Lulzim Basha …

Nga Erl Kodra

Në fëmijërinë time shpesh herë kam parë ëndërra me bukë të nxehtë. Nga oxhaku ku skuqej çerepi e saça, gjithmonë vinte era e mirë e bukës së valë, ndërsa nana ime na mblidhte si zogjtë rreth sofrës. Kulaçi i regjun në shëllirë djathi dhe dy qepë të njoma ishin dreka jonë. Shumë herë ne fëmijët flinim pa darkë, ndërsa nana kujdesej gjithmonë që mëngjesi mos të mungojë në sofër. Unë e quaj veten njeri me fat që kam qëlluar të jem djali i një nane që nuk na la kurrë pa mëngjesin tonë.

Loading...

Por ajo çfarë unë desha të ndaj me ju sot është diçka tjetër, përtej faktit, përtej realitetit, domethënë duke u futur në zemër të qenies. Them se do të jetë një tekst i vështirë, por unë do përpiqem të çoj sfidën time deri në fund. Ndaj, unë ju lutem për lexim të vëmendshëm.

Një lajm i shkurtër, në formën e një njoftimi u dha dje në mediat tona të shumta. Për fat të keq, ky lajm nuk e fitoi vëmendjen e duhur, pavarësisht se lajmi në vetvete ishte i kobshëm. Lajmi përmblidhej në pak rrjeshta.

“Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat. Një 41-vjeçare nëna e tre fëmijëve i ka dhënë fund jetës duke u varur në litar në një kasolle. Vetëm 15 minuta para se të kryente vetëvrasjen, ajo ka telefonuar policinë duke i kërkuar që të kujdeseshin për fëmijët. Ngjarja e rëndë ka dodhur në fshatin Molishit të rrethit të Beratit. Viktima 41-vjeçare, Merita Filaj nuk vuante nga asnjë formë depresioni por duket se kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetonte, e kanë detyruar të ndërmarrë këtë akt ekstrem”.

Për fatin tonë të tmerrshëm, me qindra mijëra shqiptarë gjenden në kufinjtë e ekzistencës fizike për bukën e gojës. Kjo që po shkruaj nuk është një krahasim, as përceptim i pjesëshëm, por një realitet tragjik. Qindra mijëra shqiptarë tashmë janë larguar nga Shqipëria, saktësisht për shkaqe ekzistenciale siç është uria, ndërsa mijëra të tjerë vuajn për bukën e gojës. Gra, burra, pleqë dhe fëmijë, sidomos fëmijë të uritur gjenden me shumicë fshatrave të Shqipërisë, në veri dhe jug të vendit. Me dhjetra, ndoshta me qindra prindër, në kushte pamundësie absolute, vrasin veten.

Ata e vrasin veten pasi denatyrimi human ka ndodhur, domethënë, saktësisht atëherë kur ata prindër nuk mund t’i shohin më fëmijët e tyre të kthyer në kafshë që hungurijnë nga uria. Ata e vrasin veten edhe për të tërhequr më në fund vëmendjen; ndoshta mëshirën e Elvis Naçit ose Arbër Hajdarit të “Fundjava Ndryshe”.

Ata vendosin të ikin nga kjo botë, pikërisht atëherë kur çdo përpjekje e tyre injorohet, kur zërin e tyre nuk e dëgjon askush përbe, por të gjithë parakalojnë indiferent. Ikin kur u shuhet edhe fuqia për të kërkuar ndihmë. Ikin me shpresën se “kafshët” që do të lënë pas vetes, do të zgjojnë vëmendjen e ndokujtë…

Lulzim Basha,

Ju jeni kreu i Opozitës dhe keni përgjegjësi para qytetarëve të vendit. Ka diçka të jashtëzakonshme në gjendjen aktuale ku ndodhet vendi; Shteti i Edi Ramës ka vdekur, domethënë ka vdekur koncepti se “shteti është i të gjithë qytetarëve”. Kjo që po shkruaj është një fakt, sa kohë që shtetasit shqiptar e vrasin veten, sepse nuk mund ta përballojnë më tej hungurimën e fëmijëve të tyre të uritur.

Kjo ka ndodhur dje me nënën që vrau veten, pasi telefonoi Policinë e Shtetit, duke u thënë se ajo do të varte veten në litarë. Kjo është akuza më sublime që kjo grua i bën shtetit “të saj”. Lënia në kushtet e urisë ekstreme është trajtim çnjerëzor dhe degradues. Lirisht, ky krim mund të përkufizohet si krim kundër njerëzimit.

Një fjalë goje është politika, por së pari, politika është moral dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme para njerëzve. Si e tillë, ju keni filluar t’i përmbushni detyrimet tuaja, veçanarisht pas aktit tuaj për të braktisur fasadën e neverisë. Ky është vetëm një hap në drejtimin e duhur për të ndezur një dritë në fund të humnerës. Por humnera e Shtetit të Mafias është kaq e madhe…

E di, në rrethanat aktuale është e vështirë të përcaktohen përparësitë, sepse vendi ndodhet buzë katastrofës totale. Përditë e më shumë shteti i Edi Ramës po humbet çdo ngjashmëri me shtetin normal si koncept. Çdo ditë e më shumë laku ngushtohet pikërisht për prindër si gruaja e Beratit që nuk duronte më tej urinë e fëmijëve. Çdo ditë shqiptarët braktisin Shqipërinë, e bashkë me ata shuhet çdo shpresë për shpëtim.

Në këto kushte, përgjegjësia juaj para vendit merr një përmasë të re; ju duhet të zgjoni shpresën e shqiptarëve. Duke filluar pikërisht me gratë dhe fëmijët e uritur të Shqipërisë. Ajo çfarë do të shkruaj më poshtë nuk është një këshillë, sepse unë nuk di të japë të tilla, por është një emergjencë kombëtare. Për këtë arsye, unë po sjell dy paragrafe të tekstit “E drejta e Njeriut për Ushqim”.

LEXO EDHE  Grabitja në Rinas/ Sali Berisha zbulon skenarin e Rilindjes për të mbuluar vjedhjen

“Sipas Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara, e drejta për ushqim është e drejta për të patur akses të rregullt, të përhershëm dhe të pakufizuar, drejtpërdrejt ose me anë të blerjeve financiare, për ushqim sasior dhe cilësor, adekuat dhe të mjaftueshëm, që korrespondon me traditat kulturore të popullit të cilit konsumatori i përket, dhe që siguron një jetë fizike dhe mendore, individuale dhe kolektive të kënaqëshme, dhe përmbush një jetë dinjitoze pa frikë.

Ky përkufizim është në përputhje me elementet themelore të së drejtës për ushqim siç përcaktohet nga Komenti i Përgjithshëm nr. 12 të Komitetit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat Kulturore (organi përgjegjës për monitorimin e zbatimit të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike Sociale dhe Kulturore në ato shtete që janë palë në të). Komisioni deklaroi se “e drejta për ushqim të mjaftueshëm realizohet kur çdo burrë, grua dhe fëmijë, vetëm ose në bashkësi me të tjerët, ka qasje fizike dhe ekonomike në çdo kohë për ushqim të mjaftueshëm, ose ka mundësi për sigurimin e tij. E drejta për ushqim të mjaftueshëm nuk do, pra, të interpretohet në një kuptim të ngushtë apo të kufizuar i cili e barazon atë me një paketë minimale të kalorive, proteinave dhe vitaminave të tjera të veçanta. E drejta për ushqim duhet të realizohet në mënyrë progresive. Ky është përkufizimi i të Drejtës për Ushqim, si një e Drejtë Universale për cdo qenie njerëzore që jeton në planetin Tokë”.

Siç ju e dini mirë, sepse keni edhe fakte dhe prova të bollëshme, Buxheti i Shtetit vidhet rregullisht nga Edi Rama. Buxheti i Shtetit shpërndahet nga ai si plaçkë lufte me shokët e bandës e tij. Unë e di se shuma e vjedhur nga hajdutët e Buxhetit është e jashtëzakonshme. Sipas disa të dhënave të kryqëzuara nga shumë agjensi të vendit (Kontrolli i Lartë i Shtetit) dhe të huaja (Departamenti i Shtetit) parat e vjedhura dhe të shpërdoruara nga hajdutët dhe menaxherët e këtij Buxheti kryesisht përfundojnë në disa duar (pjesa e luanit) nëpër llogari bankare jashtë Shqipërisë.

Minimalisht shuma e vjedhur direkt nëpërmjet tenderave pa garë dhe pa kurrëfarë interesi publik, direkt nëpërmjet PPP-ve, ose indirekt nëpërmjet shpërdorimeve është 1 miliard dollarë në vit. Ky është një ndër krimet më të mëdha që i bëhet këtij vendi, sepse ky është rasti kur shteti vjedh dhe grabitë saktësisht bukën e gojës të qytetarëve të vet. Saktësisht buka e tre fëmijëve të gruas nga Berati, që dje vari veten në litarë, e cila nuk mundi të duronte më tej hungurimën e tre fëmijëve të saj të uritur.

Lulzim Basha,

Ajo çfarë unë po mendoj është shumë e thjeshtë. Është nga ato mendimet që i kam bluar shumë herë me mendje, madje qysh kur isha një fëmijë, paksa më i zgjuar se djemt e zakonshëm, kur mendoja se “pse nuk shpërndajnë lekë për ata që nuk kanë?”. Thelbi është i njëjtë, sepse sot e di që shteti është forma që shoqëria njerëzore ka zgjedhur si mbrojtësi i interesave.

  1. Shteti duhet të përllogariti se sa lekë është nevoja e një qytetari për të bërë një jetë dinjitoze.
  2. Shteti duhet të sigurojë këto të ardhura financiare për të gjithë shtetasit që nuk kanë mundësi reale t’i sigurojnë ato.

Sipas një llogarie paraprake dhe minimaliste, Buxheti i Shtetit Shqiptar i ka të gjitha mundësitë që të përmbush detyrën kushtetuese dhe të sigurojë një jetë dinjitoze për shtresat në nevojë. Për këtë, mjafton që të ndalohet vjedhja e mëtejshme e Buxhetit të Shtetit. Llogaria është kjo:

Nëse marrim të mirëqenë shifrën prej 500.000 personash të varfër, dmth ekstremisht të varfër, që jetojnë me 500, ose 1000 lekë të vjetra në ditë, dhe u japim një ndihmë ekonomike prej 70 euro për person në muaj, na del kjo llogari:

500.000 persona x 70 euro muaj x 12 muaj = 420 milion euro në vit.

Unë e di, çdo shqiptar e di, se 420 milion euro në vit e zgjidhin problemin e urisë në Shqipëri. Unë e di se ekzistojnë ato para, për më tepër Buxhetit të Shtetit i vidhen pothuaj dyfishi i kësaj shume. Unë e di se paratë jo vetëm vidhen nga Buxheti i Shtetit, por se shumica e këtyre parave përfundojnë jashtë Shqipërisë, një krim tjetër financiar ky. Unë e di se nëse ekonomia kombëtare ushqehet direkt me 420 milion euro më shumë, këto para do të shkojnë direkt për konsum dhe për prodhim. Të gjithë e dinë se ky do të ishte ushqimi dhe ilaçi më i mirë për ekonominë kombëtare.

Unë e di, të gjithë e dinë se kjo skemë do të nxirte nga varëria qindra mijëra shqiptarë, do të zgjonte shpresën e tyre, do të ndalte shpopullimin e vendit. Unë e di dhe të gjithë e kuptojnë se kjo do të ndalonte përfundimisht blerjen dhe shitjen e dinjitetit njerëzor për 50 euro.

Ky do të ishte shërbimi më i madh që do t’i bësh kombit; dhe sigurisht që do të gëzosh mbështetjen e madhe të shqiptarëve.

Loading...
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here