tij.

E, megjithatë, asnjë prej “ushtarëve” të Lali Erit, të veshur me uniformën e Policisë Bashkiake, nuk është marrë asnjëherë nën përgjegjësi disiplinore dhe, aq më pak, penale.

Të gjendur nën sigurinë e ofruar nga Erion Veliaj dhe ‘Rilindja” e tij, policët bashkiakë tashmë kanë nisur një ofensivë të re kundër xhepave të shoferëve. “Lali Eri” e ka paraqitur si projekt të mandatit të tij “pakësimin e qarkullimit të automjeteve, për të ulur ndotjen mjedisore”.

Por, në fakt, siç është e kuptueshme nga pjesa më e madhe e qytetarëve të Tiranës, fjalët e bukura propagandistike fshehin një realitet tjetër-atë të abuzimit me paratë e qytetarëve.

Sa për ndotjen mjedisore, Tirana vijon të jetë qyteti me cilësinë më të keqe në Europë. Dhe kjo, për shkak të qindra lejeve të ndërtimit, të cilat ‘Lali Eri” i ka me merak të madh që t’i japë, sidomos në qendër të kryeqytetit.

Etiketa: gjobapoliceVeliaj

Lajme të lidhura

Burgu
AKTUALITET

Arbër Çekaj e Fatmir Pjetri tentuan arratisjen, dërgohen për gjykim 3 punonjësit e burgut ‘313’

10:44 : 25/10/2025
AKTUALITET

Lejuan kultivimin e 550 rrënjëve kanabis, pezullohen nga detyra 4 policë në Kavajë/ EMRAT

14:32 : 22/10/2025
AKTUALITET

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

19:58 : 15/10/2025
BOTA

Itali/ Shpërthim në një ndërtesë gjatë aksionit policor, tre efektivë të vrarë, 13 të tjerë të plagosur

11:21 : 14/10/2025
AKTUALITET

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

Zbardhet vendimi i Kushtetueses: Ja pse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

18:25 : 09/10/2025
Para

Padia fiktive/ Gjykata nuk ligjëron paratë e Donika Prelës, i rrëzon padinë (Vendimi)

TË GJITHA

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

21:42 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com