• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazeta e Vatikanit: Vazhdojnë protestat anti-Rama, tensione gjithmonë e më të larta…

10:02 : 24/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

L’Osservatore Romano e vlerësoi situatën në Shqipëri me tensione gjithnjë e në rritje dhe me rrezikun e një vale të re eksodi.

Gazeta zyrtare e Vatikanit, e cila i referohet Lulzim Bashës si “figura-simbol e protestave, që prej javësh po vlojnë në Tiranë”, sjell në vëmendje qëndrimin e ndryshëm të palëve për zgjidhjen e krizës dhe pasojat e saj.

L’Osservatorio Romano thotë se, megjithëse situata nuk ka krahasim me 97-ën, “mbetet droja se, nëse do të vijojë të mos garantohet funksionimi i shtetit të së drejtës, do të përballemi me një tjetër “Rasti Shqipëria”, që vjen së bashku me rrezikun e një vale emigrimi, të ngjashme me atë të viteve ’90.”

Shkrimi i L’Ossevatorio Romano

Një tjetër manifestim proteste me mijëra pjesmarrës u zhvillua dje në kryeqytetin shqiptar, para selisë së Parlamentit. Manifestimet po mbahen me nismën e Partisë Demokratike, formacion opozitar i qendrës së djathtë, i udhëhequr nga Lulzim Basha, tashmë figura-simbol e protestave që prej javësh po vlojnë në Tiranë.

Lexo edhe:

Gërvishti makinën e një politikani në Shqipëri, turisti holandez: Më mbajtën 10 ditë në qeli, ishte tmerr

Silva Caka do të bëhet “shefe” e policëve që e dhunuan para Teatrit

Duke denoncuar kthimin e Shqipërisë në stadin e varfërisë, Basha ka kërkuar largimin e qeverisë së drejtuar nga socialisti Edi Rama, i akuzuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar; largim që do t’i mundësonte vendit te shkonte ne zgjedhjeve të parakohshme.

Në mbrojtje të selisë së parlamentit ishin angazhuar rreth 700 forca policore. Gjatë mobilizimeve të mëhershme, protestat u shndërruan herë pas here edhe në përplasje të dhunshme, çka solli që policia të përdorte gazin lotsjellës dhe makinat e ujit për të zbrapsur protestuesit që kërkonin të hynin në selinë e parlamentit apo në atë të qeverisë.

Nga ana e saj, qeveria vijon të këmbëngulë se sjellja e opozitës është një pretekst për të vështirësuar çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, vendim i planifikuar për t’u marrë qershorin e ardhshëm.

Pikërisht lidhur me këtë temë, po rritet droja në Bruksel se degjenerimi i protestave mund të vërë me të vërtetë në rrezik nisjen e negociatave. Para disa ditësh, një delegacion i BE-së që ishte në Tiranë konfirmoi të drejtën themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të protestuar paqësisht, pa përdorur dhunë, duke saktësuar se “asnjë akt dhune nuk do të ishte i tolerueshëm”. Anëtarët e delegacionit kritikuan zgjedhjen e opozitës për t’u larguar nga parlamenti dhe u bënë thirrje të dyja palëve që të tregonin përgjegjshmëri. Kapërcimi i krizës aktuale politike dhe ndërtimi i një platforme kombëtare dialogu ku të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara është propozimi i ardhur nga Bashkimi Evropian.

Ekziston rreziku që Shqipëria të shihet sërish nga komuniteti ndërkombëtar me syrin mosbesues që shpesh e ka klasifikuar vendin ballkanik si të dhunshëm dhe të paaftë të vendosë drejtësi e të ndjekë politikat e duhura sociale. Gjithsesi, situata e brendshme është ndryshe nga 1997-a, kur pas një vale protestash të forta, vendi u zhyt në anarki.

Sot populli shqiptar po tregon maturi dhe duket se vendi ka nxjerrë mësimet e duhura nga historia. Por prapëseprapë mbetet droja se nëse do të vijojë të mos garantohet funksionimi i shtetit të së drejtës, do të përballemi me një tjetër “Rasti Shqipëria”, që vjen së bashku me rrezikun e një vale emigrimi të ngjashme me atë të viteve ’90.

 

 

Etiketa: gazeta e vatikanitprotestaShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gërvishti makinën e një politikani në Shqipëri, turisti holandez: Më mbajtën 10 ditë në qeli, ishte tmerr

11:34 : 26/09/2025
AKTUALITET

Silva Caka do të bëhet “shefe” e policëve që e dhunuan para Teatrit

11:13 : 26/09/2025
SPORT

Serbia ‘goditet’ para përballjes me Shqipërinë, humb lojtarin e tretë

17:09 : 25/09/2025
AKTUALITET

Operacioni me 12 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri/ Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarët

10:29 : 25/09/2025
AKTUALITET

Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri

08:21 : 25/09/2025
AKTUALITET

Të diplomuarit shqiptarë, më pak të paguarit në Europë, rroga mesatare sa gjysma e Serbisë

08:05 : 25/09/2025
Para

Aktorja e dashur për shqiptarët ndahet pas 5 vitesh martesë

TË GJITHA

Horoskopi, 27 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 26/09/2025

EMRI/ Kush e shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën vëllai i Gjestit

22:59 : 26/09/2025

Gazetari: Mjekët e QSUT dërgojnë pacientët me tumor në privat për kryerjen e biopsisë

22:54 : 26/09/2025

Trump: I hapur për furnizimin e Ukrainës me “Tomahawk” për të goditur objektiva në Rusi

22:53 : 26/09/2025

Policia blindon Vlorën, detajet e para

22:38 : 26/09/2025

I dënuar për krime lufte në Kosovë, lirohet para kohe gjenerali serb

22:31 : 26/09/2025

Emri i Elon Musk shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein

22:27 : 26/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com